E hënë, 27 Shtator, 2021
20.5 C
Tirana

Shqiptari letër avokates që sulmoi me acid: Më fal!

Gjashtë vite më parë shqiptari Rubin Talaban sulmoi me acid avokaten Lucia Annibali. Ngjarja ndodhi më 16 prill 2013, ndërsa sot ish-i dashuri i avokates Luca Varani që urdhëroi sulmin vuan dënimin (20 vjet burg), shqiptari Talaban u dënua me 12 vjet, ndërsa një tjetër bashkëpunëtor i tij gjithashtu shqiptar, Altistin Precetaj u dënua me 12 vjet.

Që nga ajo ditë, avokatja u është nënshtruar të paktën 20 ndërhyrjeve kirurgjikale. Pas 6 vitesh, ajo ka marrë një letër pikërisht nga personi që e sulmoi atë me acid.

Edhe pse me një italishte jo fort të qartë, 37-vjeçari Talaban i shkruan avokates nga burgu i Larinos:

“Lucia, më fal.
Fale veprimin tim brutal dhe më fal për atë që bëra. U përpoqa të isha në vendin tënd dhe s’mund të qëndroj më shumë se disa sekonda në dhimbjen tënde të cilën e shkaktova unë. Jam i mallkuar përgjithmonë. Do të doja të të përqafoja dhe të shtrëngoja dorën tënde. Nuk mund të qëndroj indiferent sikur të mos ketë ndodhur asgjë. Më zgjat dorën Lucia, sepse unë nuk jam një mostër, por jam një gabim. Nëse më fal, më ndihmo”, shkruan Rubin e më pas e ka firmosur letrën.

Por, avokatja ka dyshime lidhur me pendimin e shqiptarit, i cili në 3 seanca gjyqësore dhe 6 vite burg, nuk ka thënë asnjë fjalë ku pranonte fajin e tij.

Kur letra e Rubinit mbërriti në kompaninë ligjore të të atit, ajo e lexoi dhe më pas e la atë mënjanë. Ato fjalë kishin ngjallur emocione të forta. Rubin, i huaji që kishte pranuar të lëndonte një vajzë që s’e kishte parë kurrë më parë në jetën e tij, tani i kërkon që ajo t’i zgjasë dorën. Tashmë ai kërkon falje për t’i dhënë kuptim jetës së tij.

“Nëse ai është vërtetë i sinqertë dhe vërtetë është i ndërgjegjshëm në atë që ka bërë, unë mund ta fal. Por kjo falje i shërben më shumë atij se sa mua. Ai duhet të përballet me atë që bëri, ashtu siç unë jetoj çdo ditë me atë që ai më bëri. Nëse kjo nuk është një kartë që ai po e luan për të përfituar ulje dënimi, atëherë më mirë për të.” Më tej, avokatja shprehet se ajo nuk ka dëshirë ta takojë atë, madje pas dënimit, kërkon që ai të kthehet në Shqipëri.

“Viktimat duan kohë për të kaluar traumën e tyre. Unë nuk dua të hakmerrem, ata do paguajnë dënimin dhe do të dalin nga burgu, kjo është në rregull. Unë thjesht dua të jetoj e qetë”, përfundon rrëfimin avokatja./ Përshtati Tirana Today

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Berisha, nga Ryersoni tek Yuri Kim

Nga: Mentor Kikia Zhvillimet që po ndodhin tani në politikën shqiptare janë më të rëndësishmet që kanë ndodhur që nga vitet 1990-1992. Dhe kanë për...

Bërnabiq: BE nuk po bën asgjë, ose fare pak për situatën në Kosovë

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, tha se Bashkimi Evropian, në këtë moment, “nuk po bën asgjë, ose po bën fare pak” në lidhje me...

Dojna Mema i bashkohet ‘Big Brother Vip’, zbulohet pozicioni që i është besuar

“Big Brother Vip” starton në fillim të tetorit. Edhe ky edicion do të drejtohet nga Arbana Osmani. Revista “Vip Magazine” ka zbuluar se Dojna Mema...

Asnjë i dënuar për atentatin tek ‘Komuna e Parisit’, lihen të lirë dajë e nip

Viktor Marku dhe Sebastian Mali, të cilët akuzoheshin për vrasjen e Hekuran Billës, janë liruar nga qelia. Me vendim të Gjykatës, nga ‘arrest me...

“Qeveritë të takohen më shpesh”, akademiku Rexhep Qosja mesazh Ramës dhe Kurtit

Në ceremoninë e vlerësimit nga Edi Rama me titullin “Kordoni i Madh me Yllin e Medaljes”, të zhvilluar në Prishtinë, akademiku i njohur Rexhep...