Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Para Kryeministrisë, nis sot maratona 10 ditore e protestave ndërkombëtare

6 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, TT, Video Galeri, W-Instant
Para Kryeministrisë, nis sot maratona 10 ditore e protestave ndërkombëtare

Nga Anxhela Ferra

10 ditë protesta kundër ndërtimit të hidrocentraleve. Që prej ditës së sotme e deri në 16 korrik në të gjithë Ballkanin priten të zhvillohen protesta mbi këtë çështje. Ndaj edhe këtë të shtunë dhjetëra qytetarë u mblodhën para Kryeministrisë, me pankarta në duar për të denoncuar dhe kërkuar ndalimin e shkatërrimit të lumenjve tanë.

“Kjo protestë organizohet në kuadër të një sërë protestash ndërkombëtare. Të cilat filluan sot, në datë 6 dhe përfundojnë në 16 korrik. Ka një organizim në të gjithë Ballkanin, pasi është një problem që na përfshin të gjithëve. Edhe ne këtu në Shqipëri do të vazhdojmë të mblidhemi e mbrojmë pasuritë tona. Jo vetëm në Tiranë, por në çdo fshat, mblidhen vendasit për problemet që i shqetësojnë. Do të organizohen protesta, peticione si edhe manifestime të mëdha.”

Në janar ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku bëri me dije se do të skanoheshin 182 kontrata koncesionare për 440 hidrocentrale private që janë dhënë në Shqipëri. Dhe në rast se do të gjendeshin shkelje, do të prisheshin kontratat. Por, për ambientalistët dhe qytetarët këto deklarata nuk janë vënë në zbatim.

“Deklaratat janë pozitive, problemi është sa zbatohen ato. Dhe ka dyshime të mëdha që procesi i skanimit të këtyre HEC-eve ka qenë korrekt. Si edhe i mjaftueshëm sipas nevojës që ka Shqipëria. Qeveria nuk e ka marr akoma seriozisht këtë çështje, e cila është në dëm të zhvillimit të qëndrueshëm të Shqipërisë. Është padyshim, një rrjet njerëzish të cilët përfitojnë nga kjo gjë. Dhe sigurisht janë të lidhur me politikën”, shprehet për Tirana Today ambientalisti Lavdosh Ferruni.

“Unë vij nga fshati Brataj në Vlorë, ku këta kanë parashikuar të bëjnë një HEC pranë një monumenti kulture shumë të bukur. Dhe shumë të lartë, një urë që është mbi 700-vjeçare. Rreth 100m mbi të kërkojnë të bëjnë një digë rreth 10m dhe pastaj me tuba të kalojnë përbri urës. Është firmosur nga ministritë përkatëse, por është ndaluar me pretendimin e të ashtuquajturit skanim. Vetë ky fenomen është një ndalje sa për të kaluar radhën, sepse mesa jemi informuar ne është miratuar gjithçka. Ndaj ne kemi vendosur të hapim një proces gjyqësor. Sipas ekspertëve tanë, një në fushën ligjore e një në të ndërtimit; me këtë projekt janë shkelur rreth 20 ligje të shtetit tonë.”

Protestuesit bëjnë thirrje për bashkim të sa më shumë qytetarëve. Pasi me ndërtimin e hidrocentraleve shumë njerëz rrezikojnë të humbin shtëpitë, tokat bujqësore, ujin e pijshëm, furnizimin me ujë për vaditje dhe natyrën e bukur.

“Kemi dalë që të mos prishet natyra, e duam të bukur Shqipërinë, ashtu siç na e ka dhënë Zoti. Qeveria duhet të reflektojë dhe të mbajë anën e popullit, jo të anën e atyre që duan të bëhen të pasur. Nuk ka ku të shkoj më keq, jemi ngopur dhe duam ta vjellim atë që kemi marr nga këta. Edhe pse është një vapë e tmerrshme, njerëzit kanë ardhur. Dhe unë pensioniste jam, e sëmurë e më bie dielli në kokë. Por, ia vlen të dalim. Sepse është për të mirën e të gjithëve, por ata që janë atje lartë nuk e kuptojnë. Iu intereson vetëm xhepi i tyre.”/ TIRANA TODAY

Tags: 10 ditëbelinda ballukuhidrocentralenë të gjithë BallkaninprishënprotestaQeveria

TË LIDHURA

Situata e zjarreve në vend/ 14 vatra të raportuara, 10 të shuara dhe 4 ende aktive
Aktualitet

Situata e zjarreve në vend/ 14 vatra të raportuara, 10 të shuara dhe 4 ende aktive

21:29 | 04/07/2025
Humbet pa gjurmë çobani 48-vjeçarar në Delvinë. Kolegu i tij denoncon rastin në polici
Aktualitet

Humbet pa gjurmë çobani 48-vjeçarar në Delvinë. Kolegu i tij denoncon rastin në polici

19:47 | 04/07/2025
Punëtor 44-vjeçar bie nga lartësia, në gjendje të rëndë në spital
Aktualitet

Punëtor 44-vjeçar bie nga lartësia, në gjendje të rëndë në spital

19:17 | 04/07/2025
Next Post
“Çfarë koincidence sot, edhe në Serbi…”, Balla reagon në anglisht për protestën

Kësaj radhe jashtë politikës/ Taulant Balla ia merr valles, publikon videon

Protesta e 8 korrikut/ Kryemadhi telefonon strukturat e LSI-së, ka një mesazh

Protesta e 8 korrikut/ Kryemadhi telefonon strukturat e LSI-së, ka një mesazh

Ushtaraku shqiptari kthehet nga Afganistani, momenti drithërues kur takon të bijën

Ushtaraku shqiptari kthehet nga Afganistani, momenti drithërues kur takon të bijën

JU REKOMANDOJMË

Horoskopi 19 Mars 2024

Priten përplasje, surpriza dhe ngjitje të papritura!/ Çfarë thonë yjet për ty sot?

08:05 | 02/07/2025
Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

12:18 | 30/06/2025
Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

15:48 | 30/06/2025
Horoskopi 19 Mars 2024

Sinjale të qarta për zemrën, mendjen dhe financat – ja çfarë parashikojnë yjet për shenjën tuaj sot.

08:09 | 30/06/2025




TË FUNDIT

Ish-lojtari i Arsenalit akuzohet për pesë raste përdhunimi
Sport

Ish-lojtari i Arsenalit akuzohet për pesë raste përdhunimi

by mirseda
23:00 | 04/07/2025
0

Ish-mesfushori i Arsenalit, Thomas Partey, është zyrtarisht i akuzuar për pesë raste përdhunimi dhe një rast sulm...

Egli Tako reagon pas largimit: A ka ardhur koha për të folur?

Egli Tako reagon pas largimit: A ka ardhur koha për të folur?

22:20 | 04/07/2025
Gjoba për të gjithë, UEFA nuk fal askënd

Gjoba për të gjithë, UEFA nuk fal askënd

22:03 | 04/07/2025
Rajoni i Ballkanit “përvëlohet” me temperatura mbi 40 gradë Celsius

Rajoni i Ballkanit “përvëlohet” me temperatura mbi 40 gradë Celsius

21:46 | 04/07/2025
Turqia ndërton aeroplanmbajtësen më të madhe në Evropë, 16 m më e gjatë se britanikja

Turqia ndërton aeroplanmbajtësen më të madhe në Evropë, 16 m më e gjatë se britanikja

21:32 | 04/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com