Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Pronari i lokalit nxjerr armën dhe plagos klientin, pranga 35-vjeçarit (FOTO)

6 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Policia ka bërë të mundur në kohë reale të parandalojë një ngjarje të rëndë në Kamëz. Pronari i një lokali ka plagosur me armë zjarri një klient, pas një konflikti të çastit. Në vijim të konfliktit e ka qëlluar përsëri për ta vrarë.

Falë ndërhyrjes në kohë, policia i ka bllokuar armën pronarit të lokalit, duke parandaluar vrasjen e klientit. Burimet zyrtare njoftojnë më tej se shtetasi F. K., 35 vjeç, banues në Tiranë, në brendësi të lokalit është përfshirë në një konflikt fizik e verbal për motive të dobëta me shtetasin R. C. (klient lokali).

Konflikti ka vijuar në ambientet e jashtme të lokalit. Si pasojë e konfliktit, shtetasi me inicialet F. K., ka plagosur me armë zjarri në dorë shtetasiN R. C., 39 vjeç., i cili është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë

Kamzë, Tiranë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në bashkëpunim me forcën e posaçme “Shqiponjat”, kanë parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti me armë zjarri, që mund të përfundonte në vrasje.

Plagosi me armë zjarri një klient, pas një konflikti të çastit, dhe në vijim të konfliktit e ka qëlluar përsëri për ta vrarë, falë ndërhyrjes në kohë, Policia i bllokoi armën pronarit të lokalit duke parandaluar vrasjen e klientit.

Sekuestrohet arma e zjarrit me të cilën autori kreu plagosjen.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në bashkëpunim me forcën e posaçme “Shqiponjat”, pas njoftimit të marrë rreth orës 02:20, se në Kodër Kamzë, në një lokal, kishte një konflikt verbal e fizik mes pronarit të lokalit dhe një klienti, kanë shkuar menjëherë në drejtim të adresës së dhënë.

Bashkëpronari i lokalit, shtetasi F. K., 35 vjeç, banues në Tiranë, në brendësi të lokalit është përfshirë në një konflikt fizik e verbal për motive të dobëta, me shtetasin R. C. (klient lokali) dhe më pas konflikti ka vijuar në ambientet e jashtme të lokalit. Si pasojë e konfliktit shtetasi F. K. ka  plagosur me armë zjarri në dorë, shtetasi R. C., 39 vjeç., i cili u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në momentin që shtetasi F. K. po qëllonte përsëri në drejtim të shtetasit të plagosur, ndërhyrja në kohë e me profesionalizëm e punonjësve të Policisë ka bërë të mundur parandalimin e vrasjes, duke i hequr armën nga dora shtetasit F.K. dhe duke e prangosur atë.

Materialet hetimore në lidhje me këtë ngjarje i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja, e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Tags: Kamëzplagosjetirane

TË LIDHURA

Kryesore

UNESCO shpalli Liqenin e Shkodrës Rezervë të Re të Biosferës Botërore, Rama publikon pamjet

09:21 | 08/06/2026
Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

22:20 | 06/06/2026
Aktualitet

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026
Next Post

Operacion ndërkombëtar antidrogë/ Arrestohet një nga krerët e kokainës në Shqipëri, burri i Suada Sherifit

Rama niset për në Berlin, ja çfarë pritet të ndodhë nesër

"Ka ikur koha që të merremi me llafe, merrni në dorë fatet e jetës suaj", rikthehet në Kuvend deputeti që fitoi betejën me Covid-in







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Bota

Londra bashkon liderët europianë, Zelensky ‘sfidon’ Putinin për takim direkt

by mirseda
09:23 | 08/06/2026
0

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, mori mbështetjen e liderëve të Britanisë së Madhe, Francës dhe Gjermanisë për...

UNESCO shpalli Liqenin e Shkodrës Rezervë të Re të Biosferës Botërore, Rama publikon pamjet

09:21 | 08/06/2026

Alarm i madh në Paqësor, priten valë gjigante cunami pas tërmetit vdekjeprurës!

09:20 | 08/06/2026

Zgjedhjet e parakohshme/ Numërohen 99.40% e votave në Kosovë, kryeson Lëvizja Vetëvendosje

08:51 | 08/06/2026

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

22:20 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com