Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

PD kërkon zgjedhje të reja, me drejtësi të vjetër

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Ky do të jetë misioni ynë i madh”, Basha del me deklaratën e fortë

Nga Mero Baze

Debati i parë i fortë që ka lindur në Komisionin e Reformës Zgjedhore ka të bëj me gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor dhe raportin e tyre me Vettingun.

Partia Demokratike ka propozuar që mosmarrëveshjet zgjedhore të gjykohen nga gjyqtarë të cilët nuk e kanë kaluar filtrin e vettingut dhe atyre tu ofrohet një amnisti 4 vjeçare nga ky proces. Potencialisht, një gjyqtar i korruptuar mund të zgjidhet në Kolegjin Zgjedhor dhe të qëndrojë aty për 4 vjet pa u ngacmuar nga askush.

Shumica ka kundërshtuar këtë propozim duke e cilësuar si në kundërshti me frymën e reformës në drejtësi dhe vet përcaktimet kushtetuese. Në vlerësimin e mazhorancës, reforma në drejtësi dhe procesi i vettingut nuk janë të negociueshme. Kushtetuta përcakton se çdo gjyqtar i Republikës së Shqipërisë duhet ti nënshtrohet procesit të vettingut për të garantuar pavarësinë e tij dhe pastërtinë e figurës.

Përse ka lindur ky debat?

Bazuar në ligjin aktual zgjedhor në fuqi, Kolegji Zgjedhor si autoriteti më i lartë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve zgjedhore, përbëhet nga tetë gjyqtarë të përzgjedhur për 4 vjet me short nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë. Këta gjyqtarë i përkasin trupës së Gjykatës së Apelit. Ligji u krijon mbrojtje të veçantë pasi gjatë ushtrimit të këtij mandati nuk mund të bëhen objekt i penalizimeve nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë dhe as nga Ministria e Drejtësisë. Deri më tani, raportet e OSBE/ODIHR dhe as palët politike nuk e kanë atakuar si problematik çështjen e Kolegjit Zgjedhor por e kanë njohur dhe pranuar atë sipas kësaj formule.

Procesi i reformës në drejtësi ka krijuar nevojën e një Kolegji të ri zgjedhor për dy arsye juridike. E para sepse një pjesë e gjyqtarëve aktual të Kolegjit janë përjashtuar pasi nuk kanë kaluar me sukses procesin e vettingut dhe pjesa tjetër duhet ti nënshtrohet këtij procesi si një detyrim kushtetues. E dyta, sepse në kuadër të reformës në drejtësi, tashmë nuk ekziston Këshilli i Lartë i Drejtësisë si institucioni që bën zgjedhjen e gjyqtarëve të Kolegjit.

Gjithashtu, në raportin e fundit të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e Qershorit 2019 thuhet se “ndonëse gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor gëzojnë imunitet dhe nuk mund të jenë objekt procedimesh disiplinore përgjatë gjithë mandatit të funksionimit të Kolegjit, ata janë objekt i ‘procesit të vetting-ut’ që është në vazhdim e sipër, i cili mund të ndikojë në sigurinë e vazhdimësisë së tyre si gjyqtarë dhe, rrjedhimisht, mund të ndikojë në pavarësinë e tyre”. Thënë më qartë, ODIHR mendon se një gjyqtar i cili është në pritje të procesit kushtetues të vettingut mund të jetë potencialisht i ndikueshëm në vendimmarrjen e tij.

Deri këtu, të gjitha palët kanë dakordësinë për të adresuar si ngërçet e krijuara nga zbatimi i reformës në drejtësi ashtu edhe shqetësimin e shprehur në raportin e ODIHR-it.

Pika e thellë e ndarjes ka të bëjë pikërisht me mënyrën se si shihet zgjidhja e problematikave.

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim propozojnë shkrirjen e Kolegjit Zgjedhor dhe ngritjen e një trupe tjetër gjyqësore e cila do të përbëhet nga 15 gjyqtar.

PD dhe opozita propozojnë që këta gjyqtarë që do të zgjidhen në Kolegjin Zgjedhor të ti nënshtrohen moratoriumit 4 vjeçar në raport me vettingun. Pra, thënë më qartë, gjyqtarët që nuk i janë nënshtruar vettingut konkurrojnë për tu bërë pjesë e kësaj strukture dhe që nga zgjedhja deri në përfundim të mandatit ata të jenë të përjashtuar nga procesi i vettingut.

Praktikisht, me këtë propozim Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialistë për Integrim refuzojnë reformën në drejtësi, procesin e vettingut dhe të gjithë produktet e deritanishme të reformës. Siç dihet publikisht, procesi i vettingut ka qenë vija e kuqe e reformës në drejtësi dhe është mbështetur fuqimisht nga i gjithë faktori ndërkombëtar si në deklarimet publike ashtu edhe në monitorimin e gjithë këtij procesi në mënyrë rigoroze.

