E diel, 2 Gusht, 2020
37 C
Tirana

Pandemia/ Trump shfaqet për herë të parë me maskë në publik (Foto)

Më të lexuarat

“Po kthehen në vatra potenciale”, Manastirliu bën thirrjen e rëndësishme

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu përmes një postimi në rrjetin social Facebook njofton se festat apo ditëlindjet po kthehen në vatra potenciale dhe si...

Pandemia/ Rëndohet gjendja shëndetësore e deputetit shqiptar, dërgohet me urgjencë në Turqi

Deputeti Enver Roshi është dërguar mbrëmë me urgjencë drejt Turqisë. Ai ka shfaqur probleme me mushkëritë, dhe për këtë arsye është nisur në Turqi. Numri...

Lubonja: Shqipëria po shkon drejt vendosjes së regjimit autoritar

Analisti Fatos Lubonja, për revistën e njohur franceze “Le Courrier Des Balkans” u shpreh se Shqipëria po ecën në drejtimin e gabuar, drejt regjimit...

Familja Rama me një mesazh të dytë për të afërmit dhe miqtë, ky është vendimi që kanë marrë

Zemra e nënës së kryeministrit Edi Rama pushoi së rrahuri mëngjesin e sotëm. Lajmin e trishtë e dha vetë kreu i qeverisë, përmes një...

OBSH bën paralajmërimin aspak pozitiv lidhur me pandeminë

Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus së fundmi bëri një paralajmërim aspak pozitiv lidhur me pandeminë e koronavirusit. Ai theksoi se efektet...

Pandemia/ Situata në Shqipëri vijon të jetë shqetësuese, publikohet bilanci

Situata në Shqipëri si pasojë e koronavirusit vijon të jetë shqetësuese! Së fundmi Ministria e Shëndetësisë ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit. MSH...

‘Bir komunisti’/ Rama i përgjigjet Metës: Të të vijë turp, ti do harrohesh kurse ai jo

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së presidentit Meta, i cili tha se kryeministri është mburrur se është djali i komunistit që vari...

Ndërron jetë nëna e Edi Ramës, kryeministri bën dedikimin prekës

Ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare e ëma e kryeministrit Edi Rama, Aneta Rama. Lajmi është dhënë në rrjetet sociale nga kryeministri, i cili...

Me mijëra persona marshojnë të revoltuar në Gjermani, arsyeja e protestës

Me mijëra vetë marshuan në Berlin të shtunën për të protestuar kundër masave të vendosura në Gjermani për të frenuar pandeminë e koronavirusit, duke...

“Fatkeqësisht dominojnë edhe moshat e reja”, mesazhi i fortë i mjekes

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar në rrjetin social Facebook, mesazhin e Dr. Migena Qato e cila shprehet se në spitalet COVID-19, fatkeqësisht...

Për herë të parë që kur shpërtheu pandemia, Presidenti Trump është shfaqur me maskë në publik.

Presidenti ishte të shtunën në spitalin ushtarak Walter Reed për t’u takuar me ushtarë që mjekohen atje dhe personel mjekësor që kujdeset për pacientë me COVID dhe këtë radhë ishte në përputhje me udhëzimet e zyrtarëve të shëndetësisë për vënien e maskave si një ndër masat kritike për të parandaluar përhapjen e infeksionit.

Me një maskë të errët që mbante stemën presidenciale, i shoqëruar nga personel i spitalit ushtarak Walter Reed, presidenti hyri në mjediset e spitalit për t’u takuar me ushtarë të plagosur.

Ky akt i thjeshtë është një ndër hapat më kritikë që këshillojnë zyrtarët e shëndetit publik për parandalimin e infeksioneve. Por është bërë një simbol politik për disa amerikanë që shprehin rezistencë nga masave të rekomanduara ose imponuara nga autoritetet duke mos vënë maskë.

