COVID-19 në Itali/ Bilanci i viktimave në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit, 165 persona kanë ndërruar jetë nga koronavirusi në Itali.

Autoritetet përkatëse bëjnë me dije se numri i viktimave dhe rasteve të reja është në rënie.

Raportohet se janë regjistruar vetëm 802 raste të reja me COVID-19.

Vlen të theksohet fakti se shteti fqinj ka filluar të aplikojë fazën e hapjes.

Këtë javë, italianët kanë qenë në gjendje të kryenin ushtrime fizike në natyrë për herë të parë pas disa javësh.

Ata janë lejuar të vizitojnë të afërmit brenda rajonit të tyre.

Ndërkohë kishat katolike po përgatiten për rihapjen në 18 maj, por do të ketë distancë të rreptë sociale dhe besimtarët duhet të veshin veshje mbrojtëse.