Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

“Përfitoni që të dy”/ Patozi i përgjigjet Ramës: Takohu me Bashën, nuk duron pa ty

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Përfitoni që të dy”/ Patozi i përgjigjet Ramës: Takohu me Bashën, nuk duron pa ty

Kryetari i Partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi i është përgjigjur kryeministri Rama, duke thënë se nuk befasohet nga sulmet e tij ndaj një partie që sapo është krijuar, teksa thekson që “tremb çdo lëkundje që mund të trazojë moçalin e pistë të kryetarokracisë”.

Ndër të tjera, ai paralajmëron Ramën se nuk e ka të gjatë në krye të qeverisë duke e akuzuar se i kishte mbështetur të gjitha shpresat tek Lulzim Basha për ta ruajtur të pacënuar këtë sistem të kalbur politik, prej të cilit, sipas tij, përfitojnë që të dy.

“Unë e kuptoj që ti je i mërzitur nga që të ka ikur nga sytë gjysma jote më e mirë, me të cilin gatuat pazarin e shpifur të 18 majit. Sepse tek ai, me sa duket, i ke mbështetur të gjitha shpresat për ta ruajtur të pacënuar këtë sistem të kalbur politik, prej të cilit përfitoni që të dy. Natyrisht, sot që po flasim, ti shumë më tepër.
Por unë besoj se ti e ke një mundësi që të shpëtosh nga kjo mungesë përvëluese. Bjeri edhe ti bilbilit të “Rilindjes” në parlament për të djegur mandatet dhe është ngjarje e sigurt që të gjithë ushtarët e radhës së parë të listës tënde do të të ndjekin. Takohuni bashkë aty jashtë, se mbase edhe ai, ngaqë nuk duron dot pa ty, është duke hedhur kapsolla dhe kërcënuar se do të ketë përplasje civile më 30 qershor”, shkruan Patozi në “Facebook”.

Postimi i plotë:

 NJË KËSHILLË FALAS PËR HALLIN E EDI RAMËS

Nuk kisha fare ndërmend të merresha me ty sot, sepse jemi tërësisht të fokusuar në shpjegimin e projektit tonë të ri politik, si një ofertë që shqiptarët duhet ta kenë për të shpëtuar nga krizat dhe depresioni që i krijon Shqipërisë qeveria jote. Por ti qenke pickuar nga BINDJA DEMOKRATIKE, njësoj si shumë të tjerë, që po rrëmojnë në biografinë e saj vetëm dyditore, duke e sulmuar atë që në bark të nënës.

Sigurisht, që unë nuk befasohem nga ky reagim, sepse e di mirë që ti, më shumë se kushdo tjetër në Shqipëri, je i trembur nga çdo lëkundje, që mund të trazojë moçalin e pistë të kryetarokracisë.

Së pari, duhet të dish që babai im i vetëm është Hiqmet Patozi dhe unë ndjehem shumë krenar që jam djali i tij. Në kontekstin që me je referuar mua, ti i bie që të jesh biri i Enverit dhe, në fakt, është e provuar se nuk ke lënë gjë pa bërë që t’i ngjash. Madje mund të them me bindje (edhe demokratike, po të duash) se po të lamë të qëndrosh për shumë kohë në atë karrike, ke mundësi edhe që t’ia kalosh. Por ti mos u gëzo kot, se kjo nuk ka për të ndodhur.

Unë e kuptoj që ti je i mërzitur ngaqë të ka ikur nga sytë gjysma jote më e mirë, me të cilin gatuat pazarin e shpifur të 18 majit. Sepse tek ai, me sa duket, i ke mbështetur të gjitha shpresat për ta ruajtur të pacënuar këtë sistem të kalbur politik, prej të cilit përfitoni që të dy. Natyrisht, sot që po flasim, ti shumë më tepër.

Por unë besoj se ti e ke një mundësi që të shpëtosh nga kjo mungesë përvëluese.Bjeri edhe ti bilbilit të “Rilindjes” në parlament për të djegur mandatet dhe është ngjarje e sigurt që të gjithë ushtarët e radhës së parë të listës tënde do të të ndjekin. Takohuni bashkë aty jashtë, se mbase edhe ai, ngaqë nuk duron dot pa ty, është duke hedhur kapsolla dhe kërcënuar se do të ketë përplasje  civile më 30 qershor.

