Mjeku i njohur infeksionist Tritan Kalo ka reaguar së fundmi lidhur me situatën e krijuar nga koronavirusi në Shqipëri.
Kalo shkruan në rrjetin social Facebook se COVID-19 është ulur këmbëkryq në mesin tonë.
Ndër të tjera ai pohon se puna, përkushtimi dhe profesionalizmi duhet të prevalojnë këto kohë në shëndetësinë publike dhe jo vetëm.
Kujtojmë se javët e fundit është rritur ndjeshëm numri i rasteve të reja me COVID-19 në vendin tonë. Gjithashtu është rritur edhe numri i viktimave.
Postimi i plotë i mjekut Kalo: “Kohë Kovidiane…PUNA, PËRKUSHTIMI dhe PROFESIONALIZMI duhet të prevalojnë këto kohë në Shëndetësinë tonë Publike dhe jo vetëm….
Si Mantelbardhë DUHET t’i bëhemi krah njëri-tjetrit në këtë sfidë mbarëbotërore….
TEORIZIMET për PROTAGONIZËM por jo për ZGJIDHJE praktike të ardhura këto javë nga burime si të brendshme po ashtu edhe të jashtme, sidomos kur ato në harkun kohor të disa javëve kundërshtojnë njëra-tjetrën, NUK U sjellin ndonjë dobi në përballjen me këtë sfidë, përkundrazi…
Sars-Cov2/Covid-19 është ulur tashmë këmbëkryq në mesin tonë…. JO me mërira dhe hatërmbetje të pavlera, që disa i sjellin në vëmendjen tonë këto kohë, KUR të tëra energjitë tona intelektuale dhe jo vetëm duhen përmbledhur në mirëmenaxhimin e kësaj sfide, që ishte, është dhe ndoshta do mbetet me shumë shqetësime edhe për vende me fuqi ekonomike dhe sisteme shëndetësore më të mirëpajisura e më mirë të financuara se Sistemi ynë Shëndetësor…
MIRËBESIMI dhe MIRËKUPTIMI mes nesh si kolegë si dhe i yni me publikun, i cili për asnjë çast të mos e nënvlerësojë kujdesin ndaj vetes dhe të afërmve të tij, MBETEN çelësat e zgjidhjes së kësaj sfide që ka vënë në vështirësi jetën e të gjithëve….BASHKË me siguri NE do ja dalim mbanë….Javë të mbarë miq, kolegë e bashkëatdhetarë!!!”
https://www.facebook.com/tritan.kalo/posts/3415831051774970