E shtunë, 4 Korrik, 2020
34 C
Tirana

Ardian Dvorani sulmon KLGJ dhe i dërgon letrën Vitore Tushës

Më të lexuarat

Franca me kryeministër të ri

Presidenti francez Emmanuel Macron ka zgjedhur Jean Castex si kryeministrin e ri të Francës, pas dorëheqjes së Edouard Philippe. Edouard Philippe paraqiti dorëheqjen sot tek...

“Trupin ia lyenin me vaj për të ndalur dekompozimin”, 34 vjeçarja jep dëshminë shokuese

Me kalimin e orëve po bëhen me dije të dhëna të reja nga ngjarja në Kombinat, ku u gjetën pa jetë nënë e bijë,...

Ngjarja makabre në Kombinat/ Flasin Dëshmitarët e Jehovait

Lidhur me ngjarjen makabre në Kombinat, në media u raportua se të treja ishin ndjekëse të Dëshmitarëve të Jehovait, për shkak se në shtëpinë...

“Zhaneta më tha mos ta shoh bojën”, fqinjët rrëfejnë momentet e fundit me familjen Josifi

Dëshmi tronditëse vijnë për ngjarjen në Kombinat, ndërsa fqinjët tregojnë se kryefamiljarja i kishte larguar të gjithë. Zhaneta Josifi, 56 vjeçe dhe vajza Anisa...

Fshihej në bodrum/Ndërhyn RENEA, publikohen pamjet kur kapet 32-vjeçari me rrezikshmëri të lartë

Forcat RENEA kanë arrestuar në Bulqizë, të shumëkërkuarin Fadil Tërnova, 32-vjeç. Në sajë të operacionit të koduar "Fundi i arratisë", është vënë në pranga...

OFL iu dërgon ultimatum 4 personazheve të botës së krimit

Operacioni Forca e Ligjit ka vijuar aksionin e verifikimit të pasurive me tre të “fortët’ e Durrësit dhe një në Tiranë, të dënuar për...

Vetë-flijimi/ Anisa Josifi mbahej e pajetë në banesë, e lyenin me vaj e uthull

Mbrëmjen e djeshme, një ngjarje e rëndë u shënua në kryeqytet, ku nënë e bijë u vetë-flijuan në banesë. Ndërsa vajza tjetër, ka dalë...

Kur do hapet transporti urban? Mazniku tregon çfarë pritet të ndodhë nga e hëna

Ndonëse u tha se do të fillonte shërbimi urban, një gjë e tillë nuk ndodhi. Punonjësit e Transportit Publik në Tiranë kanë protestuar sot...

E paralajmëroi dy muaj më parë/ Gazetari: E njëjta dorë vrau në Durrës dhe Elbasan

Gazetari i njohur, Artan Hoxha, ka bërë lidhjen mes vrasjeve që kanë tronditur qytetet e Elbasanit dhe Durrësit. I ftuar në emisionin “ABC News”, në...

E rrallë/ Shqiponja mbërthen peshkaqenin dhe fluturon mbi plazh (VIDEO)

Kohë më parë u bë virale një video, ku shqiponja fluturonte ne ajër me prenë e saj, një qengj. Një fotograf arriti që të...

12 ditë pas vendimit të KED-së që vendosi mbarimin e mandatit të tij si anëtar i Gjykatës së Lartë, rrjedhimisht edhe si kryetar i KED-së, Ardian Dvorani pranon largimin nga posti, pavarësisht akuzave drejtuar Presidentit Ilir Meta dhe KLGJ-së. Report Tv ka siguruar një letër që kreu i KED-së, Dvorani i ka dërguar zv/ kryetares së KED-së, Vitore Tusha, së cilës i kërkon që të vazhdojë punën për kandidatët për Gjykatën Kushtetuese.

“Do të kërkoja nga zëvendëskryetarja e KED 2020, Vitore Tusha, si edhe nga anëtarët e tjerë të Këshillit të vlerësojnë menjëherë të gjitha këto rrethana, të marrin nismat përkatëse dhe të kryejnë veprimet e nevojshme paraprake për njoftimin e kandidatëve lidhur me relacionet e përgatitura për gjetjet në procedurat e verifikimit të kandidaturave të tyre, si edhe për të përcaktuar menjëherë thirrjen e mbledhjes së KED me rend dite shqyrtimin e gjetjeve në procedurat e verifikimit të kandidaturave për një vend vakant, vakancë e parakohshme, të shpallura nga secili organ emërtese, Kuvendi dhe Presidenti i Republikës”, thotë Dvorani.

Këshilli i Lartë Gjyqësor, në 11 qershor 2020 vendosi të shkarkonte Ardian Dvoranin si anëtar i Gjykatës së Lartë, duke mbështetur kërkesën e presidentit Ilir Meta, për deklarimin e mbarimit të mandatit. Pasi e shkarkoi, Këshilli i Lartë Gjyqësor i kerkoi Ardian Dvoranit të paraqesë kërkesë nëse dëshiron të jetë gjyqtar i Apelit.