Ishte hera e parë që presidenti vinte maskë para kamerave. Por ai e pohoi që para nisjes se në prani të pacientëve të shtruar, është një masë e domosdoshme:

“Ndoshta do të vë maskë. Kur je në spital, sidomos në pavione ku janë shtruar ushtarë dhe njerëz që sapo janë operuar, duhet vënë. Më duket si ditë e shkëlqyer për të vënë maskë. Nuk kam qenë kurrë kundër maskave por besoj se varet nga momenti dhe vendi,” tha presidenti.

Presidenti u ka rezistuar vazhdimisht këshillave të specialistëve shëndetësore që këmbëngulin për vënien e maskave.

Në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve ai është shprehur më parë se nuk e sheh të nevojshme dhe ka komentuar edhe për faktin që ish-nënpresidenti Joe Biden vë maskë në mjedise të hapura publike.

Lexo edhe :   A do ketë një rikthim të karantinës? Përgjigjet Rama
Lexo edhe :   Pandemia/ Tjetër bilanc tragjik në Kosovë

Persona të afërt me presidentin kanë pohuar agjencinë e lajmeve Associated Press se presidenti shqetësohet që maska e bën të duket një politikan i dobët dhe se e zhvendos vëmendjen nga nevoja për rihapjen e ekonomisë tek kërëcënimi për shëndetin publik.

Kritikët e presidentit thonë se ai e ka politizuar vënien e maskave gjë që e ka shtuar rezistencën ndaj kësaj mase nga disa grupime.

Para nisjes për në spitalin ushtarak Walter Reed, presidenti u pyet edhe për vendimin për t’i zbutur dënimin bashkëpunëtorit të tij të vjetër Roger Stone:

“Roger Stone u trajtua shumë padrejtësisht. E vunë nën akuza në kuadër të një gjuetie shtrigash, të një komploti politik, një mashtrim tjetër i Robert Muellerit. Ishte mashtrim sepse u provua se ishte fallso. Unë veprova pasi Roger Stone ishte trajtuar shumë padrejtësisht. Njerëzit janë gëzuar shumë sepse në këtë vend njerëzit duan drejtësinë,” tha presidenti.

Të premten, pak ditë para se Roger Stone të fillonte vuajtjen e dënimit me 40 muaj burgim, presidenti e liroi mikun e tij nga dënimi me burgim.

Ky ishte një tjetër shembull i përpjekjeve të shumta që ka bërë presidenti dhe stafi i tij për t’i dhënë një interpretim të ri hetimeve mbi administratën e tij për lidhje e bashkëpunim të fshehtë me rusët. Në fillim të vitit, Senati e liroi presidentin nga akuzat që u ngritën lidhur me këto hetime. /Voa

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Tjetër bilanc i rëndë nga koronavirusi në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë shënuar 5 viktima nga koronavirusi. Ndërkohë, janë regjistruar edhe 123 raste të...

Përshtatja e turizmit: Golemi zëvendëson Turqinë me “all inclusive”

Mungesa e turizmit të organizuar në zonën e Golemit, për shkak të pandemisë, shtroi pikëpyetjen e mbijetesës së shërbimit “all inclusive” që po ofrohej...

SHBA: Rënie masive e prodhimit ekonomik

Prodhimi i Brendshëm Bruto në Shtetet e Bashkuara u tkurr me 9.5% në tremujorin e dytë të vitit. Kjo rënie masive në ekonomi vjen ndërsa...

Shqiptarja shpallet “Aktorja më e mirë” në festivalin e filmit në Kanada

Artistja dhe producentja shqiptare, Ana Golja është vlerësuar së fundmi me një çmim të rëndësishëm në një festival në Kanada. Përmes një postimi në Instagram,...

Muzikë pas orës 20:00, gjobiten dy administratorë të lokaleve në jug të vendit

Policia bën me dije se ka gjobitur dy administratorë lokalesh në jug të vendit, pasi janë kapur duke ushtruar aktivitet me muzikë pas orës...