Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Projekti për Teatrin Kombëtar/ Arkitekti danez Bjarke Ingels: Rama dhe Veliaj kërkuan shembjen

6 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Projekti për Teatrin Kombëtar/ Arkitekti danez Bjarke Ingels: Rama dhe Veliaj kërkuan shembjen

Pas tri vitesh përplasje mes qeverisë, opozitës dhe artistëve, Teatri Kombëtar u shemb. Forcat e policisë rrethuan godinën, e zbrazën për t’iu lënë më pas vendin fadromave të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit që nisën rrafshimin e godinës. Në fund të muajit maj, Edi Rama për gazetën e njohur franceze ‘Le Monde’ shprehej se “Prishja e ndërtesës së vjetër dhe të shkatërruar të Teatrit Kombëtar, në zemër të Tiranës, për t’u zëvendësuar nga një ndërtesë e re, prodhoi zemërimin e opozitës dhe një ortek lajmesh të rreme”.

Por detaje të reja kanë dalë në lidhje me Teatrin, dhe se kush ka qënë shtysa për të marrë këtë vendim!

Sipas një letre dërguar të përditshmes daneze ‘Politiken’, projektuesi i Teatrit të ri Kombëtar, Bjarke Ingels, shprehet se fillimisht ka pasur ide që të restaurojë godinën e vjetër. Por ai ka zbuluar një detaj të pa thënë më herët, se ka qenë kërkesa e autoriteteve shqiptare që të bëjë projekt për një teatër të ri. Pasi sipas tyre, “ajo barakë s’ka asnjë vlerë arkitekturore dhe historike”.

“Ne gjetëm një zgjidhje radikale për këtë problem të pazgjidhshëm. Duke e ngritur skenën mbi ndërtesën e vjetër, barakat e ushtarëve, mund të përfshijmë gjithë infrastrukturën ndihmëse teatrale, si një kryq tredimensional i mbjellë në kompleksin ekzistues. Një sistem kartezian koordinativ i teknikës skenike. Duket krejtësisht e çmendur. E gabuar— ose gjeniale”, shprehet Ingels në letrën e tij.

Por në vitin 2018, arkitekti është thirrur në Tiranë dhe porosia ka qenë që të zbatohet ideja e dytë, ajo e rindërtimit të një tjetër teatri.

“Në fillim të pranverës 2018, ne u ftuam në Tiranë për t’i paraqitur mendimet tona qytetit. Ne na u tha që duhet të harrojmë barakat e vjetra, sepse ato kurrë nuk kanë pasur ndonjë rëndësi arkitekturore ose historike; dhe duhet të përqendronim të gjithë energjinë në krijimin e një skene kombëtare shqiptare që është e denjë për artet interpretuese. Dhe kështu bëmë”, deklaron Ingels.

Arkitekti thotë se kontaktet me Ramën kanë filluar në vitin 2011, ku Tiranën e përshkruan si një vend pas lufte, dhe më pas janë intensifikuar pas ardhjes në pushtet në vitin 2013. Ingels shton se projekti i kullave është ideuar që në vitin 2016, vetëm një vit pasi Erion Veliaj ka marrë postin e kreut të Bashkisë së Tiranës, pavarësisht premtimit të tij në fushatë se nuk do japë asnjë leje ndërtimi.

“Për këtë qëllim në maj të vitit 2020, zbuluam se ndërtesa e vjetër është rrënuar. Këtë javë lexoj në ‘Politiken’ se unë jam pjesë e një rasti të ri korruptiv. Në kohën e këtij shkrimi, ne nuk kemi ende kontratë me Bashkinë. Por kemi ende besim. Ne kemi projektuar një teatër që do të jetë një skenë kombëtare radikalisht transparente dhe tërheqëse për publikun”.

Tags: edi ramaErion VeliajTeatri Kombetar

TË LIDHURA

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari në Berat
Aktualitet

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari në Berat

20:40 | 10/03/2026
Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit
Aktualitet

Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit

19:44 | 10/03/2026
Kuvendi më 12 mars voton kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut
Aktualitet

Kuvendi më 12 mars voton kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut

19:10 | 10/03/2026
Next Post
Transporti publik, 13 rregullat e rrepta të protokollit të sigurisë

Transporti publik, 13 rregullat e rrepta të protokollit të sigurisë

Kreu i KLSH-së/ Komisioni i Ekonomisë i thotë “PO” propozimit të Metës

Kreu i KLSH-së/ Komisioni i Ekonomisë i thotë “PO” propozimit të Metës

Ardian Dvorani sulmon KLGJ dhe i dërgon letrën Vitore Tushës

Ardian Dvorani sulmon KLGJ dhe i dërgon letrën Vitore Tushës







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026




TË FUNDIT

Trump paralajmëron Iranin: Nuk do të lejojmë bllokimin e Ngushticës së Hormuzit
Bota

Trump paralajmëron Iranin: Nuk do të lejojmë bllokimin e Ngushticës së Hormuzit

by mirseda
20:42 | 10/03/2026
0

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nuk do të lejojë që Irani të ndërpresë lirinë e lundrimit dhe...

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari në Berat

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari në Berat

20:40 | 10/03/2026
Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit

Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit

19:44 | 10/03/2026
Ambasadori britanik takon Osmanin: Bisedimet konstruktive, thelbësore për të gjetur zgjidhje

Ambasadori britanik takon Osmanin: Bisedimet konstruktive, thelbësore për të gjetur zgjidhje

19:29 | 10/03/2026
Konflikti i armatosur në Lindjen e Mesme, sërish shpërthime në Teheran

Konflikti i armatosur në Lindjen e Mesme, sërish shpërthime në Teheran

19:12 | 10/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com