Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Përse duhet menduar seriozisht “Republika e Re”?

9 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Përse duhet menduar seriozisht “Republika e Re”?

Elvin Luku/Kur dikush prezantohet si gazetar, në mënyrë të pavetëdijshme lexuesi apo shikuesi sheh tek ai aleatin më të madh, oponentin e egër të pushtetit, sheh individin që do të artikulojë dhe mbrojë interesin publik.

Kështu duhet të jetë, të paktën, koncepti ideal mbi gazetarin dhe gazetarinë!

Megjithatë, nuk ndodh gjithnjë kështu, aq më pak në Shqipëri!

Mjafton të ndjekësh debatet talk show apo të lexosh rubrikat e opinioneve në gazeta e portale për të kuptuar që këtu te ne, gazetarët, analistët e opinionistët janë të ndarë majtas dhe djathtas.

Kjo është më e pakta!

Mund të jesh gazetar me bindje të majta dhe të mbrosh interesin publik, sikundër, mund të frymëzohesh nga mendimtarë të djathtë por përsëri, si gazetar, duhet të mbrosh interesin publik.

Dhe, deri këtu, nuk ka asgjë të keqe: Gazetari mbron interesin publik sipas asaj që ai e kupton si të drejtë, të paanshme, objektive, të saktë etj.

Problemi fillon kur gazetarët ndahen majtas dhe djathtas kur debatojnë, artikulojnë dhe shkruajnë.  Pra, kur vihen në shërbim të njërës apo tjetrës parti, kundër interesit publik! Ky është rasti shqiptar!

Ka akoma!

Është për tu habitur sesi ata (gazetarët) që duhet të jenë zëdhënës të opinionit publik, sulmojnë, fyejnë, provokojnë, madje dhe “shatazhojnë” virtualisht (dhe jo vetëm) zërat që dalin e flasin pro këtij interesi, pra, pro publikut. Ky është fundi i gazetarisë!

Megjithatë, pa rënë në pesimizëm, duhet thënë se ka rreth tre muaj që fjala kyçe e debatit publik është “Republika e Re”!

Megjithëse, kam ndjekur dhe lexuar më vëmendje pjesën më të madhe të emisioneve dhe shkrimeve nga kolegë, më ka bërë përshtypje se përse gazetarët nuk kanë ngritur asnjë pikëpyetje, rreth këtij koncepti, ose, të paktën të sqarojnë sesi duhet kuptuar “Republika e Re”, përtej Ramës, Bashës, Metës, Idrizit, Blushit, Dukës, me pak fjalë, përtej klasës politike shqiptare.

Personalisht, si gazetar, ka vite që bluaj disa pyetje në mendje, të cilat, sipas gjykimit tim përkojnë dhe me konceptin e “Republikës së Re”.

Siç thashë, përtej Ramës dhe Bashës, është në interes të opinionit publik të dijë se;

-Çfarë të drejtash ka sot një qytetar shqiptar?

-A mundet një qytetar i kualifikuar të konkurrojë dhe fitojë një vend pune në administratë, pa qenë nevoja të jetë anëtar i njërës apo tjetrës forcë politike?

-Pse qytetari i Tiranës, i cili voton një herë në katër vjet dhe nuk pyetet për parkun, lokalin, lulishten, pallatin që do ndërtohet më lejen e bashkisë në lagjen apo qytetin ku banon?

– Çfarë përfaqësimi dhe përfshirje të drejtpërdrejtë ka qytetari sot në vendimmarrjen qendrore dhe lokale?

– Sa herë janë thërritur dhe pyetur qytetarët shqiptarë në referendume lokale e kombëtare?

– Ç’punë ka kryetari i një bashkie të bëjë fushatë për zgjedhjet parlamentare?

– A duhet një ministër të thërrasë dhe bëjë fushatë më mësuesit, policët, mjekët, punonjësit socialë etj.

– A e dimë ne kë deputet votojmë?

– Pse deputetët e listave ndërrohen nga një zonë në tjetrën, duke mos pasur më mundësi të ballafaqohen me qytetarët për premtimet e pa mbajtura?

– Pse pushteti duhet ndarë si një tortë në tavolinë: Ti kryeministër, unë president, ti doganat, unë transportin?

– Pse dorëheqja e kryetarit të bashkisë, ministrit apo edhe e kryeministrit është kaq tabu?

– Pse elitat në politikë, në media, në arsim nuk qarkullojnë, ose edhe kur ka emra të rinj vijnë nga baza e partisë?

