E mërkurë, 12 Gusht, 2020
31 C
Tirana

Për Shqipërinë e “Bild” dhe Shqipërinë e “Merkel”!

Më të lexuarat

Firmoset marrëveshja me qeverinë italiane, sektorët ku do të shkojnë 95 milion euro

Së fundmi është firmosur marrëveshja mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane për dokumentin e detajimit të angazhimit prej 95 milion euro. Lajmin e bëri të...

“U kthye nga një ferr plehrash në destinacion turistik”, Rama publikon videon

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me publikimin e një videoje në rrjetin social Facebook. Në videon në fjalë shfaqet Belshi, ndërsa...

Policia e Tiranës arreston 5 persona, ja për çfarë akuzohen

Policia e Tiranës njofton se së fundmi 5 persona kanë përfunduar në pranga. Bëhet fjalë për dy shtetas të cilët ishin shpallur në kërkim kombëtar...

“Pse or pse t’kem frikë”, Meta: Vargjet e Havzni Nelës edhe sot gjëmojnë

Presidenti Ilir Meta përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka ndarë me ndjekësit vargjet e poezisë së Havzni Nelës, që sipas tij edhe...

Sërish rekord rastesh të reja në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 3 persona nga koronavirusi. Fatkeqësisht, nuk e kanë fituar dot...

Putin: Kemi vaksinën e parë ndaj koronavirusit, e kam injektuar tek vajza ime

Presidenti rus, Vladimir Putin, pohoi sot se Rusia e ka gati vaksinën ndaj koronavirusit. Në një deklaratë për mediat, Putin tha se ai e...

Rekord rastesh të reja në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë shënuar 5 viktima nga koronavirusi në vend. Betejën me koronavirusin e kanë...

Truproja i kreut të Kuvendit fotografohet duke qëlluar ndaj protestuesve në Liban

Truproja një prej zyrtarëve më të lartë libanez, Nabih Berri, është fotografuar duke qëlluar me armë zjarri ndaj protestuesve gjatë fundjavës. Truproja i lidhur me...

Bilanci/ Bie numri i rasteve të reja dhe viktimave në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit ka humbur jetën 1 person nga koronavirusi në vend. Nuk e ka...

Tensionohet situata mes dy vendeve/ Roja bregdetare greke qëllon drejt jahtit turk

Mesnatën e ditës së sotme, një varkë e rojës Bregdetare të ishullit të Rodos, në Greqi gjatë patrullimit të saj në zonën e detit...

Nga: Alfred Peza

Prej pak ditësh opozita dhe mazhoranca shqiptare, po mundohen që ta vizatojnë publikisht Shqipërinë në luftën e tyre politike dhe mediatike, me “bojra” gjermane.

Mazhoranca e piktorit Edi Rama, nuk ka patur as intensionin më të vogël në gjithë këtë situatë, për të ngjyer penelat në “tubetat” gjermane, në mënyrë që të kompozojnë ndonjë pamje të Shqipërisë, siç do ta kishin edhe intereresin që ta shohin shqiptarët. Sepse, më mirë se çdo të guxonte që ta bënte këtë ndoshta edhe Edi Rama vetë, e ka bërë Michale Roth, ministri i Shtetit në qeverinë e kancelares gjermane Angela Merkel.

Ndërsa opozita jonë është kapur fort këtë javë, si i mbyturi pas fijes së kashtës, duke dashur që ta legjitimojë daljen me dëshirë nga sistemi politik i vendit, me faktin se Shqipëria e Edi Ramës nuk është ajo që ne e jetojmë këtu çdo ditë. As ajo që e percetojnë SHBA dhe BE-ja zyrtare. Por, na qenkërka as më pak e as më shumë, por vetëm ajo Shqipëri dhe ajo qeveri e Edi Ramës, që sapo na e paska zbuluar në shkrimin e tij, një gazetar i “Bild” në Gjermani.

Sipas kësaj media, “Shqipëria është shembulli kryesor i një vendi kaotik në duart e një gangsteri: Për më pak se një vit, opozita është tërhequr nga Parlamenti- në protestë kundër korrupsionit dhe blerjes së votave nga qeveria. Prej dy vitesh, vendi nuk ka Gjykatë Kushtetuese. Kryeministri Rama u desh të shkarkojë gjatë viteve të shkuara dy ministra të Brendshëm: Fatmir Xhafajn, dyshohej fort si pjesë e mafias së drogës, që ka në dorë vendin dhe gjysmën e Europës Perëndimore. Saimir Tahiri është aktualisht nën akuzë.”

Më tej gazetari pyet: “Po Rama vetë? Emri i tij lidhet shpesh me drogën. Kështu, opozita e akuzon atë për blerjen e votave me paratë e drogës. Regjistrimi i një telefonate duhet ta provojë këtë. Më 11 shtator të vitit 2016, Rama i telefonoi kreut të një Komisioni zgjedhor rajonal, për të pyetur nëse zgjedhjet kishin shkuar ashtu siç ishte diskutuar. Përgjigja e drejtuesit të zgjedhjeve: Po, shef, gjithçka siç e kemi diskutuar.”

