E premte, 3 Prill, 2020
10 C
Tirana

Po kërcënon gjithë Evropën, a mund të frenohet koronavirusi

Lexo edhe ...

Kina mban sekret masën e shpërthimit të koronavirusit

Sipas një raporti të shërbimeve sekrete të SHBA-së përgatitur për Shtëpinë e Bardhë, Pekini e ka ulur numrin e rasteve të të infekturave me...

Shqiptarët vazhdojnë ritualin e shëtitjeve, ja çfarë ka bërë policia gjatë 24 orëve të fundit

Policia e Shtetit vijon me misionin për të parandaluar të gjitha rastet abuzive, lidhur me masat e ndërmarra nga ana e qeverisë për COVID-19....

Drejtori i Napolit i lumtur për Rrahmanin: Mbrojtës i zoti dhe organizator

Napoli nuk priti gjatë por në merkaton e janarit siguroi shërbimet e Amir Rrahmanit. Mbrojtësit iu desh vetëm një sezon në Serinë A për...

Merkato nuk njeh pushim,mesfushori i Juventus me valixhe në duar

Merkato e futbollistëve nuk njeh pushim dhe vazhdon edhe në këto kohë kur sporti është ndalur. Së fundmi, mediat angleze bëjnë me dije se...

Nga Barbie Latza Nadeau “Daily Beast”

Romë- Fjala karantinë, vjen nga dialekti venecian i shekullit XVII-të që do të thotë “40 ditë”, aq sa ishte edhe koha që anijet duhej të qëndronin në izolim, para se të hynin në porte të caktuara italiane, gjatë pandemisë së murtajës, së njohur si Vdekja e Zezë.

Tani ky term është duke u përdorur sërish në Itali, për të përshkruar reagimin e fortë të qeverisë ndaj koronavirusit të njohur shkurt si COVID-19, që ka mbërritur në vend me dhjetëra raste të konfirmuara. Më shumë se 50.000 italianë që jetojnë në 10 komuna, janë izoluar.

Ata kërcënohen me burg ose gjobë nëse largohen nga shtëpitë e tyre, dhe kjo për shkak të shfaqjes më të madhe të koronavirusit jashtë Azisë. Qytetet, të gjitha në veri të vendit, janë izoluar nga pjesa tjetër e Italisë. Madje as trenat nuk lejohen të kalojnë më aty.

Shërbesat fetare janë anuluar. Tre ndeshje të rëndësishme të futbollit në Serie A janë shtyrë, ndërsa shkollat dhe kopshtet ​​janë mbyllur që të gjitha për një të periudhë të paparashikueshme. Cilido që i kundërshton kufizimet e vendosura nga autoritetet, përballet me 3 muaj burg, ose me një gjobë rreth 250 dollarë.

Por në mbarë vendin, paranoja është duke u përhapur shumë më shpejt se sa virusi. Stilisti i famshëm Xhorxho Armani, lajmëroi në Twitter se do të mbajë me dyer të mbyllura sfilatën e tij të koleksionit të veshjeve “Vjeshtë 2020” këtë javë në Milano.

Ndërkohë kryetari i Bashkisë së Milanos, një qytet me më shumë se 1.3 milionë njerëz, njoftoi të dielën mbylljen për të paktën 1 javë të të gjitha shkollave ​​dhe universiteteve, edhe pse qyteti nuk është vënë ende në karantinë. Në Romë, taksistët në Aeroportin Fiumiçino, ishin tejet nervozë dhe kishin refuzuar t’u shërbenin klientëve aziatikë. Ndërsa në Torino, një grua kineze raportoi se ishte sulmuar fizikisht në rrugë, vetëm për shkak të kombësisë.

Kryeministri italian Xhuzepe Konte, bëri me dije pezullimin e të gjitha ekskursioneve shkollore brenda dhe jashtë vendit. Mateo Salvini, drejtuesi i partisë së ekstremit të djathtë, Lega, kërkoi mbylljen e kufirit, edhe pse vendet që kufizojnë Italinë, ka të ngjarë të mendojnë të njëjtën gjë nga ana e tyre.

Një shpërthim i tillë i gjerë i koronavirusit, ka të ngjarë të ketë shumë shpejt ndikim në të gjithë Evropën Perëndimore, nëse jo me vetë sëmundjen, me masat paraprake që janë marrë në përpjekje për ta frenuar përhapjen e mëtejshme të tij.

Që nga e premtja, autoritetet italiane kanë konfirmuar më shumë se 130 raste të reja, përfshirë 2 viktima në veri të vendit. Tre persona, përfshirë 2 turistë kinezë, të cilët u konfirmuan pozitivë në Romë muajin e kaluar, janë shëruar tashmë, dhe nuk besohet se janë më ngjitës.

