Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Për ata që festojnë nga “mërzitja” për negociatat me BE

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
“Freedom House” na ka mbajtur me hatër

Nga: Mero Baze

Ka një nxitim të opozitës për të festuar mos çeljen e negociatave të Bashkimit Europian me Shqipërinë, bazuar në deklarata sporadike lobistësh, apo të nxjerra nga konteksti prej disa politikanëve europianë, nga ata që e duan vërtet Shqipërinë, si kancelarja Merkel.

Shqipëria dhe Maqedonia realisht kanë marrë miratimin e Këshillit më 25 mars dhe presin të miratojnë një kornizë të çeljes së negociatave, për të shkuar tek konferenca e parë.

Maqedonia po përballet me një veto të paparashikuar nga Bullgaria, që me sa duket është problem i raporteve të brishta personale mes Zaevit dhe udhëheqjes bullgare, duke përdorur një kontekst historik.

Shqipëria ka ato kushtet e famshme të plotësimit të Gjykatës Kushtetuese dhe klimës politike në Shqipëri, të cilat janë si një thes, që sa herë ta shkundësh nxjerr tym.

Gjykata Kushtetuese është bërë si “Guri i Sizifit”, që sa mbërrin në majë, rrokulliset sërisht poshtë, për shkak të tekave të Ilir Metës dhe segmenteve që ai kontrollon në sistemin e drejtësisë.

Po të mos ishte e përfshirë në këtë histori  ambasadorja e SHBA, që po i rri si xhandar tek koka procesit, do të ishim ende shumë larg. Falë saj mund ta plotësojmë ndoshta këtë muaj.

E gjithë historia është zhvendosur drejt muajit mars, kur Parlamenti Europian duhet të miratojë në seancë plenare rezolutën për nisjen e negociatave, pasi Këshilli të ketë miratuar kornizën negociuese për dy vendet.

Drafti i Komisionit të Jashtëm të Bashkimit Europian, të cilin e siguroi gazeta TemA, mbështet “thirrjen e Konferencës së Parë pa vonesa të mëtejshme pas miratimit të kornizës negociuese nga Këshilli.” (Pika 2)

Drafti i Rezolutës thekson rëndësinë e zgjedhjeve të 25 prillit dhe zbatimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor miratuar në Korrik të këtij viti.

Pra siç duket, qartë Parlamenti Europian nuk ka bërë ndonjë hap pas në vullnetin për të çelur negociatat.

Këto duartrokitjet dhe fishekzjarret e festës që ndez opozita, me shpresë se ka bllokuar integrimin, në rastin më të keq për ta, janë të parakohshme, dhe në rastin më të mirë për ta, janë të padenja për dikë që pretendon se do negocaiatat, por bën festë që ato nuk po çelen.

Po ti shtosh kësaj dhe faktin, që fishekzjarret e festës i ka ndezur Ilir Meta dhe familja Berisha, atëhere bëhet dhe më e qartë që gëzimi buron nga dëshira për të mos u çelur kurrë.

Se njeriu në rast se mërzitet vërtet nga mosçelja  e negociatave, nuk feston. Maksimumi njerëzit e dëshpëruar pijnë. Por Ilir Meta nuk më duket se pi kohët e fundit nga mërzitja që nuk po çelen negociatat, por nga mërzitja se mos çelen.

Festë të parakohshme për mos çelje negociatash bëhet vetëm në Shqipëri, dhe bëhet nga Ilir Meta dhe Sali Berisha, nga ata që premtojnë ta kthejnë 25 prillin në “referendum pro negociatave me BE”.

Prisni njëherë se mos hapen para 25 prillit dhe ngeleni pa motiv për të shkuar në zgjedhje. Dhe çfarë është me e keqja për ju, edhe pa festë!

Tags: beBerishamero bazeMetaPE

TË LIDHURA

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë
Aktualitet

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë

09:47 | 20/02/2026
“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…
Aktualitet

“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…

13:56 | 18/02/2026
Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Next Post
Publikoi foton e vjetër të Andit/Autorja e “Për’puthen” i kthehet keq Shqipes

Publikoi foton e vjetër të Andit/Autorja e “Për’puthen” i kthehet keq Shqipes

I sekuestrojnë 1.5 mln euro pasuri/Ish-bashkëshorti i saj i dënuar në Itali

I sekuestrojnë 1.5 mln euro pasuri/Ish-bashkëshorti i saj i dënuar në Itali

Roza Lati sulmon moderatoren e ‘Top Channel’: I luajnë fenë duke u fërkuar

Roza Lati sulmon moderatoren e ‘Top Channel’: I luajnë fenë duke u fërkuar







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

20:14 | 24/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026




TË FUNDIT

Begaj dekreton ligjin për konfliktin e interesit, kontroll edhe për familjarët
Politikë

Begaj dekreton ligjin për konfliktin e interesit, kontroll edhe për familjarët

by mirseda
20:58 | 25/02/2026
0

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka dekretuar ligjin “Për parandalimin e konfliktit të interesit”. Në ligj vendosen...

Bisedimet për luftën në Ukrainë, Trump zhvillon një bisedë telefonike me Zelenskyn

Bisedimet për luftën në Ukrainë, Trump zhvillon një bisedë telefonike me Zelenskyn

20:12 | 25/02/2026
“Besimi nuk transmetohet me AI”, Papa thirrje priftërinjve: Mos shkruani predikimet me ChatGPT!

“Besimi nuk transmetohet me AI”, Papa thirrje priftërinjve: Mos shkruani predikimet me ChatGPT!

20:11 | 25/02/2026
Islanda drejt BE-së? Paralajmëron referendum për hapjen e negociatave

Islanda drejt BE-së? Paralajmëron referendum për hapjen e negociatave

19:44 | 25/02/2026
Rrugët në vend, Bardhi: S’i shemb shiu, por tornadoja e korrupsionit!

Rrugët në vend, Bardhi: S’i shemb shiu, por tornadoja e korrupsionit!

19:20 | 25/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com