Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Prindër, kujdesuni për veten dhe fëmijët. Çfarë duhet të bëni pas tërmeteve

6 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Prindër, kujdesuni për veten dhe fëmijët. Çfarë duhet të bëni pas tërmeteve

Nga Sociologe Marsida Simo

Tërmetet janë ngjarje të cilat as nuk i parashikojmë dot dhe as nuk i kontrollojmë dot. Pasojat që lënë tërmetet nisin që nga ato njerëzore, dëme materiale, por pa harruar edhe psikologjike. Kryesisht janë fëmijët të cilët mund ta përjetojnë në forma të ndryshme sipas moshës së caktuar.

Duhet si fillim të theksojmë se imazhi që krijon fëmija për prindin është i ngjashëm me një super hero që e mbron dhe nuk ka frikë. Nëse në një ngjarje të tillë prindërit reagojnë me frikë dhe panik, dhe me të drejtë, fëmija priret të trembet më shumë dhe të krijojë disa imazhe konfuze në mendjen e tij.

Për t´i qëndruar më pranë fëmijëve në këto momente pas tërmetit është e këshillueshme:

 

Përqendrohuni në dhënien e informacioneve të vërteta

Është e këshillueshme të flisni me fëmijën dhe të jepni informacione të sakta për atë që ndodhi. Edhe nëse herën e fundit e keni bërë një gjë të tillë, bëjeni sërish. Mos u mundoni ta shpërqendroni dhe t´i largoheni kësaj bisede.

 

Demonstrimi i fotove dhe ilustrimeve

Mund të kërkoni në internet video të përgatitura për fëmijë me ilustrime se si ndodhin tërmetet. Po ashtu ju mund të vizatoni vetë duke inkurajuar dhe fëmijën për të shpjeguar fenomenin se si ndodh. Madje është e këshillueshme që këto ditë e në vazhdim t´i monitoroni fëmijët se si sillen apo ҫfarë vizatojnë, sepse përmes skicave shprehin ndjenja.

 

Pranoni frikën

Flisni me fëmijën tuaj për frikën që patët. Ju mund ta pranoni dhe mos e përgënjeshtroni frikën e cila është njerëzore. Fëmija duhet të kuptojë se ndjenjat njerëzore janë të tilla dhe ndoshta është më mirë të pranohen dhe të nxirren. Në fund mos harroni të shtoni se situata tani është në rregull dhe jemi të sigurt.

 

Përgatitje për ҫdo herë

Duke uruar mos të ndodhë më, fëmija juaj duhet të jetë i përgatitur ashtu si edhe ju, me disa veprime të cilat duhet apo nuk duhen bërë gjatë një tërmeti. Nëse në shtëpi jeni ju, fëmija duhet të ketë një plan ide edhe për veprimin në shkollë apo rrugë. Ka shumë materiale të cilat ju vijnë në ndihmë për këtë gjë.

 

Kthejuni rutinës

Edhe pse këto ditë do të jenë pushim për shkak të tërmetit, dihet që nuk i ngjajnë ditëve të pushimit si herët e tjera. Ju si prind duhet ta ktheni në normalitet ditën duke bërë të njëjtat gjera si më parë. Kthejuni orarit të mëparshëm të ngrënies dhe gjumit. Kjo do t’i japi fëmijës një siguri dhe qetësi duke e kthyer në veprimet e përhershme.

 

Kërkoni ndihmë të specialisti

Gjatë këtyre orëve dhe ditëve në vazhdim nuk është e thjeshtë edhe për ju si i rritur të merrni veten dhe aq më tepër kur keni fëmijë. Besoj ju mungon një dëshirë për të pastruar, gatuar, zbukuruar ashtu si më parë dhe kjo është tipike pas asaj që ndodhi. Pak nga pak këto shqetësime do të largohen dhe ju duhet të bëni një vetë qetësim duke komunikuar me bashkëshortin. Mos harroni të monitoroni edhe sjelljen e fëmijëve tuaj. Nëse ata kanë simptoma duke ardhur e duke u rënduar, atëherë është e mira të këshilloheni me një specialist.

 

Disa nga simptomat mund të jenë

Përgjumje gjatë gjithë kohës ose mos dëshirë për të fjetur

Të qara të vazhdueshme

Nervozizëm i pa adresuar

Frikë nga errësira

Dhimbje koke ose barku e cila më së shumti duket e simuluar

Makthe gjatë natës

Trembje herë pa here

Mos dëshirë për të luajtur

Ҫdo lloj sjellje tjetër jo e zakonshme e cila po zgjat edhe në kohë.

Edhe të rriturit kanë frikë. Si të vetë qetësohemi në situatën posttraumatike të tërmetit?

Të ndjesh frikë është aq normale, qofsh vajzë apo djalë, burrë apo grua, e moshuar apo  i moshuar. Dëshirë për të mbijetuar e kanë të gjithë në ato momente të vështira. Pjesa më e madhe e jona po përjeton një ҫrregullim të ankthit e cila mund të shoqërohet me paranoja dhe jo stabilitet emocional. Në orët e para pas tërmetit mendja jonë përpiqet të mos i kujtojë ato momente dhe ju nuk e besoni nëse realisht ka ndodhur apo jo. Në ditët vijuese kur bëheni më te vetëdijshëm, thelloni frikën e cila shoqërohet me ankth.

