Në fund të majit pritet hapja e plazhit për të gjithë pushuesit.
Në një intervistë për “Tv Klan”, drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Kornelia Ferizaj thotë se në bashkëpunim me strukturat akomoduese edhe me subjektet e plazhit janë marrë masat për distancimin fizik.
Në plazhet ku çadrat do të jenë 3.5 metra larg njëra-tjetrës do të jetë vrojtuesi i plazhit ai që do të merret me zbatueshmërinë e masave. Edhe në ujë pushuesit nuk do të lejohen më afër se 3.5 metra.
Në strukturat akomoduese, ushqimi nuk do të jetë me vetëshërbim, por çdo pushuesi do i serviret në dhomën e hotelit.
Ndërsa koordinatori shëndetësor do të merret me matjen e temperaturës në mëngjes dhe darkë për turistët e hotelit. /Tv Klan