Një turist kinez vdiq në Francë në fillim të këtij muaji. Por vdekjet në Itali, përfaqësojnë evropianët e parë të vrarë nga virusi. Të dy viktimat ishin në të 70-at e tyre. I pari ishte një burrë që vdiq në spital, dhe që vuante nga probleme të tjera të frymëmarrjes.

E dyta ishte një grua, që u gjet e vdekur në shtëpinë e saj të shtunën në mëngjes, pa e ditur që ishte prekur nga virusi. Nuk dihet se sa njerëz, mund të kenë qenë në kontakt me të. Përhapja e shpejtë e sëmundjes, dhe pasiguria se si ajo mbërriti në Itali, është veçanërisht shumë shqetësuese.

Në qytetin verior Kodonjo në afërsi të Milanos, 39 personat që rezultuan të parët pozitivë, kanë lidhje me spitalin lokal dhe të ashtuquajturin “Pacienti Zero”, që mendohet se e ka sjellë koronavirusin nga Shangai. Por problemi është se “Pacienti Zero”, nuk rezultoi asnjëherë pozitiv ndaj virusit të rrezikshëm.

Autoritetet mendojnë tani se ai mund të ketë qenë një bartës i heshtur, duke infektuar një mik të quajtur “Pacienti Një”, lidhja e vetme e të cilit me Kinën ishte të qenit mik i “Pacientit Zero”. Në fillim, autoritetet shëndetësore italiane menduan se “Pacienti Zero” e kishte virusin, dhe më pas u shërua.

Por ata e pranuan se në fakt mund të kishte një burim tjetër. Është e qartë se kjo nuk është një shkencë e përsosur. Mëngjesin e të dielës, guvernatori i rajonit të Lombardisë, Atilio Fontana, konfirmoi se 89 persona kishin testuar pozitivë ndaj koronavirusit, dhe një numër shumë më i madh por i pa specifikuar, u përmendën si raste të dyshimta.

Vatra e dytë e nxehtë, ndodhet në rajonin e Venetos pranë Venecias. Qyteti historik, po kremton Karnavalet, por këtë vit turma e spektatorëve është më e vogël. Dymbëdhjetë njerëz në këtë rajon kanë rezultuar pozitivë, edhe pse asnjëri prej tyre nuk ka qenë ndonjëherë në Kinë, apo aq sa dihet deri tani, të ketë qenë në kontakt me ndonjë të sëmurë me simptoma të dukshme.

Tetë kinezë, dy prej të cilëve u kthyen nga Vuhani nëpërmjet Gjermanisë, janë vënë nën karantinë, por ata nuk kanë rezultuar pozitivë.

Mbetet ende e paqartë nëse grupi i të prekurve do të rritet apo jo. Rastet e tjera të konfirmuara në Torino dhe Milano mëngjesin e të dielës, kanë përhapur më tej panikun. Mbyllja e qendrave të mëdha metropolitane, do të shkaktonte një katastrofë logjistike dhe ekonomike. Kryeministri Konte thotë se situata është “dinamike”, teksa ajo do të rivlerësohet kohë pas kohe./TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria



Të fundit

Kina mban sekret masën e shpërthimit të koronavirusit

Sipas një raporti të shërbimeve sekrete të SHBA-së përgatitur për Shtëpinë e Bardhë, Pekini e ka ulur numrin e rasteve të të infekturave me...

Shqiptarët vazhdojnë ritualin e shëtitjeve, ja çfarë ka bërë policia gjatë 24 orëve të fundit

Policia e Shtetit vijon me misionin për të parandaluar të gjitha rastet abuzive, lidhur me masat e ndërmarra nga ana e qeverisë për COVID-19....

Drejtori i Napolit i lumtur për Rrahmanin: Mbrojtës i zoti dhe organizator

Napoli nuk priti gjatë por në merkaton e janarit siguroi shërbimet e Amir Rrahmanit. Mbrojtësit iu desh vetëm një sezon në Serinë A për...

Merkato nuk njeh pushim,mesfushori i Juventus me valixhe në duar

Merkato e futbollistëve nuk njeh pushim dhe vazhdon edhe në këto kohë kur sporti është ndalur. Së fundmi, mediat angleze bëjnë me dije se...

Marlon Brando, gjiganti i kinematografisë botërore 

Një nga përfaqësuesit më të mirë të metodës së re të aktrimit, që u zhvillua në kinemanë amerikane të viteve 1950 (metoda e famshme...
Kthehu
WhatsApp KONTAKTO TT