E martë, 27 Tetor, 2020
10 C
Tirana

Hipoteka e Përmetit nuk i njeh 7000 metër tokë qytetarit, BOOM i zgjidh problemin

Më të lexuarat

Covid në vend: Në 24 orë 288 raste, numër i ulët i të shëruarve

Në 24 orët e fundit, është regjistruar një rënie e lehtë  e rasteve të reja me Covid-19 në vend. Ministria e Shëndetësisë, informon se 288...

Video/ Çmendet futbollisti, godet me lëvizje kung-fu lojtarin kundërshtar

Ndeshja e Ligës së Parë mes Montpelje dhe Reims përfundoi me rezultatin e thellë 0-4 për miqtë. Rezultati mbeti në hije për shkak të asaj...

Këto janë 4 simptomat e Covid-19, që mund t’ju çojnë në spital

Ndërsa mund të mos ketë nga ato që quhen “simptoma të një Covid-i të mirë”, disa janë padyshim më të këqija se të tjerat....

Manastirliu i përgjigjet akuzave të PD, ja kur do të hapet spitali Covid 3

Ditën e sotme ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka zhvilluar një takim me stafin mjekësor në Spitalin Infektiv. Ministrja është shprehur se situata në të...

Përplasja me Macron, Erdogan thirrje turqve: Mos blini mallra franceze

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan u ka bërë thirrje turqve që të mos blejnë mallrat franceze. Gjatë një fjalimi në televizion, ai u bëri thirrje...

Fotoja bëhet virale/ Melania Trump përdor sozi

Shpesh është folur që Zonja e Parë e SHBA ka një sozi, e cila e shoqëron presidentin hera-herës. Përkundrejt këtyre zërave, Trump e ka...

E përjashtojnë nga emisioni/ Nuk ndalet Shqipja, bën deklaratën e radhës

Emisioni ‘Përputhen’ përjashtoi nga emisioni konkurrenten Shqipe Hysenaj. Ajo bullizoi një prej çunave, dhe dy vajzat, Tean për peshën e saj dhe Anën për...

Kudo me truprojë, si ndryshoi jeta e Luanës pas përndjekjes (FOTO)

Pas denoncimit që bëri ndaj një të riu për përndjekje, moderatorja Luana Vjollca shfaqet kudo me truprojë. “Në çdo hap me mua. Faleminderit për sigurinë...

E trishtë, ndërron jetë ish-futbollisti i Manchester City

Manchester City ka dhënë një lajm të trishtë për botën e futbollit. Klubi njofton se ka ndërruar jetë në moshën 17-vjeçare ish-lojtari i të rinjve,...

Hajdari zbulon emrin e partisë me të cilën do garojë në zgjedhje

Deputetja Rudina Hajdari, do të garojë me një parti të re në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Në ‘News 24’, Hajdari tha se partia e...

Kamera e emisionit BOOM ka shkuar në Përmet, për tu njohur me problemin e zotit Et’hem Elmazi, i cili banon në fshatin Mokricë të Përmetit. Në bazë të ligjit 7501 familja e tij u bë përfituese e 16 mijë e 300 metrave tokë bujqësore.

Ne vitin 2015 Etemi shkon për të regjistruar tokën në Hipoteke dhe më pas për tu pajisur me certifikatë pronësie, por punonjësit e Hipotekës shprehen se një pjesë e tokës, me saktësisht 7 mijë metra tokë rezultojnë shtet, ndërsa 9 mijë metra i takojnë atij.

Ndërkohë që Etemi ka Aktin e Marrjes së Tokës në pronësi që vërteton se 16 mijë metra toke i përkasin atij dhe jo vetëm 9 mijë metra.

Pas kaq vitesh mundim, drejtori i Hipotekës dhe specialisti premtuan se nëser zoti Elmazi dorëzon dokumentat, do të marrë edhe 7 dylym tokë që atij i është mohuar.

Et’hem Elmazi: Unë kam marrë tokë me 7501, 9 dylym më njihen në kadastër, ndërsa 7 dylym më thonë që janë tokë shtet. Unë kam paguar tatimin edhe për 9 dylym edhe për 7 dylym. Kur kërkova ndarjen e tokës për fëmijët, më thanë që këtë tokë nuk e ke ti, ndërkohë që unë këtë tokë e punoj. Kam shkuar tek Hipoteka, por nuk më japin asnjë shpjegim. Me këtë problem ka 4 vjet që merrem.

Gazetarja e BOOM, Alketa Çeku kontaktoi edhe drejtorin e Hipotekës Përmet, i cili shprehur gatishmërinë për të trajtuar problemin e zotit Elmazi.

Gazetarja- Drejtor përshëndetje!

Drejtori Hipotekës Përmet- Urdhëroni!

Gazetarja- Ne kemi ardhur për një shqetësim që na ka paraqitur zotëria. Me ligjin 7501 ka marrë në total 16 mijë e 300 metra tokë, ndërkohë që 7mijë metra nuk i regjistrohen i kanë thënë që është tokë shtet.

Drejtori Hipotekës Përmet- Juve nuk keni ardhur ndonjëherë te mua apo jo?

Qytetari- Nuk ke qenë ti drejtor, tani je vendosur.

Drejtori Hipotekës Përmet- Po, tani jam vendosur.

Gazetarja- Na ka shpjeguar që kur ka qenë me parë e kanë nxjerrë me polici jashtë se ka kërkuar të drejtën .

Drejtori Hipotekës Përmet- Nuk ma ka relatuar njeri , ta shikojmë si problem si qëndron. Ju del shtet?

