Situata është përkeqësuar në Brazil si pasojë e koronavirusit.
Për të katërtën ditë me radhë, autoritetet vendase të shëndetësisë kanë raportuar më shumë se 50 mijë raste të reja me COVID-19, duke e çuar në 2 milion e 400 mijë numrin total të të prekurve.
Bëhet me dije se në 24 orët e fundit, 1211 persona ndërruan jetë.
Deri më tani, në shtetin me mbi 209 milion banorë e kanë humbur betejën me koronavirusin 86 mijë e 449 persona.