Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

“Patëm një debat të hapur”/ Rama flet për “përplasjen” me Dritan Lelin

6 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Patëm një debat të hapur”/ Rama flet për “përplasjen” me Dritan Lelin

Kryeministri Edi Rama ka folur për herë të parë në lidhje me debatin, që pati ditën e djeshme me kryebashkiakun e Vlorës, Dritan Leli.

Në një intervistë për televizionin lokal “6+1 Vlora Televizion”, Rama nuk e ka mohuar përplasjen me Lelin, teksa e ka cilësuar si një “debat konstruktiv, për të vënë pikat mbi i”, lidhur me disa biznese që operojnë prej vitesh në Zvërnec.

Sipas kreut të qeverisë, Bashkia e Vlorës dështoi të informojë këto biznese se nuk do të preken nga operacionet e prishjes së ndërtimeve në bregdet.

“Ne kemi pasur një takim, kjo është e vërtetë. Është e vërtetë që e kemi bërë në Zvërnec. Është e vërtetë që në atë zonë ka pasur një moment pakënaqësie të një sërë subjekteve që kanë investuar në infrastrukturë të lehtë, mikpritje për turistët ditorë, dhe si rezultat i një keqkuptimi është krijuar ideja që ato struktura të lehta të ndërtuara në shumë vite do të prisheshin.

Ndërkohë që ka munguar një komunikim efektiv dhe një zgjidhje e menjëhershme nga Bashkia e Vlorës. Kemi pasur një debat, një debat konstruktiv për të vënë “pikat mbi i” lidhur me shumëçka që duhet përmirësuar, sepse ne asnjëherë nuk jemi të kënaqur, unë në radhë të parë asnjëherë nuk jam i kënaqur me punën time jo më me të tjerët, përfshi edhe Dritanin, për të cilin kam shumë respekt për shumëçka, por për të cilin ashtu si edhe shumë të tjerë, kërkoj edhe më tepër.

Më vjen mirë që biseda u zhvillua në mënyrë të hapur, në mënyrë të drejtpërdrejtë, dhe kam shumë besim që si rezultat i atij debati dhe i konkluzioneve të arritura bashkërisht të gjithë do të përmirësojmë më tutje punën për këtë qytet dhe për Bashkinë e Vlorës, që ku patjetër është bërë një ndryshim i pamohueshëm nga askush”, tha ai.

Rama e cilësoi si “fake news” raportimin e bërë në media, se përplasja kishte ardhur për shkak të rënies së mbështetjes ndaj PS dhe Ramës në Vlorë, në nivelin 30%.

“Këto janë zhvillime shumë të natyrshme të fantazisë dhe nevojës për të bërë klikime duke krijuar lajme të rreme. Nuk ka asnjë të vërtetë nga këto, sepse në Vlorë kemi pasur dhe kemi një mbështetje shumë të madhe, që vjen si rezultat i shumëçkaje por edhe i punës që kemi bërë”, sqaroi ai.

Tags: Dritan Leliedi ramaPërplasjavlore

TË LIDHURA

Bllokimi i aksit Librazhd-Përrenjas, furgonat shtrenjtojnë çmimin e biletës deri 40%
Aktualitet

Bllokimi i aksit Librazhd-Përrenjas, furgonat shtrenjtojnë çmimin e biletës deri 40%

22:30 | 25/02/2026
Kosovë/ OVL-UÇK takon Spiropalin, kërkon mobilizim për mbështetjen e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë
Aktualitet

Kosovë/ OVL-UÇK takon Spiropalin, kërkon mobilizim për mbështetjen e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

21:56 | 25/02/2026
Aksident në Elbasan/ Makina përplas motorin, raportohet për të plagosur
Aktualitet

Aksident në Elbasan/ Makina përplas motorin, raportohet për të plagosur

21:29 | 25/02/2026
Next Post
Pence fajëson të rinjtë për rritjen e rasteve me koronavirus në SHBA

Pence fajëson të rinjtë për rritjen e rasteve me koronavirus në SHBA

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Mjeku Tritan Kalo reagon lidhur me pandeminë: Është ulur këmbëkryq në mesin tonë

Mjeku Tritan Kalo reagon lidhur me pandeminë: Është ulur këmbëkryq në mesin tonë







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

20:14 | 24/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026




TË FUNDIT

“Ata po mashtrohen”/ Mbi 1,700 afrikanë luftojnë në emër të Rusisë në Ukrainë
Bota

“Ata po mashtrohen”/ Mbi 1,700 afrikanë luftojnë në emër të Rusisë në Ukrainë

by mirseda
22:46 | 25/02/2026
0

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andriy Sybiha, deklaroi sot se më shumë se 1,780 qytetarë afrikanë po...

Bllokimi i aksit Librazhd-Përrenjas, furgonat shtrenjtojnë çmimin e biletës deri 40%

Bllokimi i aksit Librazhd-Përrenjas, furgonat shtrenjtojnë çmimin e biletës deri 40%

22:30 | 25/02/2026
Zyrtare! Benita hyn sërish sonte në “BBVK”

Zyrtare! Benita hyn sërish sonte në “BBVK”

22:17 | 25/02/2026
Kosovë/ OVL-UÇK takon Spiropalin, kërkon mobilizim për mbështetjen e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Kosovë/ OVL-UÇK takon Spiropalin, kërkon mobilizim për mbështetjen e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

21:56 | 25/02/2026
Aksident në Elbasan/ Makina përplas motorin, raportohet për të plagosur

Aksident në Elbasan/ Makina përplas motorin, raportohet për të plagosur

21:29 | 25/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com