Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Policia bën kërdinë me arrestimet në Shkodër, në kërkim biznesmeni

6 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Policia bën kërdinë me arrestimet në Shkodër, në kërkim biznesmeni

Policia e Shkodrës ka finalizuar me sukses operacionin “Klubet e natës”. Nga ana e uniformave blu, kontrollet janë shtrirë në shumë lokale dhe klube nate në qarkun Shkodër.

Raportohet se është shpallur në kërkim pronari i një klubi, i cili kishte vënë në dispozicion ambientet e lokalit, për përdorimin e drogave të forta dhe për ushtrim prostitucioni.

Po kështu janë vënë në pranga dy menaxherët e klubit dhe një shtetas tjetër, të cilët në bashkëpunim me pronarin e klubit, kanë shpërndarë dhe shitur lëndë narkotike kokainë.

Policia ka sekuestruar një sasi të vogël lënde narkotike kokainë dhe sende të tjera, që shërbejnë për përdorimin e lëndëve narkotike, 5 aparate celular dhe dokumentacionin e lokalit ku ushtrohej ky aktivitet.

Njoftimi i policisë

Shkodër

Finalizohet operacioni policor i koduar “Klubet e natës”.

Operacioni nga DVP Shkodër, në bashkëpunim më forcat speciale Renea, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Shkodër.

Operacioni në funksion të hetimeve proaktive disamujore të realizuara nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë, për dokumentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike në klubet e natës dhe vënies së ambienteve të lokalit për  ushtrimin e prostitucionit, në qarkun Shkodër.

Kontrollet janë shtrirë në shumë lokale dhe  klube nate në Qarkun Shkodër.

Shpallet në kërkim pronari i një klubi, i cili  kishte vënë në dispozicion ambientet e lokalit për përdorimin e drogave të forta dhe për ushtrim prostitucioni.

Vihen në pranga dy menaxherët e klubit  dhe një shtetas tjetër, të cilët në bashkëpunim me pronarin e klubit kanë shpërndarë dhe shitur lëndë narkotike kokainë.

Pas një punë të mirëorganizuar nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me mbështetjen e forcave Speciale Renea, u organizua dhe finalizua operacioni policor “Klubet e natës”, për goditjen e personave që shpërndanin lëndë narkotike në klubet dhe lokalet e natës, në Qarkun e Shkodrës.

Operacioni u zhvillua pas hetimeve të kryera si rezultat i procedimit penal të vitit 2019.

Si rezultat i operacionit u bë kapja dhe arrestimi i shtetasve:

A. V, 29 vjeç, menaxheri i klubit, lindur dhe banues në Shkodër, i dënuar më parë për veprën “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

G. M., 27 vjeç, menaxher i klubit, lindur dhe banues në Shkodër, i arrestuar më parë për të njëjtën vepër penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, në bashkëpunim”.

Z. J., 57 vjeç, këngëtar në club, lindur në Muriqan e banues në Shkodër.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim policor e pronarit të lokalit, shtetasit E. M., si dhe u proceduan në gjendje të lirë shtetasit Ç. P., 33 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër (klient) dhe L. S., 31 vjeçe, banuese në  Shkodër (balerinë).

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se të gjithë këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe persona të tjerë kanë shitur dhe shpërndarë lëndë narkotike kokainë, kanë vënë në dispozicion ambientet e lokalit për përdorimin e drogave dhe për ushtrim prostitucioni.

Në momentin e kontrollit, Policia ka sekuestruar një sasi të vogël lënde narkotike kokainë dhe sende të tjera që shërbejnë për përdorimin e lëndëve narkotike, 5 aparate celular dhe dokumentacionin e lokalit ku ushtrohej ky aktivitet.

Vazhdon puna me intensitet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe për zbardhjen e bashkëpunëtorëve të tjerë.

Materialet referohen në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale ‘’Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’’ në bashkëpunim, ‘’Përshtatja e lokalit për përdorim droge’’, ‘’Prostitucioni’’, ‘’Mbajtja e lokaleve për prostitucion’’ dhe ‘’Fshehja e të ardhurave’’.

Tags: arrestimepoliciaRENEAShkoder

TË LIDHURA

Aksion i IKMT në Theth, nisin prishjen e ndërtimeve pa leje
Aktualitet

Aksion i IKMT në Theth, nisin prishjen e ndërtimeve pa leje

11:57 | 07/07/2025
Rama flet për shkarkimet në Vlorë: Të gjithë drejtorët do të jenë të rinj, aplikoni
Politikë

Rama flet për shkarkimet në Vlorë: Të gjithë drejtorët do të jenë të rinj, aplikoni

11:44 | 07/07/2025
“O Edi”,- E moshuara përplaset me truprojat e Ramës, kryeministri: Ç’a ke që bërtet
Aktualitet

“O Edi”,- E moshuara përplaset me truprojat e Ramës, kryeministri: Ç’a ke që bërtet

11:04 | 07/07/2025
Next Post
Detajet/Vrasja te Parku i Liqenit, pranga mikut të vrasësit

E përplasi dhe e la në rrugë, autori kapet pas disa orësh

Pse e ka të vështirë mandatin Albin Kurti në Kosovë

Pse e ka të vështirë mandatin Albin Kurti në Kosovë

Shpend Ahmeti dorëzon “çelësat” e PSD-së

Shpend Ahmeti dorëzon “çelësat” e PSD-së

JU REKOMANDOJMË

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

12:18 | 30/06/2025
Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

17:15 | 03/07/2025
Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

15:48 | 30/06/2025
Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

10:25 | 02/07/2025




TË FUNDIT

Aksion i IKMT në Theth, nisin prishjen e ndërtimeve pa leje
Aktualitet

Aksion i IKMT në Theth, nisin prishjen e ndërtimeve pa leje

by mirseda
11:57 | 07/07/2025
0

Një aksion i përbashkët i Policisë së Shtetit dhe Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT) është...

Rama flet për shkarkimet në Vlorë: Të gjithë drejtorët do të jenë të rinj, aplikoni

Rama flet për shkarkimet në Vlorë: Të gjithë drejtorët do të jenë të rinj, aplikoni

11:44 | 07/07/2025
Reperi i njohur Noizy ndalohet nga policia në Zvicër, dyshohet se…

Reperi i njohur Noizy ndalohet nga policia në Zvicër, dyshohet se…

11:41 | 07/07/2025
“O Edi”,- E moshuara përplaset me truprojat e Ramës, kryeministri: Ç’a ke që bërtet

“O Edi”,- E moshuara përplaset me truprojat e Ramës, kryeministri: Ç’a ke që bërtet

11:04 | 07/07/2025
Pas rinumërimit, KAS vendos sot “fatin” e zgjedhjeve në katër qarqe

Pas rinumërimit, KAS vendos sot “fatin” e zgjedhjeve në katër qarqe

10:52 | 07/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com