– Pse pjesëmarrja e qytetarëve dhe grupeve të interesit është inekzistente, sa për sy e faqe?

– A ka sot gazetari, në kuptimin e raportimit pa kurrfarë droje dhe frike për vendin e punës, pavarësisht asaj që raportohet?

– Përse gazetarët, 90 % e të cilëve në të zezë dhe pa sigurime, nuk kanë forcë të ngrihen dhe flasin kundër kësaj padrejtësie?

– Pse ka biznese që figurojnë me bilanc negativ dhe nuk falimentojnë? Si është e mundur?

Këto janë vetëm disa prej pyetjeve që qytetarët shtrojnë çdo ditë, por që, mirë apo keq, përkojnë dhe me “Republikën e Re”, të kundërtën e të cilës media na i përcjell si spektakël televiziv.

Rama apo Basha, Meta apo Idrizi, Blushi apo Bojaxhi, pak rëndësi ka, se kush e ndërmerr i pari hapin për një ndryshim radikal të këtij teatri politik, që qytetari e ndjek vetëm si shikues.

Ajo që qëndron mbi të gjitha është se qytetarët, jo vetëm që duhet forcojnë të drejtën e fjalës, si akti më minimal i demokracisë, por të rifitojnë të drejtën për t’u dëgjuar.

Më pak fjalë: T’i kthejmë Cezarit (qytetarëve) atë që i takon Cezarit!

Tags: bashablushicezarielvin lukugazetaretidrizikryeministrikryetari i bashkiseMetaopinioni publikramaRepublika e ReTirana

TË LIDHURA

“Ligjet të mos miratohen sa për të kënaqur BE-në”, Schieder: PE nuk komenton çështje juridike
Aktualitet

“Ligjet të mos miratohen sa për të kënaqur BE-në”, Schieder: PE nuk komenton çështje juridike

10:17 | 30/01/2026
Raportuesi i PE, Schieder: Shqipëria të fuqizojë luftën kundër korrupsionit, mbështesim punën e SPAK
Editorial - Opinione

Raportuesi i PE, Schieder: Shqipëria të fuqizojë luftën kundër korrupsionit, mbështesim punën e SPAK

09:46 | 30/01/2026
Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit
Të Gjitha

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit

11:13 | 27/01/2026
Next Post
Durrës, vetëvritet në banesë me armën e shërbimit, policja 23-vjeçare  

Durrës, vetëvritet në banesë me armën e shërbimit, policja 23-vjeçare  

The OSCE secretary provides support in the process of implementing reforms

The OSCE secretary provides support in the process of implementing reforms

Ivica Daçiç: Politikanët shqiptarë janë kërcënimi kryesor i paqes dhe stabilitetit

Ivica Daçiç: Politikanët shqiptarë janë kërcënimi kryesor i paqes dhe stabilitetit







JU REKOMANDOJMË

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

19:29 | 04/02/2026
Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

21:10 | 28/01/2026
Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

21:38 | 02/02/2026
Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

13:27 | 30/01/2026




TË FUNDIT

BE e gatshme të rifillojë punën për marrëveshjen e tarifave me SHBA-në
Bota

BE e gatshme të rifillojë punën për marrëveshjen e tarifave me SHBA-në

by mirseda
22:21 | 04/02/2026
0

Parlamenti Evropian është gati të rifillojë punën për zbatimin e marrëveshjes së tarifave BE-SHBA pas uljes të...

Me probleme në frymëmarrje, shtrohet me urgjencë në QSUT ish-presidenti Alfred Moisiu

Me probleme në frymëmarrje, shtrohet me urgjencë në QSUT ish-presidenti Alfred Moisiu

22:00 | 04/02/2026
Tentoi të vriste presidentin Donald Trumpin, Ryan Routh dënohet me burgim të përjetshëm

Tentoi të vriste presidentin Donald Trumpin, Ryan Routh dënohet me burgim të përjetshëm

21:58 | 04/02/2026
Rekordi në ndeshjen e Champions për të rinjtë, 50 mijë tifozë në stadium

Rekordi në ndeshjen e Champions për të rinjtë, 50 mijë tifozë në stadium

21:55 | 04/02/2026
Disa tërmete në juglindje, më i forti 4.1 ballë – situata nën monitorim

Disa tërmete në juglindje, më i forti 4.1 ballë – situata nën monitorim

21:16 | 04/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com