E premte, 15 Janar, 2021
3 C
Tirana

9 vite me radhë, Juventus ruan fronin në Itali

Askush nuk mund ta ndalë Juventusin në Itali!

Për të nëntin vit me radhë, “Zonja e Vjetër” festoi fitimin e titullit kampion, një rekord absolut në kampionatet kryesore të Evropës.

Bardhezinjtë mposhtën 2-0 Sampdorian për të siguruar matematikisht kampionatin numër 36 në historinë e klubit torinez.

Pas një sërë rezultatesh negative në javët e fundit, Juventus arriti të marrë pikët e nevojshme duke mbyllur përfundimisht llogaritë.

Cristiano Ronaldo i dha frymëmarrje skuadrës duke zhbllokuar ndeshjen në fundin e pjesës së parë.

Ylli portugez arriti në 31 gola këtë sezon, një tjetër rekord me Juventusin, ndërsa është ende në garë me sulmuesin e Lazios, Ciro Imobile që ka shënuar 34 herë në Serinë A, për Këpucën e Artë në Itali dhe Evropë.

Fitorja përballë Sampdorias u vulos nga Bernardeski, që dërgoi topin në rrjetë pas tentativës sërish nga ana e Ronaldos. Vërshëllima finale nisi festën e bardhezinjve të cilët tashmë mund të pushojnë të qetë deri në sfidën e 8 gushtit në Champions League, përballë Lyon, shkruan “A2”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

SHBA vijon tërheqjen e trupave nga Afganistani, kanë mbetur vetëm 2.500

Ushtria amerikane ka ulur nivelin e trupave në Afganistan në 2.500. Ky është niveli më i ulët i pranisë amerikane në gati dy dekada,...

Aksidenti me 4 viktima/ Momenti i parakalimit të gabuar të ‘Citroen-it’ (Video)

Publikohet video e aksidentit që i mori jetën 4 shtetasve nga Kosova në Rrugën e Kombit, mbrëmjen e djeshme (14 janar). Në videon e publikuar...

Rigoni dhe samiti i Tiranës

Nga: Frrok Çupi Këtu është në plan një samit dialogu mes shteteve fqinje, por njëkohësisht disa kanë lëshuar fjalë kundër, sikur ‘u bëmë ne shqiptarët...

Vllaznia me njërën dorë te titulli, Teuta zhyt Bylisin në krizë

Përfundojnë dy ndeshjet që hapën siparin e javës së 14 të Kategorisë Superiore. Teuta mundi me rezultatin e pastër 2-0 Bylisin, dhe me këtë fitore...

Nuk mbajti premtimin për ujësjellësin, banorët lidhin te pema kreun e komunës

Kryetari i komunës në qytetin jugor meksikan Chiapas, Oscar Ramirez është lidhur nga banorët e zonës, pasi nuk mbajti premtimin për ndërtimin e një...