E hënë, 6 Dhjetor, 2021
11.5 C
Tirana

“Po të kisha benzinë, s’do ta kishit gjetur kurrë djalin”

Familjarët e Mateo Vasiut dhe qytetarët janë zhvendosur në qendër të qytetit, pas Gjykatës së Fierit. Me thirrjet ‘varje, varje’, qytetarët kanë marshuar deri në qendër të qytetit, duke u kërkuar personave të tjerë që të firmosin peticionin, për varjen e Klodian Çalamanit.

Drejtuesit e mjeteve kanë ndaluar, që të firmosin peticionin kundër monstrës që vrau dhe groposi 8-vjeçarin Mateo Vasiun.

Familjarët e 8-vjeçarit Mateo Vasiu, kanë nisur mbledhjen e firmave, duke kërkuar mbështetje nga qytetarët që autori të dënohet me vdekje. Kjo nismë është mbështetur menjëherë nga të pranishmit, ndërsa në kor qytetarët kanë thërritur: Të varet!

Vrasësi tregoi më herët çfarë kishte ndodhur, dhe mënyrën si e kishte kryer krimin. Por avokati Ermal Ahmataj, ka përcjellë të tjera të dhëna shokuese.

Ai foli në emisionin “Me Zemër të Hapur”, për vrasjen e 8-vjeçarit Mateo Vasiu, teksa ka treguar detaje të tjera tronditëse nga dëshmia e autorit të vrasjes. Klodiani ka thënë se nuk ka pasur benzinë, pasi do ta kishte djegur, për të mos e gjetur kurrë trupin.

Ermal Ahmataj gjithashtu u shpreh se një tjetër avokat, është caktuar për 38-vjeçarin, Klodian Çalamani. “Ka disa të dhëna që kanë dalë nga grupi i hetimit. Mësohet se ai ka thënë se nuk kisha benzinë, se po të kisha benzinë ju nuk kishit për ta gjetur kurrë djalin. Dua të them se Gjykata e Fierit ka caktuar “arrest me burg”, por kjo masë sigurie ndryshe nga çdo masë tjetër u bë në mungesë të autorit.

Është caktuar një avokat tjetër për çështjen e Klodian Çalamanit. Besoj se kjo ka qenë zgjedhja më e mirë nga situata e Prokurorisë dhe policisë, pasi do të kishim një situatë të paimagjinueshme nëse do të paraqitej në gjykatë”, ka thënë më tej ai.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E shkarkuat Bashën, e pastaj …?

Nga: Artur Ajazi Foltoristët dhe kryetari i tyre Sali Berisha, po numurojnë me padurim të madh, sa ditë dhe sa orë, kanë mbetur deri ditën...

Dy raste me Omicron në Greqi

Me variantin Omicron u diagnostikuan dy rastet e dyshimta që ishin futur në mikroskopin e studiuesve të Greqisë. Bëhet fjalë për dy shtetas që kishin...

Ne përmbytemi rregullisht, e nuk vëmë mend nga asnjë fatkeqësi

Nga: Mentor Kikia Ka ndryshuar klima o budallenj! Duhet të ndryshojmë dhe ne, ndryshe do të ngordhim. Vetëm pas një jave me reshje, vjen paralajmërimi i...

Jean Todt mbështet ndërtimin e automotoparkut në Elbasan

Më herët, kreu i DPSHTRR Blendi Gonxhe njoftoi se në Elbasan do të ndërtohet automotoparku i parë në Shqipëri, për të mundësuar edhe zhvillimin...

Nipi i deputetit me shokët në Dubai, Rrahman Rraja: Kam tre muaj pa folur me të

Deputeti socialist, Rrahman Rraja, ka reaguar për ngjarjen e zbardhur sot nga Policia e Lezhës ku i përfshirë në grabitjen me armë ishte nipi...