E enjte, 16 Shtator, 2021
32.5 C
Tirana

Problemet e koronavirusit në Kinë do të kenë efekt mbi ekonominë amerikane

Problemet e shkaktuara nga shpërthimi i koronavirusit në Kinë do të kenë efekt mbi ekonominë amerikane, por përmasat e goditjes janë të paqarta, tha të hënën një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë.

Zyrtari tha se edhe pse numri i vdekjeve nga koronavirusi në botë ka arritur në 2.600, sëmundje të tjera si gripi i zakonshëm shkaktojnë shumë më tepër viktima në vit sesa COVID-19-a që e ka origjinën në Kinën qendrore.

“Kërcënimi i vërtetë është padyshim koronavirusi. Ne nuk e dimë akoma, por po presim të shohim se si do të veprojmë”, tha Tomas Philipson, drejtor në detyrë i Këshillit Ekonomik në Shtëpinë e Bardhë.

“Kjo nuk do të thotë se efektet ekonomike nga Kina nuk do të kenë ndikim. Patjetër që do të kenë”, tha ai.

Ndërkohë që epidemia po shfaq pak shenja zbutjeje, investitorët po shqetësohen gjithnjë e më shumë se ajo mund të ketë një ndikim shumë më afatgjatë në ekonominë botërore, por ashtu si zoti Philipson, ekonomistët thonë se është tepër herët për ta parashikuar ndikimin.

Zyrtari tha se ekonomia amerikane mbetet rezistente ndaj problemeve të shëndetit, duke përmendur se gripi i zakonshëm në SHBA shkakton mesatarisht 40,000 vdekje në vit.

Sipas gazetës Washington Post, Shtëpia e Bardhë mund të kërkojë së shpejti nga Kongresi fonde me vlerë 1 miliard dollarë, për t’iu përgjigjur koronavirusit. /Voa

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E vetmja mënyrë për të trembur Ramën

Nga: Dritan Hila Tashmë që janë trajtuar të gjitha variablet e seriozitetit apo ambiguitetit të sjelljes së Bashës ndaj Berishës dhe pasojat që do ketë...

Nëndetëset me energji bërthamore, Kina denoncon paktin SHBA-Britani-Australi

Kina ka denoncuar një pakt historik të sigurisë midis SHBA, Britanisë së Madhe dhe Australisë, duke e përshkruar aleancën si "jashtëzakonisht të papërgjegjshme" dhe...

Mësimi nga mençuria e gjyqtarit Learned Hand

Nga: Irena Beqiraj Po jetojmë një periudhë të çmendur “skepticizmi” ndaj Amerikës. Mesazhet e shumë zyrtarëve të saj duken butaforike. Por historia na tregon që...

I zhdukur prej dy ditësh, 39-vjeçari gjendet pa shenja jete

Policia e Tiranës njofton se është gjetur pa shenja jete një 39-vjeçar në zonën e quajtur "Kodrat e Selitës". Policia ka indentifikuar viktimën, shtetasi...

“Shqipëria do monitorohet nga kamerat”, ministri Çuçi zbulon planin

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka zbuluar sot në Kuvend objektivat e dikasterit që ai drejton në 4 vitet e ardhshme të 'Qeverisë Rama'....