Letra e plote e Ardian Dvoranit

PËR DOMOSDOSHMËRINË E TEJKALIMIT TË PENGESAVE DHE VONESAVE TË MËTEJSHME NË VEPRIMTARINË E KED 2020

Drejtuar: Zëvendëskryetaressë KED 2020, znj. Vitore Tusha

Anëtarëve të KED 2020

Të nderuar kolegë,

pas mbledhjes së katërt dhe më të fundit të KED, të realizuar në fillim të muajit Shkurt 2020, me të cilin u miratuar disa ndryshime në aktet nënligjore të KED, relatorët e tre vendeve vakante në Gjykatën Kushtetutese në proces shqyrtimi, kanë kryer dhe drejtuar një punë të lavdërueshme për të verifikuar plotësimin e kushteve ligjore të kandidimit dhe për të përgatitur shqyrtimin e kandidaturave përkatëse në mbledhjen e Këshillit.

Ndërkohë që në fillim të muajit Mars ishin kryer përgatitjet për shqyrtimin e gjetjeve në procedurën e verifikimit të të gjithë kandidatëve për dy nga vendet vakante me organ emërtese Kuvendin dhe Presidentin, duke mbetur vetëm veprimi formal fundor i njoftimit të relacioneve përkatëse kandidatëve njëkohësisht me atë për thirrjen e mbledhjessë KED, vendosja e menjëhershme e masave kufizuese parandaluese ndaj Covid19 pengoi thirrjen e mbledhjes.

Në gjysmën e dytë të muajit Mars, sipas akteve normative të miratuara nga qeveria, u krijuan mundësitë që mbledhjet e organeve kolegjiale mund të zhvilloheshin edhe nëpërmjet mjeteve elektronike. Bashkërisht me anëtarë të KED dhe me personelin mbështetës kemi punuar për të përgatitur kushtet dhe krijuar mundësitë e zhvillimit të mbledhjes online.

Meqenëse mbledhja e radhës së KED do të kishte në rend dite shqyrtimin e kandidaturave, proces i cili nuk mund të realizohet pa dhënien e mundësive të njohjes së secilit anëtar me informacionet dhe procesin e verifikimit të zhvilluar nga relatorët, më tepër se sa me teknologjinë, përgatitjet komplekse kanë pasur të bëjnë edhe me gjetjen e kohës së duhur dhe mënyrave më të përshtatshme që të gjithë anëtarët e Këshillit të kishin mundësitë dhe të njiheshin me materialet e dosjeve të secilit kandidat.

Por, sikurse jeni në dijeni, në datën 10 Prill 2020, Presidenti i Republikës i është drejtuar KLGJ-së me një kërkesë, e cila i bëhet me dije edhe KED-së, me anë të së cilës kërkonte që KLGJ të vendoste/konstatonte mbarimin e mandatit të gjyqtarit të Gjykatës së Lartë Ardian Dvorani, me efekt nga data 13 Mars 2020.

Nga njëra anë,kjo lëvizje e Presidentit të Republikës ka pasur si efekt ligjor të menjëhershëm pengimin a pezullimin e veprimtarisë së KED. Meqenëse sipas Kushtetutës dhe ligjit ushtrimi i funksionit të Kryetarit të KED është i lidhur me ushtrimin e funksionit të gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, çdo veprim dhe procedurë e zhvilluar prej meje në cilësinë e Kryetarit të KED, aq më tepër në rrethanat kur do të shqyrtoheshin kandidaturat për vendet vakante, do të përbënte një arsye dhe motiv thelbësor që cilido kandidat të kundërshtonte në gjykatë procedurën e ndjekur dhe vendimmarrjen e KED për ndalimin eventual të kandidimit të tyre.

Njëkohësisht, nga ana tjetër,në cilësinë e Kryetarit dhe të anëtarit t KED, nuk mund të shmangesha formalisht nga këto funksione, për shkak se situata e krijuar me kërkesën e Presidentit drejtuar KLGJ-së dhe vendimi i KLGJ për ta bërë çështje të rendit të ditës, nuk bëjnë pjesë në rastet e parashikuara nga ligji ku cilësohen pengesat ligjore të pjesëmarrjes në mbledhjet dhe veprimtaritë e KED, raste në të cilat paraqitet heqje dorë dhe procedurat përkatëse mund të drejtoheshin nga Zëvendëskryetari i KED.

Për fat të keq, sipas vlerësimit tim, në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjin, KLGJ e bëri menjëherë çështje të rendit të ditës kërkesën e Presidentit dhe të ashtuquajturat procedura që ndoqi KLGJ zgjatën përmbi 2 muaj, duke sjellë kështu efekte shumë negative penguese në ecurinë dhe ritmet e veprimtarisë së KED.

