E përplas automjeti në autostradën Durrës-Tiranë, humb jetën këmbësori

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mesditën e sotme në ausotstradën Durrës-Tiranë.

Një mjet me drejtues shtetasin E.B, 52 vjeç ka aksidentuar këmbësorin, ende i paidentifikuar, rreth 60 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:55 te mbikalimi i Fllakës.

Drejtuesi i mjetit, shtetasi E.B është shoqëruar në ambientet e komisariatit Durrës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.