E diel, 12 Korrik, 2020
23 C
Tirana

Propozimi i PD/ Denar Biba dhe Shkëlqim Hajdari: S’kanë bërë reformë, KQZ mbetet politik

Më të lexuarat

Hoti paralajmëron rikthimin e gjendjes së jashtëzakonshme

Kryeministri Avdullah Hoti ka paralajmëruar se nëse numri i rasteve vijon të rritet, atëherë në Kosovë mund të shpallet gjendja e jashtëzakonshme. I ftuar në...

Nga marrëveshja me Turqinë tek Konventa e Aarhusit, Meta dekreton 3 ligjet e rëndësishme

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dekretuar ditën e sotme 3 ligje të parlamentit. Kreu i shtetit ka dekretuar shpalljen e ligjit “Për ratifikimin e...

Humb jetën nga koronavirusi babai i gazetarit të njohur

Gazetari i njohur, Berat Buzhala njofton se babai i tij ka ndërruar jetë nga koronavirusi. Përmes një postimi në Facebook, gazetari tregon se babai i...

“Unë kryeministër e ai president”, Rama thumbon Bashën

Përgjigjet e kundërpërgjigjet ndërmjet Ramës dhe Bashës nuk kanë fund. Pasi kryedemokrati zbuloi prapaskenat, lidhur me ofertën që i kishte ardhur nga ndërmjetësues të...

“U rrah nga shokët e skuadrës”, reagon lojtari rumun i Partizanit

Qendërmbrojtësi rumun i Partizanit, Deian Boldor, ka reaguar pas lajmeve që qarkulluan sot në media se ai ka pësuar nga shokët e tij të...

Zbardhet përgjimi/ Ish-kryeministri maqedonas Zoran Zaev ofendon shqiptarët

Një përgjim i ish-kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ku dëgjohet duke ofenduar shqiptarët po bën xhiron e rrjetit. Në videon e siguruar nga...

U kërkoi të mbanin maskë, shoferi i autobusit humb jetën nga të rrahurat e të rinjve

Një 59-vjeçar i cili punonte si shofer autobusi në Francë ka humbur jetën, pasi u rrah nga një grup pasagjerësh që refuzuan të mbanin...

U fotografua në rrugë, reagon deputetja e infektuar

Deputetja e PDK në Kuvendin e Kosovës Eliza Hoxha e cila është infektuar nga COVID-19, së fundmi u fotografua në rrugë. Reagimet qenë të shumta,...

Shpërthejnë protestat në Greqi pas miratimit të ligjit në Kuvend

Në Greqi kanë janë regjistruar protesta të dhunshme, kundër ligjit që kufizon të drejtën për të protestuar që u miratua së fundmi në Parlament. Ky...

“Bleu shtëpi 232 mijë euro”/ Majko: Ndryshova banesë për shkak të kërcënimeve

Ministri për Diasporën, Pandeli Majko, ka pohuar edhe një herë se ai ka marrë kërcënime nga Irani rreth dy vite më parë. Majko ka reaguar...

Partia Demokratike ka bërë propozimin e tretë sa i takon formulës së trupave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pas refuzimit të PS. Ky propozim vjen pas afatit të lënë nga bashkëkryetari i Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri. Sipas selisë blu, përzgjedhja bëhet në një komision parlamentar, ku opozita do të ketë një përfaqësues të vetin me të drejtë vetoje.

Ky përfaqësues zgjedh 2 nga 5 anëtarë të Rregullatorit dhe 2 nga 5 anëtarët e Komisionit të Apelimit e Sanksioneve. Shumica zgjedh 3. Më pas Kuvendi miraton ose rrëzon në bllok të 5 të përzgjedhurit.

Për Komisionerin, PS zgjedh 4 kandidatë, Përfaqësuesi i Opozitës Politike përjashton 2 dhe Kuvendi zgjedh 1 nga 2 të mbeturit. Formula për trupën e KQZ është ajo që ndan opozitën dhe mazhorancën në tryezën e Këshillit Politik, nga ku pritet të finalizohet edhe drafti për Reformën Zgjedhore. Tashmë pritet të shihet nëse ky propozim i ri do të arrijë të marrë votën pro nga mazhoranca në tryezën e Këshillit Politik.

Mbrëmjen e djeshme, emisioni “Repolitix” trajtoi reformën zgjedhore dhe propozimin e ri të opozitës jashtë parlamentare për formulimin e KQZ-së.

Nënkryetari i KQZ, Denar Biba, në lidhje me propozimin e ri të PD-së për përbërjen e KQZ, tha se është i njëjti me atë që u arrit gjatë marrëveshjes së 5 qershorit. “KQZ nuk ka një efekt të drejtpërdrejtë në zgjedhje, në krahasim me atë që ndodh në qendrat e votimit dhe me formulën e sotme që solli PD është e njëjtë me atë që u vendos në marrëveshjen e 5 qershorit, pra përfundimisht KQZ është politik. Nëse deri sot nuk duhet të ishe një person politik, sot duhet të jesh një ish-drejtues politik, ish-drejtues i lartë apo i kabineteve qeveritare”, tha Biba.

Ai shtoi më tej se e shikon të pamundur votën e emigrantëve në këto kushte, dhe se për të do të duhet kohë. Denar Biba tha se në Shqipëri problematika me votën e emigrantëve është krejt e ndryshme nga vendet e tjera, pasi shqiptarët që jetojnë brenda dhe ata jashtë vendit janë thuajse gjysmë për gjysmë dhe vota e emigrantëve do të ndryshonte totalisht dhe përbërjen dhe konceptin e parlamentit me 140 deputetë.

