E diel, 17 Janar, 2021
5 C
Tirana

Vetting-u/ KPK merr vendimin për gjyqtaren Blerona Hasa

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ditën e sotme ka konfirmuar në detyrë gjyqtaren e Gjykatës Administrative të Apelit, Blerona Hasën.

Raportohet se ajo ka rezultuar e pastër në verifikimin e figurës duke kaluar kështu Vetting-un.

Trupa gjyqësore që kreu procesin e Vetting-ut ishte e përbërë nga Xhensila Pine, Olsi Komici dhe Brunilda Bekteshi.

Blerona Hasa ka kryer studimet e Magjistraturës në vitet 1998-2001 dhe është emëruar fillimisht si gjyqtare në Gjykatën e Korçës.

Në vitin 2011, Hasa është transferuar në Gjykatën e Tiranës, ndërsa në vitin 2013 është dekretuar si gjyqtare në Gjykatën Administrative të Apelit.

Kujtojmë se analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtares Blerona Hasa nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Beteja e humbur e Lulzim Bashës me kauzën e varfërisë

Nga: Alfred Peza Nëse historia e demokracive te vjetra e të reja, ka patur ndonjëherë ndonjëherë një rast tipik kur një lider politik e ka...

Covid-19/ Kina ndërton spitalin me 1,500 shtretër për vetëm 5 ditë (Foto)

Kina ka përfunduar ndërtimin e një spitali me 1,500 dhoma për pacientët me Covid-19 ,për të luftuar një rritje të infektimeve, për të cilat...

Pandemia/ Austria vazhdon izolimin deri më 7 shkurt

Austria e ka zgjatur masën e izolimit deri më 7 shkurt, teksa autoritetet shprehen të alarmuar për rritje të rasteve për shkak të varianteve...

Rindërtimi dhe pandemia/ FMN: Qeveria duhet të ketë plane rezervë

Intervistë me shefen e misionit të FMN-së për Shqipërinë, Yan Sun Në rast të një pandemie më të rëndë, autoritetet do të duhet të ndërmarrin...

Milan humb yjet, dy lojtarët e rëndësishëm me Covid-19

Milani njofton se Hakan Çakhanoglu dhe Teo Hernandez kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.  Një lajm  i keq ky për kuqezinjtë, që duhet të bëjnë...