E enjte, 26 Nëntor, 2020
2 C
Tirana

Pse e ka të vështirë mandatin Albin Kurti në Kosovë

Më të lexuarat

E kaluat koronavirusin në shtëpi? Ja si të përfitoni rimbursimin e barnave

Paketa e medikamenteve për kurimin e COVID-19, do të rimbursohet nga shteti. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka publikuar një video orientuese për qytetarët...

Ulet ndjeshëm numri i rasteve të reja dhe viktimave nga Covid-19 në vend

Pas ditësh të tëra me shifra rekord, Shqipëria ka regjistruar një ulje të ndjeshme të rasteve të reja dhe viktimave nga Covid-19 në 24...

”Mund të ruhet në temperatura -2 gradë”/ AstraZeneca: Ja sa kushton vaksina

Shumë shtete janë në garë për zbulimin e vaksinës efektive që do të luftojë koronavirusin, në një kohë që numri i të infektuarve po...

Shkollat drejt mbylljes? Rama zbulon vendimin e marrë

Në një konferencë me gazetarët për situatën e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit, Rama tha se shkollat nuk konsiderohen një vatër e nxehtë, dhe...

Nuk mbarojnë telashet për Strakoshën, portieri shqiptar i dyshuar me Covid

Pak ditë më parë, portieri i Lacios, Tomas Strakosha rezultoi negativ me koronavirus dhe ishte gati të bashkohej me skuadrën kryeqytetase, për ndeshjen sotme...

Kryemadhi nxjerr sekretin: Halla e Briseida Shehajt është vjehrra e Braçes

Ish-drejtorja e Tatimeve dhe socialistja e njohur Briseida Shehaj, është bërë pjesë e LSI-së prej pak kohësh. Gjatë muajit tetor, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi,...

Ndërron jetë legjenda argjentinase e futbollit, Diego Maradona

Një lajm i trishtë për botën e futbollit. Legjenda e Argjentinës, Diego Maradona ka ndërruar jetë në moshën 60-vjeçare. Pak ditë më parë, ai i'u...

Çifti i parë i “Për’puthen” i japin fund lidhjes, zbulohet arsyeja (FOTO)

Ina dhe Geri, çifti i parë i “Për’puthen” në Top Channel, i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Shumë është përfolur gjatë ditëve të...

Studimi/ Ja cila është simptoma më e zakonshme e njerëzve të prekur nga Covid

Njohja e simptomave kryesore të koronavirusit, ka qenë thelbësore për të gjetur një trajtim mjekësor për pandeminë. Në fillim të shpërthimit të pandemisë, ekspertët paralajmëruan...

Uzuni i shënon Juventusit, shqiptari feston si Ronaldo (Video)

Myrto Uzuni ka befasuar Juventusin duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij, Ferencvaros.  Sulmuesi shqiptar ka realizuar në minutën e 19-të të takimit që...

Nga: Ben Andoni

Nuk mjaftuan vetëm pakëz kohë dhe epërsia në rezultatet e para të votimeve në Kosovë e bëri Vetëvendosjen që ta shpallte rrugën e pushtetit shumë të thjeshtë. Tam-tamet, ikonografia e saj, gazmimi dhe mbi të gjitha besimi e tregonin hapur se ata ishin të bindur për këtë trend. Në fakt, realiteti kosovar nuk jepte mëdyshje të tjera, kundrejt diskretitimit të gjithë partive të tjera dhe provimit të tyre direkt në drejtim.

Albin Kurti fill në agim të ditës së fitores u soll si kryeministër pa parashikuar se maxhorancën në parlamentin e ardhshëm dhe ligjet duhet t’i bëjë me një nga partitë më të sprovuara në kulisa. Kuptohet se u harrua ligjërimi plot urrejtje i Vetëvendosjes ndaj LDK-së, kurse tashmë në poltronin përballë Kurtit u shmang me kujdes Vjosa Osmani, simboli i përparimit të LDK-së dhe njëkohësisht më e votuara prej tyre teksa u shfaq plaku i të gjithë pushteteve, Isa Mustafa.

Prej javësh Vetëvendosja pasi është kthjelluar prej fitores dhe intervistave për vizionin e shtetit të saj është kthyer në realitetin e zakonshëm kosovar, që ta jep LDK-ja. Këta të fundit, shpesh në plotësim të PDK-së kanë mbajtur jo vetëm ministri kryesore, por janë përgjegjës për gjendjen e Kosovës. Dhe, sikur të mos ndodhë asgjë, LDK-ja, referuar burimeve kosovare kërkon tashmë postin e presidentit, bash njeriut që ka akses në emërimet në Gjyqësor dhe postin e Ministrit të Brendshëm, që e ka mbajtur dhe më herët. Ngërçi që kanë krijuar është kaq i madh, saqë tashmë kanë filluar të numërohen dhe alternativat, qysh nga zgjedhjet e parakohshme dhe deri në kalkulimet e posteve ministrore, për të cilat Vetëvendosja duket se është fleksibël për hir të pushtetit.

Por realisht çfarë i pengon të dy partitë?! Nëse do të thuash ideologjia, atëherë masivisht do të kundërshtojnë pasi partitë shqiptare të këtej dhe andej kufirit nuk kanë ideologji. Aman, jo de jure Vetëvendosja në Kosovë, e cila ka shpallur hapur dhe ka treguar teorikisht se është parti e qendrës së Majtë, ndryshe nga LDK-ka një parti e Qendrës së Djathtë dhe pjesë e partive evropiane me shumë reputacion por edhe të afta për pushtet.

