Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

“Problemi i kësaj qeverie është pandjeshmëria”, Lubonja: Hapi i parë për zgjidhjen e krizës…

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Problemi i kësaj qeverie është pandjeshmëria”, Lubonja: Hapi i parë për zgjidhjen e krizës…

“Hapi i parë për zgjidhjen e krizës ishte largimi i Edi Ramës. Për mua shqetësues është tejkalimi i përdorimit të dhunës ndaj protestuesve. Janë dhunuar edhe gazetarët, pra kemi një nervozizëm në rritje të mazhorancës. S’ka pasur gjëra aq të rënda sa të kesh 40 të arrestuar.”

Pavarësisht se në vijimësi, protesta e tretë kombëtare e opozitës ishte masive dhe pati jehonë ndërkombëtare. Kështu deklaroi sot në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News 24, analisti Fatos Lubonja.

Fatos Lubonja:

Sipas asaj që pashë unë, kishte një pjesëmarrje masive, ndryshe nga ç’mund të pritej që pjesëmarrja të vijë duke u dobësuar. Solli edhe atë që ka qenë e rëndësishme në këtë situatë, jehonën ndërkombëtare. Problematika shqiptare është një problematikë që është bërë pak a shumë ndërkombëtare, aq më tepër kur shikohet lidhur me protestat në vende të tjera si në Serbi apo Mal të Zi. Në një far mënyre, konfirmoi që këtu kemi një problem, një krizë që duhet zgjidhur. Debati mbetet i hapur se si duhet zgjidhur.

Kjo është një hap i dytë. Është i njëjti reagim, që në një far mënyre do ta injorojë që kemi të bëjmë me një krizë, me një krizë që mazhoranca është përgjegjëse dhe në një far mënyre kërkon që të jetë pjesë e zgjidhjes, që është refuzimi i krizës dhe protestës dhe ajo që është më shqetësuese është tejkalimi i përdorimit të dhunës ndaj protestues. Flitet për 40 arrestime. Është përdorur dhunë edhe ndaj gazetarëve. Kemi një nervozizëm në rritje ndaj mazhorancës. Me një përdorim të dhunës që nuk është proporcion me formën e protestës. Nuk ka pasur gjëra aq të rënda sa të kesh 40 të arrestuar. Dhe më shumë se sa çështje e ligjit, është çështje e frikësimit.

Problemi i madh i kësaj qeverie është pandjeshmëria ndaj atyre gjërave që janë dukshëm problematike në mënyrën se si qeveriset vendi. Protesta është mjeti i fundit, pasi ka pasur gjëra të tjera që kanë ndodhur para protestave që mund të trondisnin ndërgjegjen e mazhorancës. Këtu kemi të bëjmë me protesta që duan ta tronditin së jashtmi, duke u destabilizuar pushtetin për të cilin bëjnë aq shumë.

Se sa mund ta çojnë vendin në drama të mëdha dhe në tragjedi, kjo mbetet për tu parë, prirja e pushtetarëve tanë është të çojnë vendin nga drama në dramë, të përdorin të gjitha mjetet për të ruajtur karrigen e tyre. Tronditje mund të jetë që dikush jep dorëheqjen dhe thotë unë largohem.

Një ministër i Brendshëm që ka filluar të përdorë gaz lotsjellës sikur të jetë një gjë që nuk e shqetëson fare, ndërkohë që ai gaz lotsjellës që e kam provuar edhe vetë është shumë i dëmshëm për shëndetin, më duket se nuk ka asnjë lloj ndërgjegje për t’u shqetësuar dhe tronditur. Po kështu, Edi Rama dihet që tashmë që e vetmja gjuhë që njeh është gjuha e mohimit të çdo gjëje që ka bërë. Linja që kanë zgjedhur është linja e konfrontimit deri në fund. Ka një aventurizëm brenda që askush nuk e parashikon se çdo do të ndodhë më tej.

Gazi është një mjet që prek në mënyrë jo selektive. Ka prekur njerëz që nuk kanë qenë agresivë, sepse gazi shpërndahet dhe helmon edhe fëmijë, edhe gra, edhe gazetarë. Në këtë kuptim, gazi është shumë më i dëmshëm dhe i pamoralshëm. Policia mund të reagojë me mjetet e veta të forta ndaj pjesës së demonstruesve pakicë si të thuash.

Vihet re një teprim, sepse siç e gjykoj unë, nuk është se këta demonstrues kanë synime për të çuar deri në fund një betejë për jetë a vdekje, më shumë është një dhunë simbolike. Kur ata pushtuan shkallët e Kryeministrisë, ishte thjesht një pushim i shkallëve të Kryeministrisë. Ata bënë një fitore simbolike.

Gjëra të tilla janë normale. Nuk ka pasur sulme agresive që mund të vënë në rrezik  jetën e policëve. Gazi, siç e kam parë unë është përdorur në mënyrë të tillë masive, që më shumë se çdo gjë ka për qëllim të shpërndajnë atë turmë njerëzish që është atje, sikur nuk duan t’i shohin. Në këtë kuptim, është metodë e ekzagjeruar dhe e rrezikshme, plus me pasoja për njerëzit.

