Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Presidenti ka të drejtë, por Ilir Meta është i pabesueshëm

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Presidenti ka të drejtë, por Ilir Meta është i pabesueshëm

Nga: Alfred Lela

Demokracia shqiptare, dhe rendi politik e shoqëror bashkë me të, gjenden në një pikë të vdekur të habisë e cila, ndoshta nuk fqinjëron me asnjë rast tjetër në botë. Presidenti i Republikës Ilir Meta ka bërë thirrje për demonstrim popullor më 2 mars, gjë që duket se e takon kreun e shtetit me prerogativën e tij themelore kushtetuese ‘shprehës i unitetit të popullit’, por ky është vetëm një iluzion.

Presidenti, jo vetëm ky por çdo president shqiptar, do të takohet me 2 mars vetëm me një pjesë të popullit. Ka pak ose aspak gjasa që ‘populli socialist’ për shembull të jetë në shesh në atë datë të ‘besëlidhjes së re’ që ka shenjuar Presidenti, duke iu referuar lidhjes së Lezhës të disa shekujve më parë.

Në terma sasiorë Presidenti e zhbën prerogativën kushtetuse të unitetit të popullit, por a e bën këtë edhe në terma cilësorë?

Nëse i referohesh fazave të “grushtit të shtetit”që Presidenti i evidenton mazhorancës, në një postim të sotëm, duhet të mendohesh thellë para se të thuash PO. Presidenti është, në fakt, në anën e së drejtës në shumicën për të mos thënë në të gjitha rastet. Kambanave që ai u bie, edhe pse mund të mos dëgjohen nga veshët e të gjithëve, edhe pse mund të mos e mbledhin popullin në unitet, janë megjithatë thirrje që rezonojnë me kriteret e demokracisë, të ndërtimit të shoqërisë dhe të shtetit të së drejtës.

Pra, Presidenti edhe pse nuk e arrin unitetin duke dalë në rrugë, mbërrin te ai duke nisur një betejë për çështje që janë të lidhura direkt me unitetin: të demokraicsë, të njësisë politike, të njësisë kombëtare dhe të popullit vetë.

Pse jemi atëherë në brigjet e një paradoksi? Pse Presidenti ka të drejtë, megjithatë ai nuk arrin përmbi urat e besimit, te populli dhe uniteti me të? Për të qenë të ndershëm duhet të themi se është një problem i dyfishtë: i Presidentit dhe i popullit.

Presidenti nuk shihet unanimisht si përfaqësues i unitetit, sepse disa herë më shumë se një ai e ka vendosur veten në pozicione partiake, politike, egoistike dhe private, kur i është dhënë mundësia të zgjedhë publiken, shtetëroren, të përgjitshmen. Ai ka mbi shpinë disa aleanca dhe pirueta që e kanë para të kalojë sa djathtas-majtas. Rëndon mbi të edhe fakti se është ati themelues i një partie si LSI e perceptuar si ‘kliente e pushtetit’.

Siç, pavarësisht vendimit të qartë të gjykatës, rëndon edhe një incizim banal i ish-vartësit të tij të ndjerë, por edhe koraca mbrojtëse që i veshi aleati i pushtetit Sali Berisha, një natë para gjyqit që do ta lironte nga faji, por jo nga perceptimi i tij.

Problemi i popullit nuk është te pamundësia apo padëshira e identifikimit të nocioneve ‘të drunjta’ si kushtetueshmëria, shteti i së drejtës, demokracia, shenjtëria e votës etj., se sa organizimi i tij, përherë e gjithmonë, nën premisa politike, nën logo politke, nën lidershipe politike.

Si shprehi e një populli që nuk mendon në terma të demokracisë, Ilir Meta është Presidenti që as e arrin dhe as shpreh dot ‘unitetin e popullit’.

Tags: alfred lelaMetaprotesta

TË LIDHURA

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?
Editorial - Opinione

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?

22:35 | 05/07/2025
Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD
Editorial - Opinione

Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD

20:59 | 02/07/2025
Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Next Post
8 të dyshuar me koronavirus/Ministria e Shëndetësisë tregon rezultatet

8 të dyshuar me koronavirus/Ministria e Shëndetësisë tregon rezultatet

Justin Bieber thyen rekordin që Elvis Presley kishte mbajtur prej 59 vitesh

Justin Bieber thyen rekordin që Elvis Presley kishte mbajtur prej 59 vitesh

Problemet e koronavirusit në Kinë do të kenë efekt mbi ekonominë amerikane

Problemet e koronavirusit në Kinë do të kenë efekt mbi ekonominë amerikane

JU REKOMANDOJMË

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

12:18 | 30/06/2025
Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

17:15 | 03/07/2025
Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

15:48 | 30/06/2025
Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

10:25 | 02/07/2025




TË FUNDIT

Kryeministri Rama mbërrin në bashkinë e Vlorës, pritet me duartrokitje nga qytetarët
Aktualitet

Kryeministri Rama mbërrin në bashkinë e Vlorës, pritet me duartrokitje nga qytetarët

by mirseda
09:50 | 07/07/2025
0

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Vlorë, ku është pritur nga kryetari i bashkisë, gjithashtu nga Pirro...

Izraeli godet objektiva të rebelëve Houthi në Jemen

Izraeli godet objektiva të rebelëve Houthi në Jemen

09:46 | 07/07/2025
44-vjeçari tenton të grabisë një banesë, plagoset me armë zjarri në Sarandë

44-vjeçari tenton të grabisë një banesë, plagoset me armë zjarri në Sarandë

09:42 | 07/07/2025
Përshkallëzim i luftës në Gaza: 38 të vdekur nga sulmet izraelite

Përshkallëzim i luftës në Gaza: 38 të vdekur nga sulmet izraelite

09:33 | 07/07/2025
Heqja e bizneseve të zaptuara në Lungomare, nis aksioni pas ultimatumit të Ramës

Heqja e bizneseve të zaptuara në Lungomare, nis aksioni pas ultimatumit të Ramës

09:29 | 07/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com