Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria

Përplasja live/ Nëna: Tako vajzën! Babai: Duhet të pyes familjen

7 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Sot në emisionin “Me Zemër të Hapur” në “News24” është rikthyer 40-vjeçarja nga Korça, nënë e një vajze 6-vjeçare e cila dy ditë më parë rrëfeu se dy vite më parë është divorcuar nga bashkëshorti.

Gruaja kërkoi pensionin ushqimor për vajzën, pasi ish-bashkëshorti prej dy vitesh, sipas saj, e ka lënë në harresë të bijën. 40-vjeçarja rrëfeu se martesa kishte qenë e vështirë. Sipas saj familja e ish-bashkëshortit ka ndikuar tek ky fundit dhe se ajo është kërcënuar me jetë nga prindërit e tij.

Në një lidhje telefonike, ish-bashkëshorti e akuzoi gruan duke thënë se sipas tij ajo nuk ka qenë e sinqertë. Sot gruaja u rikthye në studio duke kërkuar përballje me ish-bashkëshortin. Ajo i ka kërkuar prokurën që ta lejojë atë të marrë vajzën në Itali, ku 40-vjeçarja ka gjetur mundësi punësimi.

“Vajza ime nuk e njeh babain. Unë dua pensionin për vajzën, jo për vete. Hap llogarinë në bankë në emër të vajzës, dhe t’i marrë ajo”, tha gruaja.

Por në një lidhje telefonike, babai i vajzës tha se divorci është bërë pa dijeninë e tij, dhe ndaj nuk është i gatshëm t’i përgjigjet. Ai ka treguar edhe problemet që çuan në këtë ndarje. “Para se të jem i gatshëm t’i japë prokurë kësaj zonje, dua të di si e mori ndarjen vetëm në gjykatë, ta marrë dhe prokurën. Jam vënë në dijeni për gjyqin pas 1 viti e gjysmë. Le të vazhdojë jetën e saj sipas dëshirës së saj. Ndodhi diçka krizë ekonomike mes familjes sime. Ajo zonjë dëshiroi të largohej nga jeta ime, ama nuk gjente dot mundësinë. Gjeti shkakun, arsyen dhe u largua. Kriza ekonomike. Kur u ktheva i detyruar nga Greqia, largohem në emigracion, në Maqedoni por menjëherë nisën problemet mes nesh”, tha babai i vajzës.

I pyetur se përse nuk e takon vajzën, ai fajësoi ish-bashkëshorten e tij.
“Pas një viti që e marr vesh që jam i divorcuar, e kam kërkuar vajzën por vajza kishte ikur. E kam kërkuar për një vit më thoshte jo jam këtej, jo në Itali”, tha ai. Por ish-bashkëshortja i ka drejtuar disa pyetje ‘live’ duke e akuzuar se i ka lënë pa bukë. “Ku ishe ti kur unë kërkoja të ikja në Itali për një jetë më të mirë për vajzën. Ku ishe kur unë isha pa bukë. Çfarë t’i them vajzës, që nuk të njeh”, tha ajo.

Pyetjes se nëse është e gatshme ta lejojë të atin të takojë vajzën, gruaja tha por, por duke kërkuar së pari një takim me të. “Takimin e parë do e kesh me mua, të dytin me vajzën”, tha ajo.

Por babai i vajzës nuk ka qenë i gatshëm të pranojë menjëherë për të takuar vajzën. Ai tha se duhet të komunikojë me familjen e tij dhe të mendohet. “Duhet të flas me familjen time, prindërit”, tha ai. /Balkanweb.com

 

Tags: Çiftiemisionindarjepensioni

TË LIDHURA

Aktualitet

Dita e pestë e protestës/Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë, gratë dhe fëmijët në krye

18:47 | 04/06/2026
Aktualitet

Rama në Vlorë miting me PS, por PD-ja organizon protestë në të njëjtën orë!

18:42 | 04/06/2026
Aktualitet

Tubimi në Tiranë, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

18:31 | 04/06/2026
Next Post

Lëndë narkotike mes patateve të ngrira, pranga dy trafikantëve shqiptarë

Nuk vesh rroba firmato, Aurela Gaçe “shkrinë” së qeshuri fansat me arsyen

Liria e protestave me snajper dhe vrasje/ Deklarata tronditëse e Berishës







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Dita e pestë e protestës/Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë, gratë dhe fëmijët në krye

by mirseda
18:47 | 04/06/2026
0

Ka nisur grumbullimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej” për protestën kundër projektit në Zvërnec. Me flamuj dhe...

Rama në Vlorë miting me PS, por PD-ja organizon protestë në të njëjtën orë!

18:42 | 04/06/2026

Mesfushori i Interit bën bilancin: Fituam dy trofe. E ardhmja? Respektoj kontratën

18:39 | 04/06/2026

Tubimi në Tiranë, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

18:31 | 04/06/2026

Kupa e Botës 2026 thyen çdo rekord, risitë që vijnë nga kompeticioni më i rëndësishëm

18:26 | 04/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com