E diel, 28 Nëntor, 2021
12.5 C
Tirana

VIDEO/ Budapesti mbushet me flamujt e Shqipërisë

Flamujt e Shqipërisë kanë ‘pushtuar’ Budapestin, e kjo për një arsye madhore. Statuja e heroit tonë kombëtar, Gjergji Kastrioti Skënderbeu, do të vendoset në parkun qendror të Budapestit, përballë statujës së bashkëkohësit të tij, heroit të Hungarisë, Janosh Huniadit. Vendosja e bustit është nismë dhe dhuratë e Bashkisë së Tiranës për Budapestin. Ja se çfarë njofton Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj:

“Sapo në Budapest, për vendosjen më në fund të bustit të Skënderbeut në Parkun Qendror – dhuratë e Bashkia Tiranë për Bashkinë e Budapestit në shenjë të miqësisë mes dy heronjve tanë kombëtarë Gjergj Kastriotit dhe Janosh Huniadit”.

Në vitin 2016, në Tiranë është vendosur një pllakatë në nder të heroit hungarez, Janosh Huniadi.

Janosh Huniadi, heroi kombëtar i Hungarisë është nderuar në Tiranë me vendosjen e një pllakate përkujtimore, në afërsi të sheshit “Skënderbej”. Kjo pllakatë përkujtimore ishte në nderim të Huniadit, figurës së shquar politike të Evropës Qendrore e Juglindore të shekullit të XV-të dhe mikut te ngushtë të Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Në ceremoninë e organizuar me këtë rast, kryebashkiaku Veliaj e konsideronte si ‘detyrim ndaj një populli mik’ vendosjen në Tiranë të pllakatës, për udhëheqësin hungarez që luftoi ushtritë osmane, përkrah Skënderbeut.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Masakrimi i masakrës

Nga: Luçiano Boçi  Kur ndodh një krim, gjëja kryesore që bëjnë autorët është djegia e mjeteve me të cilat kryhet krimi. Pra asgjësohet vetë krimi....

I ndaloi keçapin lojtarëve, kompania nuk ia përton Antonio Kontes

Emërimi i Antonio Kontes në krye të Totenhemit, solli ndryshime në klub. Tekniku i dha një vemendje të veçantë ushqimeve që konsumonin lojtarët, të...

FORMULA 1/ Presidenti ‘tradhton’ Shumakerin: S’është më i miri i historisë

Presidenti i FIA-s i ka befasuar të gjithë, duke mos e kurorëzuar si më të mirin ish-pilotin e tij në kohën e Ferrarit. Zhan...

Skandali me pagesat e UEFA-s, FSHF publikon “provat” e gabuara

Federata Shqiptare e Futbollit ka dalë sot me një tjetër qëndrim zyrtar rreth çështjes së skandalit të shpërndarjes së fondeve të UEFA-s, në mënyrë...

Kreu zbulime që e revolucionarizuan shkencën: Kush ishte Galileo Galilei

Në cilësinë e ”babait” themelues në fushën e fizikës dhe astronomisë, Galileo Galilei është i njohur për kontribute të panumërta në shkencë. Mendimtari italian,...