Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Pence fajëson të rinjtë për rritjen e rasteve me koronavirus në SHBA

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
Pence fajëson të rinjtë për rritjen e rasteve me koronavirus në SHBA

Nënpresidenti amerikan Mike Pence të dielën kryesisht fajësoi të rinjtë, duke injoruar paralajmërimet për masa parandaluese, për rritjen e madhe të rasteve të konfirmuara të koronavirusit në vend.

Nënpresidenti Pence, në një intervistë në emisionin “Face the Nation” të kanalit CBS, tha se “padyshim” që rritja e numrit të testimeve në Shtetet e Bashkuara ka çuar në rritjen e infeksioneve të koronavirusit. Por ai tha se “të rinjtë amerikanë janë grumbulluar në mënyra që mund të kenë shpërfillur udhëzimet federale për fazat e rihapjes së bizneseve.”

Numri i rasteve të koronavirusit në Shtetet e Bashkuara është rritur ndjeshëm ditët e fundit, veçanërisht në Florida, Teksas dhe Arizona, shtete që ndodhen në një distancë të madhe mes njëri-tjetrit. Në total, Shtetet e Bashkuara raportuan më shumë se 40,000 raste të reja të premten, një rekord ditor i pandemisë në Amerikë gjatë gjashtë muajve të fundit.

Zoti Pence ka anuluar udhëtimet për tubime politike të planifikuara për këtë javë në Florida dhe Arizona për shkak të rritjes së numrit të rasteve në të koronavirusit në këto dy shtete.

Nënpresidenti Pence tha se Shtetet e Bashkuara janë të pajisura më mirë nga ana mjekësore për të trajtuar shtrimet në spital të më shumë pacientëve me koronavirus sesa ishin në fillim të vitit.

Por, ai tha se Presidenti Donald Trump dhe ai mbështesin masat e marra nga guvernatorët në Florida dhe Teksas për të mbyllur përsëri lokalet për të parandaluar mbledhjen e njerëzve që nuk respktojnë rregullat e distancimit fizik prej të paktën dy metrash dhe përdorimin e maskave.

“Është e qartë se testimi nuk është arsyeja e vetme që po shohim më shumë raste, por është një arsye domethënëse. Është e qartë se në mbarë brezin diellor (shtetet amerikane që shtrihen në jug, jugperëndim dhe juglindje) diçka që po ndodh, veçanërisht midis amerikanëve të rinj”, tha zoti Pence.

Por ai tha se administrata e Presidentit Trump nuk mendon se është e nevojshme që të imponohen udhëzime kombëtare të detyrueshme për përdorimin e maskave.

Presidenti Trump rrallëherë ka përdorur maskën.

Nënpresidenti Pence e ka përdorur më shpesh maskën, dhe bëri të njejtën gjë edhe të dielën kur ai mori pjesë në një shërbim kishtar në Dallas të Teksasit. Ai kundërshtoi sugjerimin se Presidenti Trump mund të ndihmojë në ngadalësimin e përhapjes së koronavirusit duke dhënë një shembull kombëtar përmes përdorimit të maskës.

“Ne besojmë se njerëzit duhet të veshin maska kudo që distancimi fizik nuk është i mundur, kudo që rekompandojnë autoritetet shtetërore ose ato vendore”, tha zoti Pence.

Por ai shtoi, “Ne besojmë se çdo shtet ka një situatë unike. Një nga elementët e aftësisë gjeniale të Amerikës është parimi i federalizmit, i kontrollit shtetëror dhe atij lokal … ne duam t’ua lëmë këtë në dorë guvernatorëve dhe zyrtarëve lokalë. Dhe njerëzit duhet t’i dëgjojnë ata”.

Shtetet e Bashkuara deri më tani kanë regjistruar më shumë se 2.5 milionë raste të koronavirusit dhe më shumë se 125,000 vdekje, niveli më i lartë kombëtar i këtyre shifrave në të gjithë botën. Zyrtarët e shëndetësisë po parashikojnë dhjetëra mijëra vdekje të tjera të amerikanëve nga koronavirusi në muajt e ardhshëm.

Tags: fajesonkoronavirusPenceSHBAtë rinjtë

TË LIDHURA

Vala e të nxehtit merr 18 jetë, ndalohet puna pas mesditës
Bota

Vala e të nxehtit merr 18 jetë, ndalohet puna pas mesditës

22:17 | 05/07/2025
Zelensky zbardh detaje nga biseda me Trump: Ishte më e mira që kam patur ndonjëherë
Bota

Zelensky zbardh detaje nga biseda me Trump: Ishte më e mira që kam patur ndonjëherë

22:16 | 05/07/2025
Fluturimi që përfundoi në tragjedi, 4 viktima nga rrëzimi i avionit
Bota

Fluturimi që përfundoi në tragjedi, 4 viktima nga rrëzimi i avionit

21:54 | 05/07/2025
Next Post
Parashikimi i motit për ditën e sotme

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Mjeku Tritan Kalo reagon lidhur me pandeminë: Është ulur këmbëkryq në mesin tonë

Mjeku Tritan Kalo reagon lidhur me pandeminë: Është ulur këmbëkryq në mesin tonë

Akuzat ndaj Thaçit, Rama vizitë dy ditore në Kosovë

Akuzat ndaj Thaçit, Rama vizitë dy ditore në Kosovë

JU REKOMANDOJMË

Ndodh e pabesueshmja! Paratë bien nga qielli, ndalet trafiku

Ndodh e pabesueshmja! Paratë bien nga qielli, ndalet trafiku

22:00 | 28/06/2025
Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

12:18 | 30/06/2025
Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

17:15 | 03/07/2025
Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

15:48 | 30/06/2025




TË FUNDIT

Ronaldo mungon në funeralin e Diogo Jotës dhe vëllait të tij
Sport

Ronaldo mungon në funeralin e Diogo Jotës dhe vëllait të tij

by mirseda
22:56 | 05/07/2025
0

Në funeralin e Diogo Jotës dhe Andre Silvës, ishin qindra personalitete të futbollit. Mungesa që ra më...

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?

22:35 | 05/07/2025
Dëmtim tronditës për Musialën, u përplas me Donnarummën: “Lutjet e mia për ty!”…

Dëmtim tronditës për Musialën, u përplas me Donnarummën: “Lutjet e mia për ty!”…

22:33 | 05/07/2025
Fiton ndaj Bayern, PSG gjysmëfinalistja e parë Kupës së Botës

Fiton ndaj Bayern, PSG gjysmëfinalistja e parë Kupës së Botës

22:19 | 05/07/2025
Vala e të nxehtit merr 18 jetë, ndalohet puna pas mesditës

Vala e të nxehtit merr 18 jetë, ndalohet puna pas mesditës

22:17 | 05/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com