 

Ja disa sugjerime:

Shprehuni dhe flisni

Dihet që qendra e bisedave këto ditë është fjala tërmet. Edhe pse duket shqetësuese tja kujtojmë mendjes ҫdo moment këtë gjë, ne kemi nevojë për tu shprehur. Ndaj në këto ditë qëndroni më shumë pranë njerëzve që doni dhe janë të hapur për mbështetje. Jepni edhe ju mbështetje dhe ndani eksperienca. Do të kuptoni që s\jeni të vetëm në këtë ankth.

 

Veproni

Mos u mundoni të rrini pasiv dhe të koklavisni mendjen me mendime të këqija. Nëse keni mundësi merruni me vullnetarizëm. Kushdo mund të japë një kontribut në këto ditë. Dikush mund të merret me organizimin e ndihmave, dikush me mbështetjen emocionale, apo të përfshihet në kauza të caktuara.

 

Stop lajmeve

Mediat janë të tejmbushura me lajme të përditësuara me këto ngjarje. Informohuni, por mundohuni të qëndroni më larg. Ndjekja e edicionin kryesor informativ është mjaftueshëm. Shpërqendroni mendjen tuaj duke lexuar, luajtur ndonjë lojë, pikturuar, qëndisur gatuar, etj. Mendja ka nevojë për ushqime të mira për të dalë nga errësira e frikës.

 

Prisni

Duket e lehtë për tu thënë por nuk kemi rrugë tjetër veҫse të presim kohën të kalojë dhe gjërat të marrin rrugën drejt normalizimit. Vetë mendja jonë do nxjerrë mekanizma mbrojtës siҫ është harresa, edhe pse do ju dalin sërish në pah fragmente apo momente paniku. Këto shqetësime mund të zgjasin disa ditë deri në javë, por ju mund ta ndihmoni veten në normalizim duke u kthyer në rutinë. Nëse e shihni që situata po përkeqësohet, konsultohuni me specialistë.

Tags: keshillasociologetermet

TË LIDHURA

Aksident në autostradën Tiranë–Durrës, u përplas nga një automjet, ndërron jetë 66-vjeçari
Aktualitet

Aksident në autostradën Tiranë–Durrës, u përplas nga një automjet, ndërron jetë 66-vjeçari

10:00 | 10/07/2025
Restoranti në flakë në Theth, pronarja: S’kam pasur konflikte, s’kam dijeni
Aktualitet

Restoranti në flakë në Theth, pronarja: S’kam pasur konflikte, s’kam dijeni

09:23 | 10/07/2025
Zjarri prej 5 ditësh në Dukat, rrezikohet Parku i Llogarasë – ndërhyrje nga ajri
Aktualitet

Zjarri prej 5 ditësh në Dukat, rrezikohet Parku i Llogarasë – ndërhyrje nga ajri

09:19 | 10/07/2025
Next Post
Tregu i sigurimit të banesave shpëton jetë dhe pronë

Tregu i sigurimit të banesave shpëton jetë dhe pronë

SHBA paguan 22 miliardë dollarë për ndërtimin e 9 nëndetëseve të reja

SHBA paguan 22 miliardë dollarë për ndërtimin e 9 nëndetëseve të reja

Trump: Presidenti francez ka fyer NATO-n

Trump: Presidenti francez ka fyer NATO-n

JU REKOMANDOJMË

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Horoskopi 19 Mars 2024

Priten përplasje, surpriza dhe ngjitje të papritura!/ Çfarë thonë yjet për ty sot?

08:05 | 02/07/2025
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Zjarret masive në Maqedoninë e Veriut, Greqia dërgon avionët zjarrfikës Canadair
Rajoni

Zjarret masive në Maqedoninë e Veriut, Greqia dërgon avionët zjarrfikës Canadair

by mirseda
10:29 | 10/07/2025
0

Maqedonia e Veriut është përballur me shumë zjarre gjatë tre ditëve të fundit . Sipas një deklarate...

Aksident në autostradën Tiranë–Durrës, u përplas nga një automjet, ndërron jetë 66-vjeçari

Aksident në autostradën Tiranë–Durrës, u përplas nga një automjet, ndërron jetë 66-vjeçari

10:00 | 10/07/2025
Raketa mbi Kiev/ Dy persona humbin jetën dhe 13 të tjerë të plagosur nga sulmet ruse

Raketa mbi Kiev/ Dy persona humbin jetën dhe 13 të tjerë të plagosur nga sulmet ruse

09:36 | 10/07/2025
Kërkohet masa e paraburgimit/ Reperi u ndalua në aeroportin e Zvicrës, ja çfarë deklarojnë mediat zviceriane

Kërkohet masa e paraburgimit/ Reperi u ndalua në aeroportin e Zvicrës, ja çfarë deklarojnë mediat zviceriane

09:25 | 10/07/2025
Restoranti në flakë në Theth, pronarja: S’kam pasur konflikte, s’kam dijeni

Restoranti në flakë në Theth, pronarja: S’kam pasur konflikte, s’kam dijeni

09:23 | 10/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com