Prej muajsh diskutime me Bashën, si erdhi dorëheqja e Topit nga drejtimi i FRD

Ish Presidenti dhe Kryetari i Frymës së  Re Demokratike (FRD), Bamir Topi, ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i partisë të cilën e themeloi disa vite më parë.

Ky vendim erdhi një ditëpasi përfaqësuesi i FRD-së, Sali Shehu firmosi marrëveshjen me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, për të qenë pjesë e koalicionit opozitar në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Gazetari Osman Stafa, deklaroi se Topi i ka paraqitur sot në orën 9:00 shkresën e dorëheqjes Kryesisë së FRD-së, ku theksonte se vendimi ishte i parevokueshëm.

Ndërkohë, midis muajt e fundit mes Topit dhe liderit të demokratëve, Lulzim Basha, kishte pasur disa takime, në kuadër të diskutimeve mbi marrëveshjen për t’u bashkuar si pjesë e koalicionit opozitar.

Mbrëmjen e djeshme marrëveshja nga ana e FRD-së u kryesua nga Sali Shehu, i cili thuhet se ka kërkuar që të jetë kandidat në një listë të sigurt në Dibër. Deri më tani nuk kemi asnjë reagim nga Topi, si dhe arsyet që e çuan atë drejt dorëheqjes.