E martë, 28 Shtator, 2021
17.5 C
Tirana

Përplasja te “Petro Nini”/ Ish-pronari i truallit: Mos duhet të pres dhe 20 vite të tjera? Banorët më dolën nga fjala!

Ish-pronari i truallit të godinës në zonën e “Petro Ninit” , Aleksandër Gavoçi, në një lidhje telefonike për “Ora News” thotë se banorët atje nuk iu përmbajtën marrëveshjes që kishin me të, për tu vënë në dispozicion një kat të pallatit që do të ndërtohet. “Kam pasur një marrëveshje që nuk është respektuar para 5 vitesh nga këta banorë. Nëse do t’u ndërtonte, ata do të merrnin një kat të gjithin dhe kjo është nënshkruar para noterit. Ata nuk pranuan ta respektonin, kërkonin më tepër duke na nxjerrë jashtë, duke na dëbuar, sharë dhe bërtitur dhe unë u detyrova që të vazhdojmë me ekzekutim”, tha ai.

Lidhur me situatën kaotike dhe nëse Përbarimi po vepron në paligjshmëri për llogari të tij, ai tha se ka mbi 20 vite në gjyqe. “Janë disa vendime të gjykatës që kanë marrë formën e prerë, jam tash 20-22 vjet nëpër gjyqe. Çfarë duhet të bëjë Përmbarimi, duhet ta ekzekutojë apo ta lënë edhe 20 vjet të tjera?”.

Ish-pronari i truallit konfirmoi po kështu se banorëve u ka ofruar zgjidhjen, e për këtë ka edhe dëshmitarë. Për të, marrëveshjet janë me letra dhe se vendimet e gjykatës duhet të respektohen.

“Unë u kam ofruar zgjidhjen gjithmonë atyre zotërinjve, kam shumë dëshmitarë. Të gjitha llojet. Është mirë të shihen letrat. Marrëveshjet janë me letra, shkeljet që janë bërë.

Nëse ajo pronë është e imja, unë do ta gëzoj. Vendimet e gjykatës duhet të respektohen, nëse ata kanë kundërshtime për vendimet, çfarë të bëj? Ato prona janë blerë nga gjyshi im, Ali Riza Kosova. Janë blerë që në vitin 1928, e kam dhe aktin para noterit që është blerë 1800 napolona floriri.

Janë sekuestruar në 1989 nga Italia fashiste. Janë kthyer në ’44 dhe janë sekuestruar përfundimisht nga regjimi i Enver Hoxhës në 1949. Në ’90 aplikuam si gjithë të tjerët, gjetëm letrat në arkivë.

Nëse ka një pikë dyshimi, jam i hapur ti verifikojmë. Këta zotërinjtë nuk pranuan ofertat nga unë, derisa arriti puna këtu. Unë kërkoj vetëm respektimin e vendimit të gjykatës”.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Berisha, nga Ryersoni tek Yuri Kim

Nga: Mentor Kikia Zhvillimet që po ndodhin tani në politikën shqiptare janë më të rëndësishmet që kanë ndodhur që nga vitet 1990-1992. Dhe kanë për...

Bërnabiq: BE nuk po bën asgjë, ose fare pak për situatën në Kosovë

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, tha se Bashkimi Evropian, në këtë moment, “nuk po bën asgjë, ose po bën fare pak” në lidhje me...

Dojna Mema i bashkohet ‘Big Brother Vip’, zbulohet pozicioni që i është besuar

“Big Brother Vip” starton në fillim të tetorit. Edhe ky edicion do të drejtohet nga Arbana Osmani. Revista “Vip Magazine” ka zbuluar se Dojna Mema...

Asnjë i dënuar për atentatin tek ‘Komuna e Parisit’, lihen të lirë dajë e nip

Viktor Marku dhe Sebastian Mali, të cilët akuzoheshin për vrasjen e Hekuran Billës, janë liruar nga qelia. Me vendim të Gjykatës, nga ‘arrest me...

“Qeveritë të takohen më shpesh”, akademiku Rexhep Qosja mesazh Ramës dhe Kurtit

Në ceremoninë e vlerësimit nga Edi Rama me titullin “Kordoni i Madh me Yllin e Medaljes”, të zhvilluar në Prishtinë, akademiku i njohur Rexhep...