Opozita do të zhvillojë sot protestën e radhës përpara Parlamentit, në një kohë ku do të mbahet edhe seanca plenare.
Protesta pritet të fillojë në orën 09:30, ndërsa që në orët e para të ditës janë nisur nga rrethet mbështetësit e PD dhe LSI.
Ndryshe nga herët e tjera, ata po udhëtojnë me mjete private dhe jo autobusë.
Sakaq, policia dhe forcat speciale kanë blinduar sot Kuvendin e Shqipërisë dhe Kryeministrinë, duke vendosur pengesa hekuri.