Policia ka shoqëruar 7 persona nga protesta e sotme e opozitës para Parlamentit.
Mësohet se pas përfundimit të protestës është arrestuar dhe njëri nga banorët e Unazës së Re, Dorjan Protoduari.
Bëhet me dije se Protoduari ka debatuar pak para nisjes së protestës me policinë.
Ai bashkë me banorë të tjerë të Astirit i janë bashkuar protestës së sotme të opozitës, përpara Parlamentit, ndërkohë nuk bëhet e ditur mbi motivet e ndalimit të tij.
Kujtojmë se Protoduari është vënë në pranga për organizimin e tubimeve të paligjshme në protestën e Unazës se Re në nëntor të vitit të kaluar.