Zgjidhja që ofron Partia Socialiste në tryezën politike përfaqësuar nga Damian Gjiknuri është që të sanksionohet se anëtar të Kolegjit Zgjedhor do të jenë vetëm ata, të cilët e kanë përfunduar procesin e vettingut me sukses. Në këtë formë, adresohet dhe shqetësimi i paraqitur në raportin e ODIHR-it sepse gjyqtarët e Kolegjit do ta kenë të përfunduar procesin e vettingut dhe nuk do të jenë në pritje të tij. Kjo shmang çdolloj ndikimi të mundshëm në kryerjen e detyrës.

Duke qenë se numri i gjyqtarëve të Apelit që e kanë kaluar me sukses vettingun aktualisht është i vogël, Partia Socialiste ka shprehur dakordësinë që shporta e kandidatëve të zgjerohet duke përfshirë të gjithë gjyqtarët që kanë kaluar vettingun me sukses, pavarësisht nëse ata janë të Gjykatës së Apelit apo Gjykatës së Shkallës së parë. Në këtë formë, numri i kandidaturave do të jetë i bollshëm që përzgjedhja me short e tyre të jetë optimale për një trupë të përgatitur.

Partia Demokratike kërkon rritjen e numrit të gjyqtarëve të Kolegjit nga 8 në 15 ndërsa Partia Socialiste shprehet se ky numër nuk është e nevojshme të rritet por edhe mund të reduktohet nga 8 në 5 sepse numri i çështjeve që gjykojnë nuk është i lartë për ta bërë të papërballueshme ushtrimin e detyrës.

Thënë përmbledhtazi: Partia Demokratike kërkon që gjyqtarët e Kolegjit të mos kenë kaluar vettingun ndërsa Partia Socialiste insiston se gjyqtarët e Kolegjit duhet medoemos të kenë kaluar vettingun.

Kjo tregon që në fakt problemi i PD-LSI nuk është reforma zgjedhore dhe zgjedhjet e reja, por anulimi I Reformës në Drejtësi dhe mbrojtja e gjyqtarëve të korruptuar të cilët I shikojnë si shpresë politike. Është nevoja për të shkuar në zgjedhjet e reja me drejtësinë e vjetër. Vetëm ajo I qetëson dhe u jep shpresë, aq sa duket se këta kërkojnë zgjedhje më shumë si një shans për drejtësinë e vjetër, se sa për ndonjë program të ri që pretendojnë.

 

Tags: drejtesikerkonmero bazePDte rejatë vjetërzgjedhje

TË LIDHURA

Riorganizimi i partisë, Ervin Salianji të martën takim me strukturat e PD në Elbasan
Politikë

Riorganizimi i partisë, Ervin Salianji të martën takim me strukturat e PD në Elbasan

22:15 | 15/12/2025
Shpërthen bombola e gazit në Elbasan, banesa përfshihet nga flakët
Aktualitet

Shpërthen bombola e gazit në Elbasan, banesa përfshihet nga flakët

20:50 | 15/12/2025
“Prapë te sheshi, ju pres çdo ditë”, Lapaj rikthehet para Kryeministrisë
Politikë

“Prapë te sheshi, ju pres çdo ditë”, Lapaj rikthehet para Kryeministrisë

20:02 | 15/12/2025
Next Post
Studenti i ngriti zërin/ Rama: Çojeni të marrë shërbimin e shpejtë mjekësor

Studenti i ngriti zërin/ Rama: Çojeni të marrë shërbimin e shpejtë mjekësor

Këmbimi valutor/ Dollari vazhdon të forcohet përballë lekut

Këmbimi valutor/ Dollari vazhdon të forcohet përballë lekut

Policia italiane shkatërron bandën e rrezikshme, në pranga 2 shqiptarë

Policia italiane shkatërron bandën e rrezikshme, në pranga 2 shqiptarë







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

08:25 | 09/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

22:39 | 09/12/2025
E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

21:09 | 11/12/2025




TË FUNDIT

Endri Prifti dhe Ola Bruko zbulojnë planet: Do kemi dasmë
Showbizz

Endri Prifti dhe Ola Bruko zbulojnë planet: Do kemi dasmë

by mirseda
22:41 | 15/12/2025
0

Nga një bashkëpunim televiziv te plane të qarta për një të ardhme së bashku. Historia e artistit...

Riorganizimi i partisë, Ervin Salianji të martën takim me strukturat e PD në Elbasan

Riorganizimi i partisë, Ervin Salianji të martën takim me strukturat e PD në Elbasan

22:15 | 15/12/2025
Kryeministri Rama jep çmimin, zgjidhet “Lojtari i Vitit” te Kombëtarja

Kryeministri Rama jep çmimin, zgjidhet “Lojtari i Vitit” te Kombëtarja

21:58 | 15/12/2025
Tragjedi në Francë: Shpërthim në një pallat, 6 viktima, mes tyre dy fëmijë

Tragjedi në Francë: Shpërthim në një pallat, 6 viktima, mes tyre dy fëmijë

21:46 | 15/12/2025
Shpërthen bombola e gazit në Elbasan, banesa përfshihet nga flakët

Shpërthen bombola e gazit në Elbasan, banesa përfshihet nga flakët

20:50 | 15/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com