E martë, 26 Janar, 2021
4 C
Tirana

Imunizimi/ Sulçebe-Bratajt: Konsulto ekspertizën shkencore

Mjeku Genc Sulçebe ka shprehur qëndrimin e tij përkundrejt deklaratës së kreut të Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, i cili ka dalë kundër Akademisë së Shkencave në lidhje me studimin ku thuhej se 50% e popullatës në Tiranë e kanë kaluar Covid-19 dhe kanë antitrupa, duke thënë se kjo shifër është 20 ose 25%. Sulçebe, i cili edhe e ka drejtuar këtë studim së bashku me mjekun Alban Ylli, me anë të një postimi në Facebook, është shprehur se studimi u realizua në 2 faza dhe është programuar me parametra të rrepta shkencore.

Ai citon më tej se kriteri kryesor në të dy fazat ishte përzgjedhja e rastësishme e një kampioni popullate që të perfaqesojë sa më mirë popullatën e moshave 20 deri 70 vjeç, që janë përdorues të mbulimit shendetesor publik në qëndrat shëndetësore të qytetit të Tiranës. Mjeku Genc Sulçebe e mbyll mesazhin e tij duke e ftuar Skënder Bratajn të konsultojë ekspertizën shkencore, “përpara se të prononcohet publikisht për studime jashtë fushës së tij operacionale”.

Njoftimi

Te dashur miq,

Degjova me date 9 Janar 2021 prononcimin ne media te Zotit Brataj lidhur me studimin e Akademise se Shkencave mbi seroprevalencen e infeksionit COVID-19 ne qytetin e Tiranes.

Lidhur me kete studim, ne rradhe te pare duhet vene ne pah dhe lavderuar inisiativa e Akademise se Shkencave qe ne kushtet e veshtìra te pandemise dhe me mundesi modeste financiare mundesoi realizimin e ketij studimi te vetem ne Shqiperi i cili hedh drite objektivisht mbi shtrirjen e infeksionit COVID-19 ne qytetin e Tiranes.

Studimi i Akademise se Shkencave u realizua ne 2 faza dhe eshte programuar me parametra te rrepte shkencore. Dihet qe kriteret epidemiologjike dhe statistikore ne rradhe te pare i vejne rendesi perzgjedhjes se duhur te kampionit perfaqesues te popullates se sa madhesise se ketij kampioni. Kriteri kryesor ne te dy fazat ishte perzgjedhja e rastesishme e nje kampioni popullate qe te perfaqesoje sa me mire popullaten e moshave 20 deri 70 vjec qe jane perdorues te mbulimit shendetesor publik ne qendrat shendetesore te qytetit te Tiranes. Ne te dy fazat studimi u realizua me perzgjedhjen “random” te qytetareve nga regjistrat e kater qendrave shendetesore te Tiranes urbane qe mbulojne 258 000 banore.

Ne fazen e pare, ne fund te qershorit 2020 seroprevalenca e antitrupave IgG anti SARS-CoV-2 ne keto grup mosha rezultoi 6,4% ndersa ne fazen e dyte, ne fund te dhjetorit 2020 49,6%. Kampioni i popullates i selektuar ne kete menyre ne fazen e dyte ishte prej 818 individesh dhe ai perfaqeson me interval te besueshem sigurie popullaten e moshave 20 deri 70 vjec te zonave urbane te qytetit te Tiranes.

Me cuditi denigrimi krejt subjektiv qe Z. Brataj i ben ketij studimi. Ai nuk e pranon shifren e mesiperme per qytetin e Tiranes dhe thote, sigurisht vetem me hamendjen e tij, qe seroprevalenca e vertete ne qytetin e Tiranes eshte 20 deri 25%. Ketu ai i referohet dhe burimeve epidemiologjike nga SHBA te cilat konfirmojne qe prevalenca e vertete e infeksionit ne popullate eshte 10 here me e larte se sa numri i individeve te deklaruar zyrtarisht.

Pra, duke u nisur nga kjo reference e permendur nga vete Z. Brataj, dhe sic pohon dhe vete ai ne prononcimin e tij, ne qoftese numri i personave te deklaruar ne Shqiperi si te infektuar me COVID-19 deri tani eshte rreth 60 000 atehere numri real i individeve te infektuar duhet te jete ne fakt 600 0000 qe korrespondon me rreth 21 % te popullates shqiptare. Deri ketu ne jemi dakord me Z. Brataj, por persa i perket qytetit te Tiranes ai eshte krejt gabim pasi kjo perqindje nuk mund te jete e vlefshme per kryeqytetin.

Dihet qe Tirana, sipas te dhenave zyrtare te deritanishme, perben gjysmen e rasteve me COVID-19 te gjithe Shqiperise. Atehere, ne zonat urbane te Tiranes duhet te jene deri tani te pakten 300 000 te infektuar nga COVID-19. Kjo vlere korrespondon dhe me shifren afer 50% te seroprevalences se antitrupave anti SARS-CoV-2 qe nxori dhe studimi i Akademise se Shkencave ne qytetin e Tiranes. Pra hamendja e Z. Brataj qe Tirana ka nje perqindje infeksioni prej maksimum 25% eshte e gabuar.

Pergezoj pa dyshim punen e Z. Brataj per organizimin e Urgjences Mjekesore, por e ftoj ate te konsultoje ekspertizen shkencore perpara se te prononcohet publikisht per studime jashte fushes se tij operacionale.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Skënder Brataj tregon numrin e personelit mjekësor të vaksinuar

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka bërë me dije shifrat e personelit mjekësor që është injektuar me vaksinën anti-covid deri më tani në...

Shkel rregullat e rrjetit social, Twitter i mbyll llogarinë Genc Pollos

Platfotma Twitter i ka mbyllur llogarinë ish-deputetit të PD, Genc Pollo, për shkak se ky i fundit ka shkelur rregullat e rrjetit social. Lajmin e...

Haradinaj mesazh Serbisë: Do forcojmë policinë dhe ushtrinë e Kosovës

Kandidati për President në Kosovë, Ramush Haradinaj ka përcjellë një tjetër për fqinjët, Serbinë. Haradinaj u shpreh se Kosova nuk do e mbajë më kokën...

Kur lali Eri gjobit Ndrangheta-n

Nga: Dritan Hila Sapo kapën implikimin e tre personave italianë që bënin kështjella në rërë për biznese në Tiranë dhe ku përmendej edhe mafia kalabreze,...

Kryemadhi euforike: LSI e vetmja parti në rritje

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka rrëfyer për rrugëtimin e partisë së saj dhe ku ndryshon ajo këto zgjedhje nga zgjedhjet e tjera. Kryemadhi konstaton...