Së fundi, në datën 11 Qershor 2020, KLGJ ka dalë me një vendimmarrje për këtë kërkesë të Presidentit të Republikës. Vendimi përkatës ende nuk është zbardhur dhe e vetmja gjë e bërë publike është se KLGJ ka “vendosur” që gjyqtarit Ardian Dvorani i “ka mbaruar detyrimi të ushtrojë detyrën e gjyqtarit të Gjykatës së Lartë”.

Kjo lloj vendimmarrje, e cila në vlerësimin tim është haptazi e paligjshme, pavarësisht vlerësimeve që po bëj për mundësinë e ndjekjes së kundërshtimit sipas ligjit, sjell si efekt, jo vetëm pengesën që të ushtroj funksionet e gjyqtarit dhe zëvendëskryetarit të Gjykatës së Lartë, por njëkohësisht, së paku, edhe mosqenien time në funksionin e Kryetarit të KED.

Në fakt, sipas ligjit, efekte të plota formale të këtij “vendimi” të KLGJ vijnë vetëm me njoftimin që duhet të më bëhet për vendimin e arsyetuar të KLGJ. Për të mos e shtuar më tej antikushtetueshmërinë ekzistuese të procedurës së ndjekur deri më tani dhe të vendimmarrjes, ky “vendim” i KLGJ-së duhet të jetë i arsyetuar sepse ndryshon në thelb statusin e një gjyqtari duke më ndaluar të vijoj ushtrimin e detyrës së gjyqtarit të Gjykatës së Lartë.

Por, ndryshe nga pritshmëria ime normale, ndonëse kanë ka kaluar më shumë se 10 ditë, ende nga KLGJ nuk më njoftohet ky “vendim”i arsyetuar, sikurse është e përcaktuar sipas rregullave më elementare të çdo lloj procedure administrative, sikurse është ajo që zhvillon KLGJ.

Në këto kushte,përtej pengesës së shkaktuar veprimtarisë së KED që nga fillimi i muajit Prill nga “nisma” antikushtetuese e Presidentit për të vënë në lëvizje KLGJ-në, vlerësoj se edhe kjo vonesë dhe zvarritje e pakuptimtë nga ana e KLGJ-së, nuk duhet të vijojë të sjellë vonesa të mëtejshme në realizimin e mbledhjeve dhe kryerjen e veprimtarive të KED, ndërkohë që prej shumë e shumë javësh relatimet lidhur me kandidaturat për dy vendeve vakante janë në pritje për shqyrtim në mbledhjen e KED.

Prandaj, sipas rregullave dhe procedurave të parashikuara në ligjin nr.115/2016 dhe në aktet nënligjore normative dhe rregullatorë të KED,  do të kërkoja nga Zëvendëskryetarja e KED 2020, znj. Vitore Tusha, si edhe nga anëtarët e tjerë të Këshillit të vlerësojnë menjëherë të gjitha këto rrethana, të marrin nismat përkatëse dhe të kryejnë veprimet e nevojshme paraprake për njoftimin e kandidatëve lidhur me relacionet e përgatitura për gjetjet në procedurat e verifikimit të kandidaturave të tyre, si edhe për të përcaktuar menjëherë thirrjen e mbledhjes së KED me rend dite shqyrtimin e gjetjeve në procedurat e verifikimit të kandidaturave për një vend vakant, vakancë e parakohshme, të shpallura nga secili organ emërtese, Kuvendi dhe Presidenti i Republikës. /shqiptarja.com

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Favore seksuale për t’i kthyer mjetin, arrestohen dy zyrtarë policie

Dy efektivë të Policisë Rrugore në Tiranë janë arrestuar, pasi akuzohen se në këmbim të dorëzimit të automjetit të sekuestruar në pronësi të një...

Nga e hëna nis transporti publik, qytetarët duhet të zbatojnë rregullat strikte

Shoqata e Transportit merr vendimin final, për të nisur me shërbimin ndaj qytetarëve. Pas shumë muajve pritje, duke nisur nga e hëna qytetarët do...

Ish-myftiu i Tiranës: Ngjarja një makabritet! Asnjë fe nuk predikon vetëflijimin

Ish-myftiu i Tiranës, Ylli Gurra, teksa ka komentuar ngjarjen e rëndë në Kombinat, është shprehur se ky rast nuk ka asnjë lidhje me krishtërimin...

Ngjarja horror në Kombinat/ Prokuroria nis hetimet ndaj të gjithë sekteve fetare

Pas ngjarjes së rëndë në Kombinat, ku nënë e bijë u vetëflijuan, mësohet se Prokuroia ka nisur hetimet ndaj të gjithë sekteve fetare në...

“Me gruan që më dha jetën”, Rama poston foton e veçantë për ditëlindje

Sot është një ditë e veçantë për kryeministrin Rama, i cili feston 56 vjetorin. Në këtë ditë të shënuar e plot emocione, ai ka...