Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Përgjimet/ Kush është Ymer Lala, personi kyç i fushatave zgjedhore në Dibër

6 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Përgjimet/ Kush është Ymer Lala, personi kyç i fushatave zgjedhore në Dibër

Ymer Lala, një figurë e njohur për dibranët, është personi që në 10 përgjimet e dyta të publikuara nga gazeta gjermane “Bild”, del protagonist në shtatë prej tyre.

Duket se Lala është personi që ka luajtur një rol kyç në fitoren e PS-së në 2016 për Bashkinë e Peshkopisë, por dhe fitoren e PDIU-së në zgjedhjet parlamentare të 2017-ës, ku vajza e tij, Reme Lala, u bë pjesë e Kuvendit të Shqipërisë.

Ymer Lala, një figurë kontroverse që lidh ngushtë votën e zgjedhësve të Qarkut të Dibrës, për shkak të fisit dhe miqësive personale me nivele të larta të politikës, është parë nga këta të fundit si kyçi për të hapur portën e fitores në zgjedhjet për këtë qark, veçanërisht në Bashkinë e Peshkopisë. Ymer Lala kishte fuqinë të përzgjidhte pranë forumeve të larta të PS-së kandidatin socialist për Bashkinë e Peshkopisë në 2016, Muharrem Rama, pas shkarkimit të Shukri Xhelilit për skandalin seksual.

Jo vetëm kaq, por ai ndikoi që të hartojë dhe listën e këshilltarëve bashkiakë për të pasur një kontroll sa më të plotë të vendimmarrjes në këtë bashki. Edhe punësimet në këtë bashki u bënë po ashtu me bekimin e Ymer Lalës. Madje nuk munguan akuzat në janar të 2018-ës se kishte dorë në përplasjen e fortë fizike në ambientet e Bashkisë së Peshkopisë për shkak të punësimeve në këtë bashki, konflikt që u denoncua edhe nga kryetari i bashkisë, Muharrem Rama.

Por fuqinë e vërtetë Ymer Lala e tregoi në zgjedhjet parlamentare të 2017, kur kandidate për deputete ishte vajza e tij, Reme Lala, e cila nga PDIU-ja kaloi te PS-ja, pasi mori premtimin nga Kryeministri Rama për përfundimin e investimit të nisur për Rrugën e Arbrit.

“Në këtë vit të parë për mua si deputete kam mundur të kuptoj se nuk janë të gjithë njësoj siç duken nga televizori. Sot, në sy të dibranëve dhe tuajin, po ju them se dua të bashkohem me më të mirat dhe më të mirën, Partinë Socialiste, që nuk është më e mira, por më të mirë vërtet nuk kemi parë”, u shpreh Reme Lala në momentin kur kaloi me Partinë Socialiste. Por jo pak herë, emri i Ymer Lalës është lakuar edhe në Kuvend, si nga kryetari i PD-së Lulzim Basha, ashtu dhe ish-kryetari i saj, Sali Berisha, duke e quajtur atë “një kriminel”.

Po ashtu, Ymer Lala është përmendur dhe në “çështjen Doshi”. Emri i biznesmenit është përmendur dhe në të ashtuquajturin komploti për vrasjen e deputetit Tom Doshi. Emri i Lalës u përmend në një videoregjistrim të Durim Bamit, regjistruar nga ana e deputetit Doshi, si një prej personave që kishte dijeni për komplotin kundër tij. Ai është përmendur edhe gjatë deklarimeve në Prokurori të mikut të tij Fatjon Skënderi.

Ky i fundit ka deklaruar se Lala kishte udhëtuar drejt Gjermanisë për ta pyetur në lidhje me një telefonatë të marrë nga deputeti Doshi. Në këtë telefonatë, Doshi i kishte thënë se Fatjon Skënderi ishte pjesë e një grupi që po planifikonte vrasjen e tij. /Panorama