Qytetari- Më del shtet.

Drejtori Hipotekës Përmet- Në 2014-tën Agjencia e Trajtimit të Pronave nëpërmjet kadastrës i janë dërguar parcelat që nuk janë regjistruar dhe mos regjistrimi i tyre ka kaluar në shtet.

Gazetarja-Mund të rezultonte shtet kjo në momentin që ky e ka marrë që në vitin 1994?

Drejtori Hipotekës Përmet- Nuk është paraqitur zotëria për regjistrim para 2014-tës.

Gazetarja-Para 2014-tës ke ardhur?

Qytetari- Po kemi ardhur.

Drejtori Hipotekës Përmet- Pra ju keni ardhur te drejtori i mëparshëm?

Do të shikoj listën e dërgimit që është dërguar për shtet. Në qoftë se ajo ka kaluar në shtet ta zëmë gabimisht ju do të hidhni Zyrën e Regjistrimit në gjyq dhe neve duke parë këtë AMTP-në ose tapinë do t’ju përkrahim edhe që ta përfitoni atë.

Gazetarja- A mund të bëjmë një verifikim nëse kjo tokë është hedhur si tokë shtet ose thjesht pretendohet se është tokë shtet?

Drejtori Hipotekës Përmet- Patjetër, ajo nuk diskutohet.

Edhe pse Drejtori ishte i sapoemëruar dhe nuk e njihte si rast  shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar me ne dhe për ti dhënë zgjidhje problemit të qytetarit, i cili ka 4 vite që vjen vërdalle pa asnjë përgjigje. Së bashku me drejtorin kemi takuar specialistin e Hipotekes, i cili ka hartat e të gjithë zonës.

Gazetarja- Donim të bënim një verifikim në lidhje një tokë

Drejtori Hipotekës Përmet- Shikoja nje çikë ku është?

Gazetarja-Pse rezulton tokë shtet ndërkohe që zotëria e ka marrë me 7501-shin?

Specialisti Hipotekës- Mokrica zona kadastrale nuk është azhornuar akoma.

Drejtori Hipotekës Përmet- Nuk është futur në sistem.

Gazetarja- Ok, po pse i thoni që rezulton tokë shtet kjo është çështja? Të lutem shiko kjo tokë a rezulton shtet apo jo?

Specialisti Hipotekës- Nuk kemi informacion fare sepse zona nuk është regjistruar fare. Dokumentet ligjor që kemi për atë zone janë vetëm Akti i Marrjes se Tokës në Pronësi. Në qoftë se do ta regjistrojë privatisht është regjistrim i veçantë shërbim që jep zyra.

Qytetari- Po nuk e kërkova unë dhe nuk pranoi Tiku?

Drejtori Hipotekës Përmet- Këtu nuk ka asnjë Tik, këtu është Vasili dhe Geri.

Gazetarja- Qytetari mund ta bëjë privatisht këtë gjë?

Specialisti Hipotekës- Po mund ta bëjë.

Gazetarja- Çfarë dokumentacioni duhet të sjellë?

Specialisti Hipotekës- Duhet të sjellë dokumentacionin tapinë, plan-vendosjen e pronës dhe kërkesë për regjistrimin e asaj parcele. Ne do të çojmë kërkesën ne zyrën qendrore që do miratohet se ajo është zone e pa azhornuar. Mbasi të marrim miratimin andej do bëjmë edhe afishimin në fshat në Bashki për 45 ditë.

Gazetarja- Bëj këto dokumente që tha Drejtori dhe specialist i dorëzon, çohen për miratim dhe rri i qetë. Qetësohu

Qytetari – Ça të qetësohesh këta të..

Drejtori Hipotekës Përmet- Ne po të flasim tamam. Ore ki besim flet në zyrë këtu tani, në nuk bëjmë gafa para këtyre.

Qytetari- E di se kush je por më vjen kjo që më kanë sjellë vërdallë që nga 93-shi e gjer më sot. Këtë përgjigje po ma jep ti.

Drejtori Hipotekës Përmet- Harroi ato tani. Ke besim te mua tani?

Qytetari- Te ty kam. /Ora News

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Kryemadhi: Rama i ka kthyer shqiptarët si qen me maska

Kryetarja e LSI,  Monika Kryemadhi ka folur në lidhje me vendimin e mbajtjes së maskës me detyrim në ambientet jashtë. Kryemadhi është shprehur se përdorimi...

Thaçi i ashpër me Perëndimin: Po i bën padrejtësi Kosovës me vizat

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, thotë se është padrejtësi që Bashkimi Evropian nuk liberalizon vizat me Kosovën. Sipas tij, Perëndimi ka rënë në lajthitje. Teksa foli...

Ndeshje dramatike në “San Siro”, Kumbulla i shënon dhe ndal Milanin

Përfundon supersfida e javës së 6 të Serisë A, mes Milanit dhe Romës. Ndeshja ka prodhuar jo vetëm lojë të bukur, por edhe gola, pasi...

Hajdari ashpërson tonet: PD dhe PS, banda që luftojnë me njëra-tjetrën

Për deputeten Rudina Hajdari, dy partitë më të mëdha në vend PD dhe PS janë kthyer në banda të cilat luftojnë me njëra-tjetrën. Hajdari shprehet...

Krijimi i partive të reja, Patozi: ‘Thërrmimi’ i PD mund të dali për mirë

Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, thotë se fragmentarizimi i PD mund t’i sjelli dobi Shqipërisë. Sipas tij, edhe nëse PD “thërrmohet fare, ndoshta nuk...