E enjte, 24 Qershor, 2021
19.5 C
Tirana

Operacion ndërkombëtar antidrogë/ Arrestohet një nga krerët e kokainës në Shqipëri, burri i Suada Sherifit

Falë një operacioni ndërkombëtar anti-drogë, është vënë në pranga shtetasi Eldi Dizdari. Ai është arrestuar për llogari të Interpol Tiranës, i përfshirë edhe në vrasjen në ish-Bllok në 4 tetor 2018. Dizdari rezulton i përfshirë në disa ngjarje kriminale në Shqipëri.

I prangosuri është bashkëshorti i ish-Miss Shqipëria, Suada Sherifi, por ajo ka preferuar që ta mbajë të fshehtë lidhjen me të, duke shmangur daljet në media.

Edhe fotot e Suadës me bashkëshortin numërohen me gishtat e dorës, ndërsa ata kanë edhe një vajzë së bashku.

Eldi Dizadri është shpallur në kërkim që prej tetorit 2018, pas ngjarjes së ndodhur në ish-Bllok, ku u plagosën disa persona dhe mbeti i vdekur Fabiol Gaxha. Gjithashtu, Eldi Dizdari dyshohet se është personi që ka porositur 613 kg kokainë, e kapur në konteinerët me banane të kompanisë Arbri Garden, në Portin e Durrësit.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

”Grupi i Ferrit”/ Kualifikohen Franca, Gjermania dhe Portugalia

Përfundojnë dy ndeshjet e grupit F. Hungaria ka befasuar Gjermaninënë “Allianz Arena”, teksa i ka mbyllur këto 90 minuta në barazim 2-2. Hungarezët zhbllokuan...

Euro 2020/ Plotësohet rebusi i 1/8-ave, ja përballjet me eleminim direkt

KALENDARI I 1/8-AVE E Shtunë 26 Qershor Uells vs Danimarkë (18:00, Amsterdam) Itali vs Austri (21:00, Londër) E Diel 27 Qershor Holandë vs Rep. çeke (18:00, Budapest) Belgjikë...

Izraeli paralajmëron masa për shkak të variantit Delta

Izraeli njoftoi të mërkurën (23 qershor) se do të shtyjë lehtësimin e hyrjes së turistëve individualë për shkak të shqetësimeve për përhapjen e variantit...

Blinken: SHBA nuk ka partner e mik më të mirë se Gjermaninë

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken falenderoi të mërkurën Kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel për “udhëheqjen e jashtëzakonshme” duke thënë se “SHBA nuk kanë...

Gara ‘formale” për kreun e AMA shton shqetësimet për lirinë e medias

Komisioni Parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik – me deputetë në përfundim të mandatit dhe të ashtuquajturën opozitë parlamentare, vendosi të mërkurën...