Protesta e sotme e opozitës, e cila zgjati për 3 orë, ka pasur shume momente tensionimi.
Megjithatë, nuk ka munguar as argëtimi mes protestuesve. Një skenë pikante është kapur nga Tirana Today, në një nga tentativat e protestuesve për të carë kordonin e policisë të vendosur para Parlamentit.
Siç duket në pamje, protestuesit por edhe ish-deputeti Paloka, argëtohen në shtyrje e sipër, teksa ia plasin së qeshurës me njëri-tjetrin.
Protestuesit kanë tentuar disa herë të çajnë kordonin, por nuk ia kanë arritur. Në fund, protesta u mbyll te selia blu, me fjalën e kryedemokratit Basha./ Tirana Today