Së fundmi është arrestuar në Iran Sahar Tabar. Kjo e fundit është mjaft e njohur në rrjetet sociale dhe arsyeja e arrestimit të saj lidhet me blasfeminë (blasfemia është fyerja, shfaqja e përbuzjes, mungesa e nderimit të hyjnisë, personave dhe gjërave të shenjta ose ndaj diçkaje fetare apo të pacenueshme). Tabar po përballet me akuza për blasfemi, nxitje të dhunës dhe fitim të të ardhurave përmes mjeteve të papërshtatshme.
Kujtojmë se Sahar u bë e famshme vitin e kaluar në Instagram ku përmes fotove të publikuara tregonte se si ishte transformuar pas operacioneve. Ajo donte që t’i përngjante aktores së famshme Angelina Jolie.
https://www.instagram.com/p/BmHQUmonzOh/
https://www.instagram.com/p/BiVkPnQHecC/
https://www.instagram.com/p/BdD3RIpF7LU/