Përplasjet e para kanë qenë për programin ekonomik, por që duket se ‘specialistët’ e LDK-së ia kanë arritur të ulin stekën e pritjes, njerëzve të Albinit, që në tryezë kanë ardhur me shumë pathos por jo me skenarë konkretë për një amalgamë të tillë. Ndërkohë që para dy partive ka probleme pa fund, ku një më i drejtpërdrejtë që lidhet me mjekësinë dhe mënyrën sesi do të procedohet me mjekët dhe të ardhmen e arsimit po sjell shumë angushti. Nga kahu që do të marrin vendimet e para do të kuptohet nëse kjo amalgamë është kah të Majtës apo të Djathtës.

Në këtë mes, çfarëdo kahu që të marrë koalicioni i ardhshëm, ai do humbasë disi identitetin e vet programor. Albin Kurti me kujdesin dhe me nuhatjen teorike po i gjen me kujdes dhe justifikimet por s’ka ende arsyetime. Mbi të gjitha këto mungojnë për dialogun me Serbinë, që duket se nuk është prioritet, por thjesht atribut, që Kurti po ia lë impaktit të veprimeve të qeverisë së tij. Dhe, një lexim të tyren e merrje nga intervista e fundit e ambasadorit amerikan në Prishtinë Kosnett, i cili mbas pozitivitetit të madh ndaj Albin Kurtit shpreson që kryeministri i ri të gjejë gjuhën me Presidentin Thaçi dhe Listën Serbe, sepse ai është një politikan i matur dhe i pjekur.

Lexo edhe :   Kosovë, mbi 700 raste të reja me Covid-19
Lexo edhe :   Vuçiç nuk do të hyjë në Kosovë derisa të kërkojë falje për gjenocidin

Të dy subjektet janë të avulluara nga ligjërimi i Albin Kurtit, që i ka shpallur gati publikisht se janë larg sensit të tij, sidomos dialogun me Serbinë, që përbën një angazhim të madh ndërkombëtar dhe ku në një farë mënyre do të duket realisht sensi i tij i të ardhmes dhe qasjes së marrëdhënieve me Perëndimin. Ikonografia e Vetëvendosjes për raportin mes identitetit etnik dhe atij shtetëror sërish i ndan, por Kosnett beson se Albini është i matur…, që do të thotë se mund të ketë përmirësime. Kë mund të besojmë?

Kuptohet se Albin Kurti do të shikohet në momentin e parë kur t’i vihet para syve mali me dosje, që pret një arsyetim dhe zgjidhje për të cilën, nuk është se mund të ndryshojë shumë nga paraardhësit e tij, përveç mënyrës së justifikimit së akteve të nënshkruara. Ndërkohë që Albin Kurti, kryeministër punën më të madhe do ta ketë me Albinin opozitar. Në një farë mënyre përbën dhe boshtin e mëdyshjes që shqiptari i politikës e kalon sipas mënyrës së tij, por që në një farë mënyre tregon dhe besueshmërinë reale. Dhe, e gjitha pështjellohet në faktin se LDK-ja do marrë me doemos copën që dëshiron, ç’ka do të thotë se Kosova do ketë shumë përcjellje të së shkuarës, që lidhen me luftimin e krimit e korrupsionit, kompetenca të Ministrisë së Punëve të Brendshme, që ata e kërkojnë me ngulm.

Duke qenë i dëshiruar dhe realisht duke e merituar postin e kryeministrit, Albini po noton i vetëm në një det mbushur me peshkaqenë të politikës shqiptare, që dinë të notojnë më mirë dhe më gjatë sesa ai. Nëse do të arrijë të kthehej dhe ai në një të tillë, atëherë mund të quhet lajm i mirë për Vetëvendosjen sepse kështu tek e fundit do hynë në sistem në Kosovë. Problem do mbeten vetëm qytetarët, që asnjëherë nuk do kuptojnë pse përshtatja në punë e një personi dhe e një partie të mbajë peng ëndrrën e tyre për ndryshim. Albin Kurti po vjen në poltronin e kryeministrit  si idealist dhe ndaj e ka të vështirë realitetin që flet ndryshe në përballjen me pritshmëritë ndaj tij. (Homo Albanicus)

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Reali “trullos” Interin, fitojnë Bayern dhe Atalanta

Përfundojnë ndeshjet e katërta në grupe të Champions League. Reali ka mundur Interin në “San Siro” me rezultatin e pastër 0-2. Ndeshja u zhbllokua...

Maradona ndërroi jetë, 5 fëmijët e tij “në luftë” për milionat

Vdekja e Diego Maradonës mund të shkaktojë një grindje familjare mbi pasurinë e tij ndërsa ai lë pas pesë fëmijë që i njohu si...

Zgjedhjet/ Duka: Po s’ka dakordësi me Bashën, do ketë me Patozin e Topallin

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste (PAA), Agron Duka, i ka dhënë mesazhe të qarta kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha. Teksa ka qenë i ftuar...

Gjermania zgjedh më 26 shtator 2021, pasuesin e Angela Merkel

Qeveria gjermane vendoi të mërkurën që më 26 shtator 2021 të zhvillojë zgjedhjet e përgjithshme për të zgjedhur kreun e ri të ekzekutivit që...

OKB: Dhuna e burrave ndaj grave është gjithashtu një pandemi

Në të gjithë botën të mërkurën u shënua Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave. Në shumë vende gratë thanë se bllokimet për shkak...