Pavarësisht se sot ishte parashikuar që të jepej vendimi, është shtyrë sërish seanca gjyqësore për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Seanca do të mbahet më 26 qershor.
Ish-ministri mbërriti në gjykatë, i shoqëruar nga avokati i tij Maks Haxhia.
Në momentin kur po afrohej pranë derës së gjykatës, një nga operatorët e televizioneve është rrëzuar. Kaq ka mjaftuar që Tahiri ta ‘përdorë’ për të dhënë një mesazh në drejtim të kamerave.
“Kështu e hanë të gjithë”, ka thënë Tahiri.