PERGJIMI NUMËR 4

Ymer Lala me ish-ministrin Damian Gjiknuri
Ymer Lala: Po zotëri.
Damian Gjiknuri: Tërmet, tërmet. Obobo, i q… nënën.
Ymer Lala: Oh, çfarë i kemi bërë ne të dy.
Damian Gjiknuri: Tërmet.
Ymer Lala: Ej, po më shkruante ai robi.
Damian Gjiknuri: Ehëëë.
Ymer Lala: I thashë, a po flen gjumë? Jo, mor burrë. Jam habitur. Jam habit me Selishtën dhe Luznin. I thashë s’e paskam njoht Damian Gjiknurin dhe më nga afër.
Damian Gjiknuri: Hahahahaah …. Tërmet, Tërmet.
Ymer Lala: Ej, hajt se mbaroj.
Damian Gjiknuri: I q… robt. Doli llafi jot me mbi 1000 vota plus.
Ymer Lala: Ej, me gjithë mend ti, nuk të paskam njohur nga afër.
Damian Gjiknuri: Hahaah. Edhe ti mua, edhe unë ty.
Ymer Lala: Hajde vlla, hajde! Kaloi kjo.
Damian Gjiknuri: Ok!

Tags: DiberështëfushatavekushkyçpergjimetpersoniPSYmer LalaZgjedhore

TË LIDHURA

Rama në Vjenë, i ftuar nderi në Konferencën “Time To Decide Europe 2025”
Politikë

Rama në Vjenë, i ftuar nderi në Konferencën “Time To Decide Europe 2025”

21:27 | 02/12/2025
EMRI/Lezhë: Sherri ndaj të riut dyshohet për një vajzë
Aktualitet

EMRI/Lezhë: Sherri ndaj të riut dyshohet për një vajzë

20:26 | 02/12/2025
Lezhë: I ri sulmohet dhe dërgohet në spital
Aktualitet

Lezhë: I ri sulmohet dhe dërgohet në spital

20:16 | 02/12/2025
Next Post
Shokon ish-deputeti: Jemi në diktaturë, rrugët do të gumëzhijnë sot

Shokon ish-deputeti: Jemi në diktaturë, rrugët do të gumëzhijnë sot

Video tronditëse/ Një grup të rinjsh rrahin shpërndarësin e picave, i marrin motorin

Video tronditëse/ Një grup të rinjsh rrahin shpërndarësin e picave, i marrin motorin

Militantët i dogjën pak ditë më parë, rivendosen materialet zgjedhore në Burrel

Militantët i dogjën pak ditë më parë, rivendosen materialet zgjedhore në Burrel







JU REKOMANDOJMË

Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

08:29 | 27/11/2025
“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

13:59 | 26/11/2025
Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

20:40 | 01/12/2025
“Pantallona 400 euro dhe tuta 1000 euro”/ Braçe në Komisionin e Ekonomisë: Të gjithë turren deputeti

“Pantallona 400 euro dhe tuta 1000 euro”/ Braçe në Komisionin e Ekonomisë: Të gjithë turren deputeti

11:11 | 27/11/2025




TË FUNDIT

Tentuan t’i iknin policisë, aksidentohen rëndë dy shqiptarët në Gjermani
Bota

Tentuan t’i iknin policisë, aksidentohen rëndë dy shqiptarët në Gjermani

by mirseda
22:42 | 02/12/2025
0

Dy shqiptarë janë përfshirë në një aksident në Osberg të Gjermanisë. Mësohet se të rinjtë ishin duke...

I dënuar me 45 vite burg, Trump firmos faljen për ish-presidentin e Hondurasit

I dënuar me 45 vite burg, Trump firmos faljen për ish-presidentin e Hondurasit

22:19 | 02/12/2025
Protestat masive “ndezën” Sofjen, qeveria e Bullgarisë “dorëzohet” dhe heq dorë nga rritja e taksave

Protestat masive “ndezën” Sofjen, qeveria e Bullgarisë “dorëzohet” dhe heq dorë nga rritja e taksave

21:45 | 02/12/2025
Rama në Vjenë, i ftuar nderi në Konferencën “Time To Decide Europe 2025”

Rama në Vjenë, i ftuar nderi në Konferencën “Time To Decide Europe 2025”

21:27 | 02/12/2025
Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë, KQZ nuk certifikon Listën Serbe

Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë, KQZ nuk certifikon Listën Serbe

20:57 | 02/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com