“Emigrantët mund të votojnë vetëm me një sistem tjetër zgjedhor. Çdo lloj vendi i cili ka adoptuar votën e emigranteve, asnjëri prej tyre nuk ka problematikën shqiptare të një numri të jashtëzakonshëm që është gati 50 me 50 me shqiptarët që janë jashtë dhe brenda. Në një përqindje kaq të lartë, atëherë duhet të kuptojnë një parlament tjetër me 140 deputetë. Gjërat le të nisin si proces qoftë dhe duke nxitur debate të këtij karakteri, por unë besoj se nuk do të ndodh votimi i emigrantëve”, tha Biba.

Lexo edhe :   Reforma Zgjedhore/ 3 deputetë të opozitës parlamentare pro marrëveshjes: Do ta votojmë

Nënkryetari i KQZ aktuale, Denar Biba, u shpreh më tej se përmes teknologjisë biometrike, do të bëhet identifikimi biometrik i zgjedhësve dhe ajo do të bëhet me shenjat e gishtit. Pasi është i vetmi sistem që shteti shqiptar ka në databazet e tij. Biba beson se kjo do të jetë e mundur të realizohet në zgjedhjet e ardhshme, dhe se largon mundësinë  e votimit dy herë. “Koncepti biometrik nënkupton që shkojë nga retina e syrit, elementet e fytyrës dhe gjurmët e gishtit. Më i liri është ai me gjurmë gishti dhe i vetmi i mundshëm në Shqipëri pasi i vetmi databaze që disponon shteti është përmes tyre nga ID dhe pasaportat. Ne nuk kemi ende të dhënat për retinë dhe elementet e fytyrës. Nëse kjo do të realizohet dhe besoj se do të ndodh, do të ketë një pajisje dhe me vendosjen e gishtit dhe do të identifikohet dhe do të jetë e pamundur të votohet dy herë. Kjo pasi emri do të jetë vetëm në një pajisje, dhe nuk voton dot në një vend tjetër”, tha Biba.

Lexo edhe :   Kuvendi mbetet pa opozitën! Murrizi merr deputetët dhe largohet

Konstitucionalisti Shkëlqim Hajdari, u shpreh mjaft i prerë në qëndrimin e tij, duke thënë se nuk bëhet fjalë për një reformë.

“Kjo mënyrë rregullimi, është e njëjta gjë. KQZ mbetet politik. Po atë punë që e bëjnë 7, e bëjnë 12. Përderisa nuk depolitizuan komisionet e numërimit, atje lart nuk do ishte ndonjë gjë.

KQZ siç është ose siç do bëhet, nuk është institucioni që ka prishur zgjedhjet në Shqipëri. Zgjedhjet prishen tek vota që delegohet, tek vota që blihet, tek financimi i ligjshëm ose i paligjshëm i partive politike, tek devijimi i votës nëpërmjet vjedhjes dhe tek listat e mbyllura.

Nëse do zgjidhim këto problemet poshtë, që të gjejmë një formulë tjetër, nëse do shkonim tek një sistem tjetër zgjedhor, atëherë në KQZ s’do kishte nevojë. Atje mund të cekojë noterët e Shqipërisë. Certifikimi do bëjë KQZ nëse do bëhet votimi elektronik, listat i ke të hapura”.

Kur është certifikues misioni i KQZ, pse ka kaq ngërç?

“Opozita ka kërkuar që të kontrollojë politikisht zgjedhjet poshtë. Do kërkojë edhe lart që të ketë të njëjtën kontroll politik. Kjo nuk është reformë! Reforma është që sondazhet që bëjnë mediat në shqipëri, 90 përqind e shqiptarëve kërkojë një formulë tjetër, reformë tjetër. Sot është fitore e madhe që ata që krijojnë vetëdije demokatike në Shqipëri, bien dakord që ky sistem ka vdekur, numërimi politik është sistem i vdekur, është i kotë. S’kanë bërë reformë!”, tha më tej ai.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Dielli do të lindë përsëri”/ Hashim Thaçi viziton varrin e Adem Jasharit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vizituar varrin e Adem Jasharit, dy ditë para nisjes për në Hagë. “Jam sonte këtu në Prekaz për të...

Listat e hapura kërkojnë ndryshime në kushtetutë, sipas një eksperti ndërkombëtar

Në Shqipëri, kryeministri Edi Rama dhe Partia Demokratike, replikuan sërish sot në distancë pas deklarimit të djeshëm të kreut socialist për të mbështetur propozimin...

Japoni/ Dhjetëra viktima nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës

Ka shkuar në 63 numri i personave që kanë humbur jetën nga rrëshqitjet e tokës në rajonin Kyushu në jugperëndim të Japonisë. Sipas agjencisë së...

Armand Duka uron De Biasin për detyrën e re

Kreu i FSHF-së, Armando Duka, ka uruar ish-trajnerin e kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, për detyrën e re. Duka thotë së shpreson që De Biasi...

Kapshticë/ Policia greke nuk lejon asnjë makinë me targa shqiptare të kalojë kufirin

Të gjithë shqiptarët që duan të udhëtojnë drejt Greqisë këtë fundjavë nuk do të lejohen. Sipas Abc News, pala greke në Kapshticë ka njoftuar se...