“Bild” citon si burime të këtij shkrimi ish ministrin e Drejtësisë së LSI, Ylli Manjani dhe gazetarin Basir Çollaku. Duke mos harruar të përmendi edhe Dritan Zaganin. E më pas, i është referuar si realiteti të sotëm, një situate për hahashin, e cila është ezauruar si debat politik e publik, të paktën prej 2-3 vjetësh.

Pasaktësitë në këtë shkrim janë aq banale, sa thjeshtë të ndihmojnë për të kuptuar, seriozitetin dhe profesionalizimin e autorit. “BE vendosi në vitin 2017 të hapte negociatat e antarësimit me Shqipërinë”,- thuhet në artikull, gjë që nuk është e vërtetë. Kryeministri Edi Rama e shkarkoi ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj, thuhet më tej, ndërkohë që dihet botërisht se ai dha dorëheqjen. E deri tek kopaçe të tipit: “Kushtetuta e vjetër është shfuqizuar, e reja nuk është akoma në zbatim”.

Lexo edhe :   Për fitoret dixhitale të Berishës dhe humbjet reale të Bashës
Lexo edhe :   Për fitoret dixhitale të Berishës dhe humbjet reale të Bashës

Për fatin e mirë të një debati absurd që po nxitet me shumë sforco për tu ngjizur nga ky shkrim, po atë ditë “Deutsche Welle”,- media publike gjermane,- transmetoi një intervistë me Michael Roth, ministrin e Shtetit në qeverinë e Kancelares Angela Merkel. Ai tha se “ne vazhdojmë ta mbështesim perspektivën e anëtarësimit të Shqipërisë dhe të Ballkanit Perëndimor në BE. Ne duhet t’i mbajmë premtimet tona. Një vit më parë, në qershor, i dhamë Shqipërisë disa detyra me vete, dhe kam përshtypjen se Shqipëria i ka përmbushur këto detyra:

Reforma ligjore, lufta kundër krimit të organizuar, kontrabandës së drogës, ndërtimi i një administrate moderne. Në këto fusha janë bërë përparime të mëdha. Unë madje shkoj aq larg sa të them se ndoshta nuk ka vend që të ketë përmbushur kaq shumë detyra para çeljes së negociatave të anëtarësimit. Sigurisht ka akoma shumë për të bërë, por jam optimist, se mbi bazën e kritereve të qarta që janë përmbushur, mund të bëhet një diskutim pozitiv për çeljen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë”,- tha Roth, i cili vijoi:

“Pres që opozita të reagojë drejt në përgjegjësinë e saj për demokraci. Nuk është aspak e qartë për mua se si ajo mund të shpallë një bojkot parlamentar, se si bojkoton zgjedhjet lokale. Parlamenti është pikërisht vendi ku duhen bërë debatet kritike. Nuk mund t’i ikësh kësaj përgjegjësie.

Kam përshtypjen se opozita sikur nuk është aspak e interesuar që Shqipëria të anëtarësohet në BE dhe se po ndjek një politikë penguese të papërgjegjshme në kurriz të popullit të Shqipërisë. Kjo nuk është e pranueshme! Dhe përsëris: Nëse qytetarët kritikojnë qeverinë e tyre, ose parlamentarët, kjo duhet marrë seriozisht. Askush prej nesh nuk po e zbukuruon situatën në Shqipëri. Por këto shpërthime të dhunës nuk duhet të bëhen normalitet, as në Shqipëri e as në të gjithë Evropën.”

Pas kësaj, gjithkush është i lirë që të besojë nëse mënyra si po qeveriset Shqipëria është ajo që thotë opozita jonë dhe gazetari i “Bild”. Apo është ajo Shqipëri, kjo qeveri dhe kjo mazhorancë, që përshkruan ministri i kabinetit të Kancelares së Gjermanisë, Angela Merkel.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Meta: Këshilli Rajonal i Abrucos votoi sot njohjen e arbërishtes si gjuhë zyrtare

Presidenti Ilir Meta bën me dije se Këshilli Rajonal i Abrucos ka votuar sot për njohjen e arbërishtes si gjuhë zyrtare të pakicave në...

Pandemia/ Del rezultati i testit të fundit për Erion Veliajn

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është shëruar nga koronavirusi. Lajmin e ka bërë vetë të ditur Veliaj, përmes një postimi në rrjetet sociale. “Pas dy...

Sërish rekord rastesh të reja në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 3 persona nga koronavirusi. Fatkeqësisht, nuk e kanë fituar dot...

“Terapia me plazmë nuk është shpëtimtare”, Rakacolli: Spitalet e tjera janë gati nëse s’ka kapacitete

Zv/ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, shprehet se spitalet e tjera të dedikuara për trajtimin e koronavirusit do të hapen kur të përfundojnë kapacitetet tek...

ISHP: Kufizimet mund të rikthehen

Situata sa vjen e përkeqësohet. Veç Tiranës, Durrësit e Shkodrës, që konsiderohen si vatra të nxehta, rastet me Covid-19 po shtohen edhe në bashki...