E hënë, 27 Shtator, 2021
20.5 C
Tirana

Panik në ajër, flet shqiptari: Pasagjerët u gjakosën, gruaja që kisha pranë fluturoi nga sedilja (video)

Dhjetëra persona janë lënduar në avionin në fluturim të linjës ‘Turkish Airlines’, për shkak të turbulencave të forta. Në bord ndodhej edhe një shqiptar, Saed Nikaj, i cili ka publikuar pamjet e tmerrit që kanë përjetuar pasagjerët, disa prej tyre të gjakosur e të tmerruar. Ai tregon për mediat e huaja se për rreth 10-15 minuta gjendja ishte e tmerrshme, ku ka parë edhe gruan që ndodhej pranë tij të fluturonte nga sedilja e saj.

“Maskat e oksigjenit ranë nga tavani. Njerëzit nisën të bërtisnin”, raporton “The New York Times”.

“Falë Zotit dhe bekimeve tuaja që më bëtë pas incidentit në Podgoricë i shpëtova edhe një rrëmujë tjetër, por kësaj here lart në qiell”, shkruan shqiptari që u bë i njohur pak ditë më parë me simbolin e shqiponjës që bëri në aeroportin e Podgoricës, pak para zgjedhjeve në Tuz.

Aeroplani i “Turkish Airlines” u ul në mënyrë të sigurtë në aeroportin e Kennedy, por të paktën 30 vetë u dërguan në spital me lëndime jo të rrezikshme për shkak të turbullirave, thanë autoritetet. Në një deklaratë, kompania ajrore tha se ishte “thellësisht e pikëlluar nga kjo përvojë e pafat” dhe se po monitoronte nga afër gjendjen shëndetësore të udhëtarëve të lënduar. Aeroplani u ul në aeroportin e New York-ut në orën 5:35 të mëngjesit, pas largimit nga Stambolli.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Berisha, nga Ryersoni tek Yuri Kim

Nga: Mentor Kikia Zhvillimet që po ndodhin tani në politikën shqiptare janë më të rëndësishmet që kanë ndodhur që nga vitet 1990-1992. Dhe kanë për...

Bërnabiq: BE nuk po bën asgjë, ose fare pak për situatën në Kosovë

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, tha se Bashkimi Evropian, në këtë moment, “nuk po bën asgjë, ose po bën fare pak” në lidhje me...

Dojna Mema i bashkohet ‘Big Brother Vip’, zbulohet pozicioni që i është besuar

“Big Brother Vip” starton në fillim të tetorit. Edhe ky edicion do të drejtohet nga Arbana Osmani. Revista “Vip Magazine” ka zbuluar se Dojna Mema...

Asnjë i dënuar për atentatin tek ‘Komuna e Parisit’, lihen të lirë dajë e nip

Viktor Marku dhe Sebastian Mali, të cilët akuzoheshin për vrasjen e Hekuran Billës, janë liruar nga qelia. Me vendim të Gjykatës, nga ‘arrest me...

“Qeveritë të takohen më shpesh”, akademiku Rexhep Qosja mesazh Ramës dhe Kurtit

Në ceremoninë e vlerësimit nga Edi Rama me titullin “Kordoni i Madh me Yllin e Medaljes”, të zhvilluar në Prishtinë, akademiku i njohur Rexhep...