Kushedi, ata që do vijnë pas rilindasve të djegur mund të jenë edhe më të përgjegjshëm, se që janë më pak të korruptuar, kjo nuk ka nevojë për debat. Po pate ndonjë merak se mos ta dredhin, lër si dezhurn vetëm Damianin dhe emëroje rebel ose të pabindur, që të mos kuptohet.

Me këtë rast, një rrugë e dy punë, edhe ju gjeni njëri-tjetrin të djegur e të përmalluar, si në baladat e rinjohjes, por edhe Shqipëria shpëton një herë e mirë prej jush.

Tags: astrit patoziedi ramalulzim bashamandatetPartia e rerilindja

TË LIDHURA

Nëna e Martin Canit: “Mos na i merrni fëmijët” pas vdekjes së adoleshentit nga Durrësi
Aktualitet

Nëna e Martin Canit: “Mos na i merrni fëmijët” pas vdekjes së adoleshentit nga Durrësi

22:54 | 04/12/2025
Salianji i përgjigjet Berishës: 500 demokratë në takimin e Durrësit
Politikë

Salianji i përgjigjet Berishës: 500 demokratë në takimin e Durrësit

22:50 | 04/12/2025
Itali, detaje të reja nga vrasja e 49-vjeçares shqiptare nga bashkëshorti i saj, deklarata e djalit
Aktualitet

Itali, detaje të reja nga vrasja e 49-vjeçares shqiptare nga bashkëshorti i saj, deklarata e djalit

21:34 | 04/12/2025
Next Post
Protesta e opozitës nis me tension në Tiranë

Protesta e opozitës nis me tension në Tiranë

Protestuesit bllokojnë qarkullimin rrugor, Basha në Milot

Protestuesit bllokojnë qarkullimin rrugor, Basha në Milot

Protesta/Një person tenton të çajë turmën me makinë

Protesta/Një person tenton të çajë turmën me makinë







JU REKOMANDOJMË

Ndahet nga jeta ish-bashkëpunëtori i afërt i Enver Hoxhës dhe Ramiz Alisë

Ndahet nga jeta ish-bashkëpunëtori i afërt i Enver Hoxhës dhe Ramiz Alisë

19:59 | 04/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Duar e këmbë të lidhura/ 18-vjeçarja vritet nga vëllezërit dhe flaket në kënetë pasi familja …

Duar e këmbë të lidhura/ 18-vjeçarja vritet nga vëllezërit dhe flaket në kënetë pasi familja …

09:42 | 29/11/2025
U qëllua me armë zjarri, identifikohet biznesmeni

U qëllua me armë zjarri, identifikohet biznesmeni

21:28 | 30/11/2025




TË FUNDIT

Nëna e Martin Canit: “Mos na i merrni fëmijët” pas vdekjes së adoleshentit nga Durrësi
Aktualitet

Nëna e Martin Canit: “Mos na i merrni fëmijët” pas vdekjes së adoleshentit nga Durrësi

by mirseda
22:54 | 04/12/2025
0

Në një reagim për gazetaren e Top Channel Kristi Gongo, Florina kritikon institucionet që duhet të reagojnë...

Salianji i përgjigjet Berishës: 500 demokratë në takimin e Durrësit

Salianji i përgjigjet Berishës: 500 demokratë në takimin e Durrësit

22:50 | 04/12/2025
Përdorimi i celularëve nga nën 12-vjeçarët lidhet me rreziqe për shëndetin e tyre

Përdorimi i celularëve nga nën 12-vjeçarët lidhet me rreziqe për shëndetin e tyre

22:23 | 04/12/2025
Lumbardhi konfirmon kandidaturën e tij për deputet, fituesi i BBVK provon fatin për herë të dytë

Lumbardhi konfirmon kandidaturën e tij për deputet, fituesi i BBVK provon fatin për herë të dytë

22:09 | 04/12/2025
Itali, detaje të reja nga vrasja e 49-vjeçares shqiptare nga bashkëshorti i saj, deklarata e djalit

Itali, detaje të reja nga vrasja e 49-vjeçares shqiptare nga bashkëshorti i saj, deklarata e djalit

21:34 | 04/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com