Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Përpjekje për t’i ngjarë Trumpit, edhe si viktimë

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Ngërçi fallco për reformën zgjedhore në pritje të “pazarit”

Nga: Mero Baze

Sali Berisha ka “vënë alarmin” sot se qeveria do ti mbyll Facebook-un. Në fakt të gjithë e dimë që Facebooku nuk e ka selinë tek zyra e Edi Ramës, por tek ajo e Zukenbergut. Të gjithë e dimë që shumë prej atyre që janë në Facebook, ndëshkohen herë pas here, duke ua bllokuar Facebook-un për shkak të shkeljes së rregullave të Facebook-ut. Të gjithë e dimë po ashtu se Sali Berisha ka gjetur veten në Facebook, pasi më në fund, ai ka një mjet në dorë, që gjithë fantazitë e tij, përfshi dhe ato seksuale për kundërshtarët, i kthen në postime edhe pse i përgënjeshtrohen çdo orë.

Por edhe Sali Berisha i di të gjitha këto. Ai e di që nuk ja mbyll dot kush Facebook-un nga Tirana, e di po ashtu që Edi Rama, apo Ben Blushi, kanë interes që ai të jetë në Facebook, pasi kanë një gogol tua tregojnë njerëzve.

Por problemi që ka Berisha sot është vetidentifikimi i tij me Presidentin Trump si viktimë, duke u vetviktimizuar. I vetmi motiv që ai mendon se mund ti mbajë tani demokratët rreth tij, është marrja e pozës së një njeriu të sulmuar, siç është sulmuar sipas teorive të tyre, njeriu më i fuqishëm i botës Donald Trump. Në mendjen e tij, ajo që po i ndodh Trumpit është një mrekulli që ai ëndërron ti ndodh atij, që ai të ketë një turmë të madhe fanatikësh sa ai, që të sulmojnë qeverinë dhe presidentin, që ky ti udhëheq me facebook dhe pastaj …në djall të vejë! Le t’ia mbyllin!

Pastaj ëndërron atë pjesën e dytë, kur ai tu mbajë fjalim e tu thotë se Sorosi dhe komunizmi botëror kanë organizuar një komplot të madh kundër nesh, por ne do qëndrojmë, beteja vazhdon.

Në mendjen e tij në këtë prag fushate, është pikërisht menaxhimi i humbjes, dhe mënyra se si tu gjej një arsye mbështetësve trupshëlarë të tij, që të pranojnë edhe humbjen, edhe vazhdimin e udhëheqjes prej tij. Trumpi është rasti ideal. Ai do të vazhdoj të ketë fanatik pas vetes, fanatikë të lënduar nga ideja  e një komploti botëror kundër tyre.

Ndaj Berisha nxitoi që të vetshpallej viktima e dytë në botë pas Trumpit, që do ti mbyllet Facebooku. I duhet shumë sot një asocim me fatin e Trumpit, me idetë paranojake të komplotit ndërkombëtar kundër tij dhe vazhdimin e jetës pas “vdekjes politike” të 25 Prillit. Dhe i ka aq gati shumciën e tyre që do ta besojnë këtë, sa më duket sikur janë nisur qysh tani të mbushin “Bulevardin Trump” në Kamëz, për të nisur betejën.

Tags: Donald Trumpedi ramamero bazerrjetet socialesali berisha

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Darka luksoze në Dubai/ Vjen reagimi i qeverisë, çfarë do ndodhë të hënën

Darka luksoze në Dubai/ Vjen reagimi i qeverisë, çfarë do ndodhë të hënën

Imunizimi/ Sulçebe-Bratajt: Konsulto ekspertizën shkencore

Imunizimi/ Sulçebe-Bratajt: Konsulto ekspertizën shkencore

Nxënësit kthehen në bankat e shkollës, ministrja jep mesazhin e rëndësishëm

Nxënësit kthehen në bankat e shkollës, ministrja jep mesazhin e rëndësishëm







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
Trump: Do përfundojë në burg, rrjedhja rrezikoi misionin për pilotin në Iran

Trump: Do përfundojë në burg, rrjedhja rrezikoi misionin për pilotin në Iran

19:59 | 06/04/2026
Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026




TË FUNDIT

Projekti “Marina dhe Jahtet e Durrësit”/ Ndërhyrje në Portën nr. 4 të Portit, kufizim korsish
Aktualitet

Projekti “Marina dhe Jahtet e Durrësit”/ Ndërhyrje në Portën nr. 4 të Portit, kufizim korsish

by mirseda
09:13 | 08/04/2026
0

Autoriteti Portual Durrës ka nisur punimet sot në 8 prill në Portën nr. 4, pranë Urës së...

Trump shpalli armëpushim me Iranin, reagimet brenda SHBA-ve

Trump shpalli armëpushim me Iranin, reagimet brenda SHBA-ve

09:08 | 08/04/2026
I mbijetoi dy luftërave Botërore, sulmi rus shkatërron rezidencën historike ukrainase të shek 19-të

I mbijetoi dy luftërave Botërore, sulmi rus shkatërron rezidencën historike ukrainase të shek 19-të

09:06 | 08/04/2026
Kryeministri Rama promovon Samitin e Diasporës me videon e realizuar me IA

Kryeministri Rama promovon Samitin e Diasporës me videon e realizuar me IA

09:00 | 08/04/2026
Papa Leoni dënon kërcënimet e Trump ndaj Iranit: Të papranueshme

Papa Leoni dënon kërcënimet e Trump ndaj Iranit: Të papranueshme

22:39 | 07/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com