E diel, 17 Janar, 2021
3 C
Tirana

Gratë në Shqipëri lindin fëmijë më pak se sa duan

Gratë shqiptare dëshirojnë të lindin fëmijë më shumë se sa ia arrijnë në realitet.

Sipas të dhënave të Bankës Botërore, indeksi i dëshirës për të lindur fëmijë, “ Wanted fertility rate”, ishte 1,6 fëmijë për grua në vitin 2018, ndërsa sipas INSTAT lindjet reale ishin 1,37 fëmijë për grua në të njëjtin vit.

Hendeku ndërmjet dëshirës për të pasur fëmijë dhe lindjeve reale përfaqëson mungesën e mundësive ekonomike për të zgjeruar familjen, pohojnë ekspertët e INSTAT.

Por studimet e brendshme kanë gjetur disbalanca të mëdha ndërmjet meshkujve dhe femrave për të pasur fëmijë.

Vitin e kaluar INSTAT nëpërmjet anketës Demografike të Shëndetit gjeti se në mesin e burrave të moshës 15-49 vjeç pa fëmijë, 42% prej tyre nuk duan të kenë fëmijë, krahasuar me vetëm 4% të grave.

Gati gjysma e burrave në moshën e artë të riprodhimit nuk duhen të kenë fëmijë.
Kjo dëshirë e lartë meshkujve të rritur për tu mos u bërë prindër i përkeqëson më tej projeksionet e lindshmërisë.

Në Shqipëri, indeksi i fertilitetit ishte 6.8 lindje për grua në vitet 1960, ky raport ra në 2.1 lindje për grua në vitin 2001 dhe në 1.7 në vitin 2011, për të rënë në 1.37 fëmijë për vitin 2018.

Ky nivel është me i ulët se mesatarja e fertilitetit ne Bashkimin Evropian që për vitin 2018 ishte ishin 1.55.

Shqipëria u rendit ndër 7 vendet më normën më të ulët të lindshmërisë në Evropë për vitin 2018, duke lënë pas vetëm Greqinë, Qipron, Italinë, Spanjën, Maltën dhe Ukrainën, sipas të dhënave të Eurostat.

Norma e fertilitetit në Shqipëri është e dyta e u ulëta nga vendet e tjera në Ballkan, me 1.37 lindje për grua, në raport me 1.42 në Maqedoninë e Veriut, 1.76 në Mal të Zi, 1.49 në Serbi.

Lexo edhe :   Rama publikon hartat: Ja si e shiti Berisha detin në vitin 2008 (Foto)

Më e ulëta, kjo normë është në Bosnjë Hercegovinë, me 1.3 lindje për një grua, ndërsa më e larta është në Kosovë, me 1.65.

Shqipëria ka ende një popullsi të re, me 17.2% të totalit që janë në moshën nën 15 vjeç, kundrejt 16.4% në Maqedoninë e Veriut, 18% në Mal të Zi, 14.3% në Serbi, dhe 16.4% në Bosnjë.

Lexo edhe :   Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat: 5 viktima dhe 660 raste të reja

Por, popullsia më e re është në Kosovë, me 24.4% të popullsisë totale.

Rënia e lindshmërisë poshtë normës së zëvendësimit të popullsisë kudo në Evropë sinjalizon rënien e popullsisë përgjatë dekadave dhe plakjen e shpejtë.

Kontinenti për ketë arsye po vuan plotësimin e nevojave të tregut të punës.

Kërkesa për punë e nxitur nga faktori demografik do të krijojë kushtet për një rrjedhë të sigurt emigracioni edhe nga vendet në zhvillim të tilla si Shqipëria. /Monitor

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Karakaçanov: Maqedonia e Veriut, pjesa më tragjike e historisë bullgare

Zëvendëskryeministri i Bullgarisë, Krasimir Karakaçanov ka përjashtuar çdo mundësi që Sofja të heqë dorë nga kërkesat e saj në raport me Maqedoninë e Veriut,...

Foto/ Kërkesa e Rugovës për të hyrë në Shqipëri gjatë kohës së Enver Hoxhës

Ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova kishte bërë kërkesë në prill të vitit 1980 për të hyrë në Shqipëri, ku kishte treguar se qëllimi i...

Inagurimi i Biden/ Mbërrijnë përforcime të reja të Gardës Kombëtare

Një kontigjent i madh trupash të Gardës Kombëtare mbërritën të shtunën në kryeqytetin amerikan, në përgjigje të thirrjes së zyrtarëve të mbrojtjes për të...

Bien testimet, ulet numri i të infektuarve me Covid-19

Covid-19 u ka marrë jetën edhe 7 personave në vendin tonë në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë informon se rastet e vdekjes janë...

Ulja e temperaturave, Ministrja Kushi tregon si do bëhet ajrosja e klasave

Teksa temperaturat në vend janë ulur ndjeshëm, Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka dhënë një njoftim të rëndësishëm për institucionet arsimore. Kushi shprehet se në...