Hapi i parë për zgjidhjen e krizës, largimi i Edi Ramës

Ikja e Edi Ramës është hapi i parë i zgjidhjes së krizës. Kjo krizë është shumë e thellë, një krizë politike, që do të thotë një krizë që ka të bëjë me raportin e forcave politike, konflikti midis partive. Përtej kësaj, është kriza e të gjithë vendit që ka çuar tek kjo krizë politike, pra kriza e ndërtimit të një sistemi ku një pakicë ka kapur shtetin, grabit në mënyrë gjithnjë e më agresive dhe arrogante pasurinë e shumicës. Ka të bëjë me sistemin që duhet ndryshuar.

Fillimi fare është ndoshta largimi i Edi Ramës, që këtë sistem e çoi në apogjeun e vet, pra përdorimit të pakicës së të fortëve, kriminelëve, të një grushti oligarkësh për të sunduar dhe kontrolluar gjithçka në vend. Është vetëm minimumi, do të thotë fillimi i një hapi tjetër, ndoshta i një qeverie teknike. Këtu debati duhet të jetë më i thellë në kuptimin se çfarë pritet nga kjo qeveri teknike, kush do t’ia japë kompetencat, kohëzgjatjen.

Nuk mund të bëhet një qeveri teknike e diktuar nga opozita. Duhet të jetë e përbashkët si një konsensus i pjesës më të arsyeshme të politikës shqiptare për të dalë në një situatë tjetër. Është dramatike të dëgjosh thirrjet e Duam Shqipërinë si gjithë Evropa pas 30 vjetësh.

Unë do të kisha preferuar një parullë tjetër që është përdorur edhe në Mal të Zi dhe Serbi, “Shteti jemi ne”. Ka ardhur koha që shqiptarët të kuptojnë që shteti janë ata. Shteti nuk është një grup oligarkësh, me në krye një bandit, një aventurier apo krye-aventurier dhe me ca kriminelë që e kanë vendin në burg. shteti jemi ne, gjithë populli shqiptar që po vuan nga ky sistem.

Tags: ështëhapikesajkrizëslubonjapandjeshmëria”parëproblemiqeverieZgjidhjen

TË LIDHURA

Eurostat: Çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Europë
Ekonomi

Eurostat: Çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Europë

09:09 | 19/06/2025
FAST Albania arreston shtetasin , pjesë e një organizate kriminale
Aktualitet

FAST Albania arreston shtetasin , pjesë e një organizate kriminale

08:46 | 19/06/2025
Hoxha zbërthen mesazhet që Veliaj po nxjerr në tik tok, ja kujt i drejtohet
Aktualitet

Hoxha zbërthen mesazhet që Veliaj po nxjerr në tik tok, ja kujt i drejtohet

23:08 | 18/06/2025
Next Post
Detajet/Digjet Katedralja e ‘Notre-Dame’ në Paris (foto)

Detajet/Digjet Katedralja e 'Notre-Dame' në Paris (foto)

Qanin fëmijët e gjallë/ Detektivi: Si i vidhnin sekretarët e partive fëmijët në maternitet

Qanin fëmijët e gjallë/ Detektivi: Si i vidhnin sekretarët e partive fëmijët në maternitet

Ish-deputetja e LSI-së, në muajin e gjashtë të shtatzënisë

Ish-deputetja e LSI-së, në muajin e gjashtë të shtatzënisë

JU REKOMANDOJMË

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

13:54 | 12/06/2025
Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

21:28 | 12/06/2025
Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

19:02 | 17/06/2025
FOTO/ I mbijetuari i vetëm: “Dëgjova zhurma të mëdha, trupa rreth meje”

FOTO/ I mbijetuari i vetëm: “Dëgjova zhurma të mëdha, trupa rreth meje”

18:31 | 12/06/2025




TË FUNDIT

Donald Trump jep “OK”, SHBA gati t’i bashkohet Izraelit në b*mbardimin e Iranit
Bota

Donald Trump jep “OK”, SHBA gati t’i bashkohet Izraelit në b*mbardimin e Iranit

by mirseda
09:41 | 19/06/2025
0

Presidenti amerikan Donald Trump ka miratuar planet për një sulm të mundshëm ushtarak ndaj Iranit, por ende...

Netanyahu: Tiranët terroristë do të paguajnë një çmim të lartë!

Netanyahu: Tiranët terroristë do të paguajnë një çmim të lartë!

09:35 | 19/06/2025
Fordo – zemra e programit bërthamor të Iranit

Fordo – zemra e programit bërthamor të Iranit

09:31 | 19/06/2025
Eurostat: Çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Europë

Eurostat: Çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Europë

09:09 | 19/06/2025
Bien shtrimet e përgjithshme në spitale për janar-prill, por shtohen rastet në kardiologji

Bien shtrimet e përgjithshme në spitale për janar-prill, por shtohen rastet në kardiologji

09:05 | 19/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com