E premte, 10 Prill, 2020
20 C
Tirana

Pas izolimit, çfarë pritet të ndodhë të hënën? Shkëlqim Hajdari flet pa ‘doreza’

loading...

Kryeministri Rama mbylli të gjitha restorantet, baret, klubet, fasoneritë, call center-at, si një masë për parandalimin ndaj koronavirusit. Në kohën kur e tërë bota është e panikosur nga virusi vdekjeprurës, ai paralajmëroi se kjo nuk është një kohë për t’u argëtuar jashtë shtëpisë. ‘Lufta”, siç kreu i qeverisë e quan, është me vetveten, zakonet normale të jetës, prej të cilave duhet të heqim dorë, për të mirën e të afërmve tanë.

Lidhur me masat e ndërmarra ka folur edhe Inspektori i Përgjithshëm, Shkëlqim Hajdari, në studion e emisionit “Top Talk” në Top Channel.

“Tre ditët e fundit, Inspektorati Shëndetësor, Inspektorati i Mbikqyrjes së Tregut, Inspektorati i i Punës, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, kanë qënë në teren. Pardje dhe dje paradite, po më shumë pardje, janë mbyllur në zbatim në urdhrit të Ministres së Shëndetësisë si drejtuese e Task Forcës, të gjitha lokalet që u konstatuan gjatë inspektimeve hapur, që kanë të bëjnë me lojërat e fatit, sherbimet e internetit.

Dje paradite, Inspektorati i Punës ka konstatuar në të gjithë territorin e Shqipërisë disa fasoneri dhe coll center-a, të cilat ishin të hapura pa masa sigurie, dhe i ka urdhëruar dhe i ka vendosur shiritin, i ka pezulluar.

Deri ditën e djelë nuk mund të qëndrojnë të hapura. Dje në darkë, kryeministri i Shqipërisë në mënyrë shkresore ka urdhëruar… ka një vendim që përveçse lokale, ambienteve dhe linjat e prodhimit të zinxhirit ushqimor, të furrave të bukës dhe farmacive.

Të gjitha ambientet e të gjitha ndërmarrjet të vogla ose të mëdhaja, janë të mbyllura deri ditën e dielë. Historia do vazhdojë pas dites së dielë”.

Çfarë ndodh pas ditës së dielë? Kemi një parakufizim. Mund të ketë një rikthim në normalitet?

“Minimuni ndërmarrjet që kanë të bëjnë me zinxhirin udhqimor dhe farmacitë do të jenë të hapura. Kemi dy grupe, isnpektorët shtetërore do të kenë dy detyra. Puna më e rëndë do të jetë për Autoritetin Kombëtare të Ushqimit, për Inspektoratin e Barnave dhe Inspektoratin e Punës. Të gjitha ndërmarrjet dhe linjat e prodhimit do duhet ti inspektojmë shumë fort, që të mbajnë gjallë zinxhirin ushqimor. Nuk e them për të bërë presion, por ditën e hënë do të mbledhë në një takim të shpejtë drejtuesit e dhomave të biznesit në Shqipëri.

Dhe nëpërmjet tyre, në ato ndërmarrje që do lejohen të jenë të hapura. Zinxhiri ushqimor do të jenë të hapura dhe farmacitë. Në të cilën do konstatohet që nuk kanë masa sigurie, por është edhe largësia mes punonjësve.

Pastëria e objekteve dhe sidomos në farmacitë nuk është thjeshtë maska, por edhe futja e njerëzve për të marrë ilaçe. Në kodin penal neni 289, dënohet deri në 10 vjet burg. Nëse do konstatojmë në ambientet e zinxhirit ushqimor, në farmaci, furrat e bukës, mos marrjen e masave të tilla, nuk diskutohet mbyllja e biznesit, ajo është minimunimi. Por drejtuesit e tyre do shkojnë deri në ndjekje penale.

Në fillim të javës, Forumi Ekonomik mbarë kombëtar shqiptar, Shqipëri-Kosovë-Maqedoni, do të mblidhet nën drejtimin e kryetarit Agim Fejzi, dhe do të diskutojmë sesi të sensibilizojnë kolegët e tyre prodhues, që të vazhdojnë të prodhojnë dhe ti ofrojnë publikut me ato çmime siç kanë punuar, dhe të sensibizojnë të gjithë drejtuesit. Duhet durim, qetësi, janë çështje standarte”, tha ai.

