E hënë, 6 Dhjetor, 2021
11.5 C
Tirana

Çfarë e pret PD-në pas dy Kongreseve në një javë?

Nga: Mentor Kikia

-Nuk do të ketë Kuvend në datën 11 dhjetor- thonë Basha dhe mbështetësit e tij.

-Nuk do të ketë Kuvend në datën 18 dhjetor- thonë Berisha dhe mbështetësit e tij.

-Berisha e akuzon Bashën, për aleancë me Ramën në dëm të opozitës.

-Basha e akuzon Berishën se po bashkëpunon me Ramën për shkatërrimin e PD-së.

Në fakt Ramës, nuk i duhet të bëjë asgjë, pasi vetë Basha dhe Berisha, janë duke “bashkëpunuar” për ti vënë kazmën PD-së. Ai që do të marrë selinë në fund, mund ta bëjë edhe motel.

Secili pretendon se Kongresi i tij do të bëjë partinë më të fortë. Por pas dy Kongreseve, ku secili do të pretendojë se ka shumicën e delegatëve, PD nuk do të jetë më e fortë, përkundrazi.

Ka vetëm një mundësi që PD të mbetet gjallë. Një proces i vërtetë zgjedhor, demokratik, me një fushatë reale për të shpalosur idetë dhe projektet. Të jeni të sigurtë se nuk do të fitojë as Berisha e as Basha. Berisha e ka mbyllur ciklin me kohë. Basha e tregoi se nuk shkon dot më larg.

Do të thoni me vrap: Po kush do të fitojë, hë kush?

Ka njerëz të aftë e të zotë, që këta nuk kanë lënë të ngrejnë kokë.

Nëse nuk realizohet kjo, PD do të prodhojë tri grupime. Njëri me kryetar Berishën, njëri me kryetar Bashën e një tjetër pa kryetar, por njerëz të dëshpëruar që nuk do të duan t’ia dëgjojnë më emrin as Berishës e as Bashës e as vetë PD-së.

Lexo edhe :   Me çmontimin e Uzinës së Naftës në Ballsh, merr fund lufta kundër komunizmit
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E shkarkuat Bashën, e pastaj …?

Nga: Artur Ajazi Foltoristët dhe kryetari i tyre Sali Berisha, po numurojnë me padurim të madh, sa ditë dhe sa orë, kanë mbetur deri ditën...

Dy raste me Omicron në Greqi

Me variantin Omicron u diagnostikuan dy rastet e dyshimta që ishin futur në mikroskopin e studiuesve të Greqisë. Bëhet fjalë për dy shtetas që kishin...

Ne përmbytemi rregullisht, e nuk vëmë mend nga asnjë fatkeqësi

Nga: Mentor Kikia Ka ndryshuar klima o budallenj! Duhet të ndryshojmë dhe ne, ndryshe do të ngordhim. Vetëm pas një jave me reshje, vjen paralajmërimi i...

Jean Todt mbështet ndërtimin e automotoparkut në Elbasan

Më herët, kreu i DPSHTRR Blendi Gonxhe njoftoi se në Elbasan do të ndërtohet automotoparku i parë në Shqipëri, për të mundësuar edhe zhvillimin...

Nipi i deputetit me shokët në Dubai, Rrahman Rraja: Kam tre muaj pa folur me të

Deputeti socialist, Rrahman Rraja, ka reaguar për ngjarjen e zbardhur sot nga Policia e Lezhës ku i përfshirë në grabitjen me armë ishte nipi...