pusulabetcasibomcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabettaraftarium24royalbetjustin tvmeritkingtaraftarium24justin tvgrandpashabet güncel girişjustin tvjustin tvtaraftarium24taraftarium24betparkbettiltcasibomcasinoroyalroyalbetmatbet girişgrandpashabet güncel girişenbetjojobetenbetenbetcasibompasacasinopusulabetjojobet canlıcasinomilyoncasinomilyon girişcasinomilyoncasinoroyal girişcasinoroyalholiganbet girişholiganbetholiganbet girişcasinomilyoncashwin griişholiganbetibizabet girişwbahiscratosroyalbet girişcashwingrandpashabet girişcratosroyalbetmarsbahis girişmatbet girişcasinoroyalbettiltbettiltsekabet girişpusulabet girişcasinomilyoncasinoroyalbetsalvadorteosbet1winbetgitromabetgameofbetcratosroyalbetgrandpashabetimajbet girişimajbetgrandpashabetJojobetcasibompasacasinobetkanyoncasibomcasibom girişgrandpashabettipobetgates of olympusligobetdeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusuCasibomgrandpashabetcratosroyalbetibizabetcasinomilyoncasinoroyalholiganbethititbetteosbetcashwinbetgitromabetbetsalvadorjojobetCasibomikimislicratosroyalbetjojobetromabet
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kosovo

27-vjetori i çlirimit të Prishtinës/ Veteranët marshojnë, kërkojnë lirimin e ish-krerëve të UÇK-së

1 orë ago
in Kosovo

Ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të veshur me uniformat e UÇK-së, marshuan në sheshet e kryeqytetit, Prishtinë, me rastin e 27-vjetorit të çlirimit, ndërsa kërkuan lirimin e ish-krerëve që po gjykohen në Hagë.

Ata thanë se lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe se ish-drejtuesit e saj po përballen padrejtësisht me procesin gjyqësor në Hagë. Veterani i luftës, Agim Pllashniku, protestoi para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, ku vendosi edhe fotografi të ish-krerëve të UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Gjatë protestës, Pllashniku kundërshtoi deklaratat e kryeministrit Albin Kurti ndaj ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, duke thënë se ai duhet t’u kërkojë falje atyre, veteranëve të luftës dhe familjeve të dëshmorëve.

“Na jemi çlirimtarë, sepse e kemi çliruar Prishtinën dhe e kemi çliruar Kosovën. Themeluesit e UÇK-së po mbahen prej gjashtë vitesh në Hagë padrejtësisht, në paraburgim, me aktakuza që, sipas nesh, mbështeten në pretendime të Serbisë. Këta janë themelues të UÇK-së, nuk janë zullumqarë; duhet ta dijë edhe Albin Kurti se ata janë çlirimtarë. Albin Kurti duhet të na kërkojë falje neve, së pari këtyre që janë në burg tani, e pastaj të gjithë veteranëve, familjeve të dëshmorëve, invalidëve të luftës dhe familjeve të viktimave të masakrave”, tha Pashniku.

Para nisjes së marshit, u zhvilluan homazhe te shtatorja e heroit Zahir Pajaziti, ku morën pjesë veteranë të luftës së UÇK-së, si dhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Ndërkohë, më herët, Kuvendi Komunal i kryeqytetit mbajti një seancë solemne kushtuar të rënëve për liri dhe rrugëtimit të Kosovës drejt shtetësisë. Seanca nisi me një minutë heshtje, ndërsa mes të pranishmëve ishin edhe ish-komandantë të luftës, si Rrustem Mustafa – Remi, Latif Gashi dhe Fatmir Sopi.

“Çlirimi i kryeqytetit dhe i gjithë Kosovës përmes luftës çlirimtare dhe zbarkimit të NATO-s në Kosovë nuk është vetëm një tregim për të kaluarën tonë të lavdishme, por edhe një udhërrëfyes për të ardhmen dhe drejtimin strategjik që duhet të ndjekë Kosova”, tha Mustafa.

Njëzet e shtatë vjet më parë, forcat kriminale ushtarake dhe paramilitare serbe u tërhoqën nga Kosova, duke shënuar fundin e pushtimit serb. Ushtria serbe u detyrua të tërhiqej pas luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në terren dhe bombardimeve të NATO-s, të cilat e detyruan të nënshkruante Marrëveshjen e Kumanovës më 9 qershor 1999, duke i dhënë fund konfliktit të armatosur në Kosovë.

TË LIDHURA

Kosovo

Numërimi i votave në Kosovë, ja cilët janë kandidatët më të votuar në partitë kryesore

10:18 | 10/06/2026
Kosovo

Vjosa Osmani: Qytetarët duan kompromis, ne jemi gati të bashkëpunojmë

18:00 | 09/06/2026
Screenshot
Kosovo

Numërimi i votave në Kosovë, diaspora mund të përcaktojë qeverinë e re

22:59 | 08/06/2026
Next Post

U kapën me arsenal armësh në Tiranë, Gjykata lë në burg katër të arrestuarit

Spiropali në Bundestag: Miqtë tanë janë të rëndësishëm, por transformimi varet nga ne

“Maskara, je një maskara”, përplasje verbale me ministrin, Shehaj përjashtohet nga seanca







JU REKOMANDOJMË

Në pritje të ëmbël për herë të dytë, Dafina zbulon gjininë e bebit përmes Daskanit

20:27 | 10/06/2026

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit: Shakaj më tha ….

13:38 | 10/06/2026

E rëndë në SHBA/ 28-vjeçarja vritet nga ish-bashkëshorti, ai më pas kryen vetëvrasje

08:52 | 05/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Kryesore

Shkodër/ Shoferi përplas me makinë 4 persona pas një sherri, zbardhen detajet e ngjarjes

by mirseda
16:37 | 11/06/2026
0

Një ngjarje e rëndë është regjistruar disa net më parë pranë Kishës së Madhe në Shkodër, ku...

“Maskara, je një maskara”, përplasje verbale me ministrin, Shehaj përjashtohet nga seanca

16:21 | 11/06/2026

Spiropali në Bundestag: Miqtë tanë janë të rëndësishëm, por transformimi varet nga ne

16:19 | 11/06/2026

U kapën me arsenal armësh në Tiranë, Gjykata lë në burg katër të arrestuarit

15:47 | 11/06/2026

27-vjetori i çlirimit të Prishtinës/ Veteranët marshojnë, kërkojnë lirimin e ish-krerëve të UÇK-së

15:33 | 11/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com