E martë, 30 Nëntor, 2021
5.5 C
Tirana

PD: Ja si Edi Rama u ka dhënë 34 milionë Safet Gjicit dhe Pjerin Ndreut

Deklaratat e kreut të qeverisë lidhur me ashpërsimin e Kodit Penal me qëllim sigurimin fizik të mjekëve apo fushave të futbollit, sollën reagimin e selisë blu. Ish-deputetja demokrate Albana Vokshi theksoi se mungesat që shefi i qeverisë i gjen tek Kodi Penal faktikisht janë fillimisht përgjegjësi e tij dhe të paktën dy prej kandidatëve të tij për kryetar bashkie.

Dy deputetët socialistë pritet të dorëzojnë mandatet dhe të futen në garë për kryetar bashkie, përkatësisht Safet Gjici në Kukës dhe Pjerin Ndreu në Lezhë.

“Që nga viti 2014 dhe deri tani, qeveria e Edi Ramës ka tenderuar 101 milionë euro. 1/3-ën e kësaj shume, rreth 34 milionë i ka marrë Safet Gjici dhe Pjerin Ndreu.

SAFET GJICI, nëpërmjet dy shoqërive të lidhura me të, Toni Security dhe Eurogjici Security ka përfituar 24,8 milion euro.

PJERIN NDREU, nëpërmjet kompanisë së lidhur me të, Ndreu Security Service, ka përfituar 9,1 milion euro” – tha Vokshi.

Sipas Vokshit, kreu i qeverisë ka patur detyrimin ti kërkojë llogari operatorëve të cilët nuk kanë arritur të garantojnë sigurinë në institucione.

“Dhe t’u merrte lekët mbrapsht, jo t’i bënte deputetë, prefektë apo t’i promovojë si kandidatë për kryetarë bashkie. Nëse shërbimi i sigurisë fizike ka dështuar, Edi Rama ka detyrimin t’u thotë shqiptarëve se ku i ka çuar 100 milionë eurot e tenderuar për këtë shërbim”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

I rikthehet tumori pas 9 vitesh, qytetarët solidarizohen me Adriana Matoshin

Aktorja e njohur, njëkohësisht dhe deputetja e Kosovës, Adriana Matoshi, njoftoi miqtë e ndjekësit e saj një ditë më parë me anë të një...

Si lindi alfabeti

Nga: Cody Cottier Anglishtja e shkruar, së bashku me shumicën e gjuhëve moderne, është aq shumë e lidhur me alfabetin e saj, saqë ne mund ta marrim atë sot si të mirëqenë. Në...

Variantet e koronavirusit, ja çfarë dimë deri më tani

Omicron, varianti më i ri i koronavirusit, është gjithashtu më i shpejti për t'u etiketuar si "variant shqetësues" nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, për...

Bllokimi për variantin Omicron/ Biden: S’ka vend për panik

Presidenti amerikan Joe Biden e ka quajtur variantin Omicron Covid-19 një "shkak shqetësimi, jo shkak për panik", një ditë pasi u zbulua në Amerikën...

Njihuni me këmbimin valutor, 30 nëntor 2021

Në kursin e këmbimit valutor, sot vihet re rritje e dollarit, paundit britanik dhe frangës zvicerane. Ndërsa euro s'ka pësuar ndryshime. Më poshtë do të...