E diel, 28 Nëntor, 2021
12.5 C
Tirana

Piloti vra*ës bleu tokën me paratë e vjehrrës, shokon kapiteni i anijes

Të dhëna të tjera shokuese formojnë pjesën tjetër të ngjarjes së rëndë në Greqi, ku burri vrau pa pikë mëshire bashkëshorten në sy të foshnjes së tyre 11 muajsh. Ngjarja tronditi mbarë opinionin publik, e ndërsa familjarët e së ndjerës i kishin dhënë para edhe për funeralin.

Piloti vrasës i kishte kërkuar lekë prindërit të së ndjerës, edhe për funeralin. Kapiteni i anijes që transportoi pilotin Babis Anagnostopoulos nga vendi ku mbahej përkujtimorja për të shoqen në GADA ku ai rrëfeu vrasjen para hetuesve, ka treguar si ai ishte gjithë kohës duke buzëqeshur.

“Nuk kam parë aktor më të mirë. Ai po buzëqeshte si të ishte duke bërë shëtitje në det”, deklaroi ai.

Dimitris Anthimos tha se nuk ishin njoftuar për të nxjerrë njerëzit në xhiro, por për një operacion policor të fshehtë dhe të mirëorganizuar. Ai dhe anëtarët e tjerë të bordit nuk e dinin as emrin e personit që do transportonin. Ata e kuptuan që ishte burri i Caroline.

Fillimisht policia kishte menduar transportimin e tij me helikopter, ndërsa më pas e shmangën këtë opsion për shkak se nuk donin ta linin atë të fluturonte me një mjet që e njeh me sy mbyllur. Sipas Protothema, 6 ditë para vrasjes së Caroline, piloti bleu një tokë në emrin e tij me paratë që kishte marrë nga nëna e gruas së tij.

Lajmi u konfirmua për SKAI nga avokati i familjes, Thanasis Harmanis. Nga ana tjetër, psikologia e çiftit zbuloi se Caroline i kishte thënë bashkëshortit se do të divorcoheshin para se të fillonin seancat tek ajo.

“Caroline kishte vendosur të divorcohej, dhe erdhi tek unë për ta këshilluar se si ta trajtonte prishjen e martesës së saj. 20-vjeçarja nuk pranoi të kishte marrëdhënie me prindërit e bashkëshortit të saj, dhe nuk e kishte fshehur dëshirën për të lënë shtëpinë”, ka thënë ajo.

Gjithashtu Caroline kishte vendosur që të mos e pagëzonte vajzën e tyre, Lidia, në Athinë por në Filipine, vend nga ku edhe kishte origjinën. 32-vjeçari Babis Anagnostopoulos ndodhet pas hekurave, pasi pranoi vrasjen e bashkëshortes së tij, Caroline Crouch. Ai u arrestua 37 ditë pasi mbyti të shoqen dhe u mundua ta fshihte krimin, duke sajuar një grabitje.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Masakrimi i masakrës

Nga: Luçiano Boçi  Kur ndodh një krim, gjëja kryesore që bëjnë autorët është djegia e mjeteve me të cilat kryhet krimi. Pra asgjësohet vetë krimi....

I ndaloi keçapin lojtarëve, kompania nuk ia përton Antonio Kontes

Emërimi i Antonio Kontes në krye të Totenhemit, solli ndryshime në klub. Tekniku i dha një vemendje të veçantë ushqimeve që konsumonin lojtarët, të...

FORMULA 1/ Presidenti ‘tradhton’ Shumakerin: S’është më i miri i historisë

Presidenti i FIA-s i ka befasuar të gjithë, duke mos e kurorëzuar si më të mirin ish-pilotin e tij në kohën e Ferrarit. Zhan...

Skandali me pagesat e UEFA-s, FSHF publikon “provat” e gabuara

Federata Shqiptare e Futbollit ka dalë sot me një tjetër qëndrim zyrtar rreth çështjes së skandalit të shpërndarjes së fondeve të UEFA-s, në mënyrë...

Kreu zbulime që e revolucionarizuan shkencën: Kush ishte Galileo Galilei

Në cilësinë e ”babait” themelues në fushën e fizikës dhe astronomisë, Galileo Galilei është i njohur për kontribute të panumërta në shkencë. Mendimtari italian,...