Çfarë territoresh po mbulon tashmë Inspektorati. Është i kushtëzuar në qytetet ku ka ndikimin koronavirusi, apo në të gjithë territorin e vendit është shtrirë ky veprim i juaji?

“Inspektoriatet Shtetërore të drejtuara nga Inspektoriati Qëndror, janë duke punuar në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Kuptohen që pesë Inspektoriatet janë në punë, siç jua thash janë: Inspektoriati Shëndetësor, Inspektoriati i Mbikqyrjes së Tregut, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit së shpejti dhe Inspektoriati i Barnave që mbulon farmacitë janë nën drejtim.

Unë të hënën do të orjentoj në një urdhër se si do të kontrollojnë inspektorët e barnave, farmacitë. Me të gjitha pikat që në çdo inspektim që do të bëjnë në farmacitë, të kërkojnë përmbushjen e kushteve të sigurisë, si për ato që shërbejnë shërbimet, si për ato që i marrin. E njëjta urdhër do të shkojë dhe për drejtuesit e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, i cili do të spostojnë të gjitha inspektimet e planifikuara. Edhe të gjithë inspektorët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë në 12 qarqet, do të punojnë për të ndjekur të gjithë linjat e prodhimit, që do të prodhojnë me standarde dhe linjat e shitjes, në bashkëpunim me Inspektoriatin e Mbikëqyrjes së Tregut. Ne nga njëra anë t’i sigurojmë publikut ushqime pa ndërprerje, por nga ana tjetër nëpërmjet trupave inspektuese të kërkojmë zbatimin e përpiktë, të gjithë kushteve që duhen në këtë situatë të jashtëzakonshme që ndodhemi”.

Gjatë ditëve të fundit, qytetarët janë përballur edhe me manipulimin e çmimeve, duke nisur nga fruta-perimet. Shkëlqim Hajdari deklaroi se janë marrë masat edhe në këtë drejtim: “Mendoj se kjo nuk do mbesë në dorën e solidaritetit njerëzor. Ligjet janë në fuqi, të çojnë deri në heqjen e licencës. Nesër të mos i dalë më keq se çfarë kanë menduar. Kur rrisin çmimet, do humbin biznesin për tërë jetën e tyre!

Ne kemi një trupë të madhe inspektorësh, femrat dhe punonjësit në moshë të thyer do punojnë në shtëpi. 600-700 inspektorë do të monitorojnë edhe rritjen e çmimeve. Nga e hëna inspektorët do të mbyllin bizneset dhe do ti çojnë para ligjit”.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 33 të prekur. Një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit, dhe vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier.

Mes të infektuarve është dhe një mjek, i cili i kishte shërbyer të moshuarës që ndërroi jetë në Durrës. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht. Shumë qytete janë në shtet-rrethim, dhe është ndaluar lëvizja e makinave private.

- Reklama -
loading...

Më shumë nga kategoria



Të fundit

Seanca e ardhshme e Kuvendit do mbahet në 16 prill

Përpos masave lehtësuese që do aplikohen nga e hëna lidhur me situatën nga koronavirusi, raportohet se edhe Kuvendi do të nisë punimet. Seanca e radhës...

“Me rregulla të forta sigurie”/ Rama lehtëson masat, ja çfarë pritet të ndodhë nga e hëna

Përpos ndryshimit të fashës së orarit deri në orën 17:30 për shërbimet ushqimore, farmaceutike dhe bankare, Rama njofton edhe për planin e riatdhesimit. Duke nisur...

Dëmtim i rëndë në gju, Elis Bakaj drejt operimit. Ja sa rrezikon të qëndrojë jashtë fushave

Ishte duke kaluar një sezon fantastik në Bjellorusi, teksa së fundmi u transferua te kampiponët e Brest, por Elis Bakaj ka qenë i pafat. Në...

Zbardhet ngjarja me dy të plagosur në Tiranë, ja kush është agresori i shumëkërkuar

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me plagosjen tek "Xhamlliku", pranë shkollës "Niket Dardani". Orges Bilbili nga Lushnja, i cili ishte në kërkim për...

Ç’ka kanë shqiptarët e që nuk ka Evropa

Nga: Rexhep Qosja Emisioni “Fshatrat e Shqipërisë” i televizionit Top Channel, shumë i rëndësishëm që për Shqipërinë e për shqiptarët të mësohet edhe çka s’...
Kthehu
WhatsApp KONTAKTO TT